Dy partitë e mëdha me sa duket janë për listat e mbyllura për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke treguar se nuk e kanë pritur pozitivisht qëndrimin e Metës dhe LSI për këtë variant.
Sekretari i përgjithshëm demokrat Arben Ristani bëhet deputeti i parë i Partisë Demokratike duke u shprehur kundër propozimit për listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Duke folur nga Korça, Ristani është shprehur se “si specialist i fushës dhe si ish-kryetar i KQZ-së, jam për listat e mbyllura”.
Sipas tij, “listat e hapura nuk arrijnë të orientojnë si duhet votuesit”. Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së ka theksuar se partia e tij është votimin elektronik dhe mbi të gjitha për sigurinë e votës së lirë. Edhe kryeministri Edi Rama u pozicionua ditën e djeshme kundër propozimit të aleatit në Qeveri.
Me hapur se kaq nuk mund ta mbrojne kuazi-diktaturen qe eshte instaluan ne vend, qofte Rama e qofte Berisha me ane te zarave te rradhes.
Nuk i doni listat e hapura se juve s’ju voton askush dhe doni ti shisni renditjen e listes me leke ne dore! Turp!
Votimi me lista ta hapura, dmth, nqs e kam kuptuar drejt , qe ne listen e cdo zone cdo parti te kete me shume kandidate qe te mund te perzgjidhen nga votuesit vertet te nje partie qe deshion votuesi, por te jene kadidate me kredibilitet popullor. E si do jete dakord Edi Rama, apo sali Berisha e ristanerite me shoke me nje version te tille? Kjo i jep fund pushtetit te kryetarit te partise per te caktuar kandidatet sipas midese se tij. Ja pse as as PS e as PD nuk kane asgje te perbashket me demokracine. Dhe populli nga frika e histerikut Berisha apo “diktatorit” Rama , do votoje puthadorasit e radhes.