Andi Lila e priste një ndeshje të tillë të fortë, por ai thotë se nëse nuk do të kishin pësuar deri në 10 minutat e fundit do të kishim marrë një pikë nga ndeshja me Spanjen.
“Nuk jam i lumtur, pësuam dy gola dhe humbëm, tani duhet që të shohim përpara se çfarë do të ndodhë.
Tani synim është që të fitojmë përballë Izraelit” tha Lila.
Mbrojtësi u pyet edhe për një krahasim mes Pogba dhe Iniestës dhe përgjigja ishte brilante.
“Pogba nuk ka lidhje me Iniestën, që është maja, piramida e futbollit”, tha ai.
Ndërsa mesfushori i ekipit kombëtar Ledian Memushaj u shpreh mjaft i zhgënjyer, teksa deklaroi se mund të kishim bërë edhe më shumë.
“E prisnim që ishte një ndeshje shumë e vështirë, por nuk e prisnim kaq. Mund të bënim më shumë, por edhe humbja është normale.
Duhet të vazhdojmë përpara, pasi humbëm përballë njërit prej ekipeve më të mirë në botë.
Mund të bënim më shumë, por nuk ishte e lehtë, ishte shumë e vështirë për të depërtuar ndaj Spanjës.
Tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër dhe të harrojmë sa më shpejt këtë humbje” deklaroi Memushaj.
Ndërsa Roshi tha se “Bëmë dy gabime të vogla, Spanja i shfrytëzoi dhe shënoi duke fituar. Kishim planifikuar që të luanim më shumë në mbrojtje, por na e çanë mbrojtjen”.
AUTOBUZIN e çpoi me dalt BERISHA dhe e shqyen spanjollet , por ja dham ne vet doren e par siç dim ne ta japim. po me mir kishit luajtur pak futboll o njerez se humbjen e kishit te garantuar po te pakten te dilnit me dinjitet nga fusha se nuk esht turp te rrafi spanja u rraf brazili ne finale 7 me 0ro dhe nuk kishte turp fare qe ishte brazili.
Pse me, kshu osht atobuzi? 2 sulmusa vetem per vetem me portierin?
ia falet vet neshjen spanjes se po ta kishit nigju trajnerin e kishit 1 pik n´xhep ene ishit akoma t´part e tabelles. Ene spanja e kishte pa me dylbi fitoren po ta kishit majt atobuzin ke porta. po kshu osh kur s´nigjon!
mos e hap at dere or ti.
-jo, po do ta hap.
mos.
-po.
Pse me, portieri i bo kundrasulmet?