Arrestohet grabitësi i karburanteve, 21-vjeçari që punonte në Gardën e Republikës

18 Tetor 2016, 13:34Sociale TEMA

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e martë një person, i cili akuzohet për grabitjen e disa pikave të karburanteve në qytet.

Sipas policisë, personi është 21-vjeçari Geraldo Ruci, i cili punon në Gardën e Republikës.

Ruci afrohej i maskuar me mjetin e tij “Mercedes Benz,” dhe pasi e parkonte larg karburantit, kërcënonte rojet me armë dhe iu merrte paratë.

Sipas, policisë, 21-vjeçari i vendoste kapuçin dhe armën në brendësi të sediljes së mjetit të tij, për t’iu shmangur pikave të kontrollit.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale, Rucit i janë sekuestruar:

1. Një aparat telefonik “iPhone 6,” i vjedhur më datë 16.10.2016 shtetasit H.S

2. Një automjet tip “Mercedes Benz,” me targa TR 8483 P, në pronësi të vetë Geraldo Rucit, ku në brendësi iu gjendën:

-Tre gëzhoja pistolete model 54

-Dy fishekë automatiku model 56

Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhja me amë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amrëve luftarake dhe municioni.”

1 komente në “Arrestohet grabitësi i karburanteve, 21-vjeçari që punonte në Gardën e Republikës”

  1. Edkari says:

    Tepelenas
    qe hajnine e kane zanat.
    Plumbin ballit tepelenasit
    se jane njerez te ligj e hajdute
    te pa skrupujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje