SHIFRAT/ Vetëm 17% e shqiptarëve kanë makinë

19 Tetor 2016, 09:56Sociale TEMA

Shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk zotërojnë makinë.

Sipas INSTAT, vetëm 17.7 % e shqiptarëve zotërojnë një makinë, ndërsa shifrat tregojnë se qarku i Durrësit dhe i Vlorës kryesojnë me numrin më të madh të tyre.

Banorët e qarkut të Durrësit renditen në Shqipëri me numrin më të lartë të pajisur me makina, shifrat e INSTAT bëjnë të ditur se 23.4 % e “durrsakëve” kanë në zotërim makina.

Ky qytet, ndiqet nga një tjetër po bregdetar, në Vlorë 23.3 % e banorëve zotërojnë makinë.

Të dy qytetet bregdetare kanë të ardhura shtesë nga emigracioni, çka i ka ndihmuar në blerjen e autoveturave, apo janë të afërmit nga përtej detit që u dhurojnë vetura kur vijnë në Shqipëri për pushimet e verës, apo të fundvitit.

Pas tyre renditet Gjirokastra, edhe ky një qytet që ka burime shtesë të ardhurash nga emigracioni. Ndërsa Tirana mbetet pas tyre, me 18.6 % , ndërsa madje Berati dhe Fieri kanë shifra më të larta të zotërimit të këtij mjeti lëvizjeje.

Qyteti me më pak të tilla, është Dibra, vetëm 12 % e banorëve kanë makina. Çdo vit importohen në vend rreth 20 mijë makina, mbi 95% e të cilave të përdorur.

2 komente në “SHIFRAT/ Vetëm 17% e shqiptarëve kanë makinë”

  1. mekaniku nga kopliku says:

    pse makina jan ato?
    ato jan hekurishte per skrap.
    ne perendim nuk I lejo kush me u fut n rrug per shkak te rregullave teknike.
    ne shqipni jan makina shqiptaresh.
    si puna e Sanco Pancos qe I hypi gamorit dhe kujtonte se fluturonte me kal.
    edhe shqiptart.
    I hypin ca makinave nafte te teknologjis me te vjeter qe edhe bitum mund te djegin si ato lokomotivat me avull te kohes se Carli Caplin,.
    dhe pasi hyping ne ato makina me avull pordhnojn sikur me qen me nanji UFO disk fluturues.
    po nuk ju fut huri n byth pordhacve shqiptare,nuk sherohet bota.

  2. qiri says:

    Mund te imagjinoni sikur cdo familje te kishte nje makine? Rruget do te ishin te bllokuara dhe asnje makine nuk do te levizte. Keto jane qytetet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje