Adolfo Sormani nuk është më trajneri i skuadrës së Partizanit.
Tekniku Italian ka mbyllur aventurën e tij me 15-herë kampionët e vendit, duke u larguar nga drejtimi i skuadrës së kuqe.
Vendin e Italianit do të zërë Sulejman Starova, që do jetë timonieri i ri i “demave tw kuq”.
Lajmi është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të klubit të Partizanit ku shkruhet.
“Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Traineri Italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 –të herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më mirkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova, i cili do të drejtojë sot edhe seancën e radhës stërvitore e cila do të zhvillohet në orën 14:30 në Kompleksin Sportiv “Tirana Internacional” thuhet në njoftim e klubit të Partizanit.
Adolfo Sormani nuk arriti që të binde drejtuesit me rezultatet e tij ku pas pesë javëve të para Partizani renditet në vendin e tretë me 8 pikë të grumbulluara, 7-pikë më pak se Skënderbeu që renditet në vendin e parë. /Fatjon Baze, TemA TV
Eshte shume e veshtire te jesh trajnier i Tiranes ose Partizanit a Dinamos, po nuk pate prejardhje a te njohesh psikologjine e lojes se ketyre ekipeve.
Futi shume mire Mireli frymen e lojes agresive tek Skenderbeu, Tirana ben prova me trajniere te “huaj”, Partizani po ashtu. Gjej nje tip te Lym Alles, e te shohin ekipet e tjera pastaj, gjej nje tip Loro, e te shohim kush eshte Partizani.
Tradita u mungon ketyre ekipeve, trajnieret e rinj, para se te fillojne punen e te marrin persiper te drejtojne keto ekipe, duhet te njihen mire me historine e ketyre ekipeve, pastaj te vendosin, dhe jo te joshen nga rrogat e majme.
Partizani me ca druvare kerkon te behet kampjon. Kerkon qiqra ne hell. Mire qe nuk kerkon te munde barcelonen. Hajvaner qe flutorojne mebpresh ne b….