Ilir Meta: Duhen kufizuar deputetët biznesmenë, i bëjnë presion qeverisë dhe partive

14 Tetor 2016, 10:51Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka kërkuar kufizimin e biznesmenëve që bëhen pjesë e Kuvendit.

“Ne do ta kemi në konsideratë kufizimin e biznesmenëve në parlament. Ky është një problem në cilësinë e Parlamentit dhe kjo është e dukshme. Nuk ndihmon as cilësinë e ligjbërjes, nuk ndihmon as rritjen e kontrollit të Kuvendit mbi Qeverinë, por shpesh ndikon mbi presionet që i bëhen Qeverisë dhe forcave politike për interesa të ngushta”, tha Meta.

Deklarata e Metës është bërë në një tryezë të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai ndërkohë kërkoi edhe uljen e numrit të deputetëve, që aktualisht është 140:

Këto janë probleme që kanë të bëjnë me detyrimin e forcave politike dhe duhet vullnet për ti zgjidhur.

Duhet parë edhe numri i deputetëve pasi është më i madh se ç’duhet.

Ne bëmë një reformë administrative dhe nga 400 njësi kaluam në 61 njësi. Duhet parë edhe numri i deputetëve”.

3 komente në “Ilir Meta: Duhen kufizuar deputetët biznesmenë, i bëjnë presion qeverisë dhe partive”

  1. Floriri Digital says:

    Na mbushe mendjen Like,ti me Saliun jeni per nje qeli!!!

  2. Ajo puna e biznesit LSI says:

    ahahhahahahhahaha, e ka fjalen per vete…ky a i modh ashtu si ka koken dhe trunin……

    Hajde komunist i derrit hajde, qe ti vendos kush do te behet deputet apo jo?…ose je naiv ose luan budallane se, biznesmeni ndikon nga jashte me mire se sa vete deputet edhe pse ne Shqiperi eshte e kunderta deri tani…por neser qe do kemi shtet kjo qe thua ti o SKARPALLI ESHTE ANTIDEMOKRATIKE …

  3. edo says:

    Te miratohet ligji mbi konfliktin e interesave dhe lobimin. Ne kushtetute percaktohet se kush mund dhe kush nuk mund te zgjidhet ne parlament. Te degjosh Meten qe veren pas 26 vjetesh ndonje anomali ne jeten shqiptare, me sjell ndermend dinosauret e politikes. Duhet vene nje kufi prej dy mandatesh te cfaredo niveli ne menyre qe te spastrohet jeta politike dhe e reja te zere vend vazhdimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje