Faza e tretë e regjistrimeve në Universitete: Ja vendet bosh, në çdo fakultet

19 Tetor 2016, 09:16Sociale TEMA

Degë shumë të kërkuara si Administrim Biznes, Drejtësi, Farmaci apo Informatikë, ende nuk kanë plotësuar kuotat që fakultetet kanë vënë në dispozicion për këtë vit akademik, shkruan “Panorama”.

Viza e kuqe që ndan fituesit me humbësit në një degë në universitete do të lëvizë sërish sot, duke shpallur fitues aq kandidatë sa edhe numri i kuotave të paplotësuara për çdo degë. Gazeta zbardh numrin e vendeve ende bosh pas dy faza regjistrimesh, brenda raundit të dytë. Ajo që vihet re është një numër i konsiderueshëm mundësish në programe shumë të preferuara studimi.

Më konkretisht, Universiteti i Mjekësisë në nëntë degët e saj ka plotësuar deri më tani vetëm një të tretën e studentëve, duke pasur ende edhe 331 kuota bosh, kryesisht në Farmaci, Infermieri, Fizioterapi e Stomatologji. Të tjera degë, Fizioterapi, Teknik laboratori e Imazheri, ndonëse me më pak kuota që në krye të herës, shumicën e vendeve i kanë ende të lira.

Në Fakultetin Ekonomik, gjatë dy ditëve që kaluan (faza e dytë e regjistrimeve), nga 776 fitues vendosën të regjistroheshin vetëm 173, duke lënë 603 kuota të lira në katër degët e saj, përveç filialit në Sarandë.

Në Fakultetin e Histori-Filologjisë ka më pak kuota të paplotë- suara në raport me totalin e vendeve që ofron ky fakultet. Janë 212 kandidatë që mund të regjistrohen, pasi emri i tyre të shënjohet me ngjyrë të gjelbër ditën e sotme në një nga pesë degët: Histori, Arkeologji, Gazetari, Gjuhë-letërsi e Gjeografi.

Ndërsa të Drejtësia kanë shpresë të regjistrohen 107 kandidatët, që ndodhen poshtë vijës së kuqe nga lista e fituesve të fazës së dytë. Të gjithë kandidatët, ID e të cilëve nga e verdhë do të ngjyroset sot me të gjelbër duhet të kryejnë regjistrimin pranë sekretarive sot edhe nesër.

Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë brenda 48 orëve, ata humbasin të drejtën e studimit për degën ku janë shpallur fitues në këtë vit akademik për të vazhduar garën në ato ku nuk rezultojnë fitues.

Gjithsesi, për të bërë zgjedhjen e duhur ekspertët e arsimit këshillojnë maturantët të bëjnë durim, me qëllim që të shkojnë te dega që dëshirojnë, bazuar edhe në portofolin e pikëve që ata kanë.

Vendet e lira

Universiteti i Tiranës

Histori 45

Arkeologji 29

Gazetari 43

Gjuhë letërsi 38

Gjeografi 57

Drejtësia 107

Financë 182

Administrim biznes 240

Informatikë ekonomike 107

Ekonomiks 74

Universiteti i Mjekësisë

Mjekësi e përgjithshme 7

Stomatologjia 40

Farmaci 62

Infermieri 86

Mami 10

Fizioterapi 33

Teknik laboratori 38

Imazheri 37

Logopedi 18

1 komente në “Faza e tretë e regjistrimeve në Universitete: Ja vendet bosh, në çdo fakultet”

  1. Epirioti II says:

    Domethene gjithe ajo zhurma e madhe dhe grevat e nxenesve qe mbeten pa Universitet paska qene fallco apo ne rastin me te mire e fryre nga disa te llastuar te manipuluar.

    Protestat e shoqerise civile jane nje nga mjetet me te fuqishme te demokracise, por ketu ne Shqiperi jane zhvleresuar pikerisht nga fakti qe nuk ngrihen per gjerat qe duhen dhe bejne zhurme gjigande per rastet e panevojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje