Një qytetar ka përfituar sot nga prania e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në ambientet e QSUT, për t’iu ankuar për ilaçet.
Beqaj i ka marrë numrin dhe ka thënë se do të interesohet për rastin e tij.
Rasti raportohet nga gazeta Shëndeti, që ka pyetur edhe qytetari në fjalë se për çfarë ka folur me ministrin.
Gazetarja: Çfarë i kërkove ministrit?
Familjari: Ilaçe
Gazetarja:Çfarë të tha?
Familjari:Më merr pasdite në telefon ose të të bëj unë telefon.
Gazetarja: I bleve këto ilaçet?
Familjari: I bleva. 116 mijë lekë.
Gazetarja: Kë telefonoi ministri?
Familjari: Shënoi numrin tim të telefonit dhe asgjë tjetër. Kemi dy javë me këtë punë (tregon ilaçet dhe faturën). Kam gruan e sëmurë aty nuk lëviz dot, për të shtruar nuk e shtrojnë.