Marrëveshje me Gjermaninë për menaxhimin e Mbetjeve, “Ok” dhe pjesëmarrjes së FA në operacionin e NATO-s në Egje

20 Tetor 2016, 21:00Sociale TEMA

Janë publikuar vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave ditën e sotme. Një prej marrëveshjeve të miratuara nga qeveria është ajo për bashkëpunimin financiar me Gjermaninë, për menaxhimin e mbetjeve.

Janë dy marrëveshje të qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane në këtë fushë.

Marrëveshja parashikon bashkëpunim financiar për projektin “Program për menaxhimin e mbetjeve”. Kjo marrëveshje vjen pas miratimit në Kuvend të ligjit për importin në Shqipëri të Mbetjeve të riciklueshme.

Ligji u kthye disa ditë më parë për rishqyrtim nga Presidenti Nishani, i cili argumentonte se bie ndesh me Kushtetutën.

Një tjetër VKM është edhe marrëveshja me Francën për punësimin me pagë të familjarëve të diplomatëve të angazhuar atje.

Gjithashtu, Këshilli i Ministrave i ka dhënë “Ok” pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura në operacionin e NATO-s në detin Egje, një mision humanitar ky për shpëtimin e refugjatëve të luftës të cilët vijnë nga Siria dhe Iraku.

2 komente në “Marrëveshje me Gjermaninë për menaxhimin e Mbetjeve, “Ok” dhe pjesëmarrjes së FA në operacionin e NATO-s në Egje”

  1. Raimond vlonjati says:

    Te menaxhohen mbetjet e Shqiperise , jo mbetjet e botes

    Ndaj te percaktohen gjerat

    Se nuk kemi ce duam ndihmen gjermane per mbetjet e te tjereve.
    Ata mbetjet e tyre ti menaxhojn andej , ne vendet e tyre

  2. Ata votuan Mosndeshkimin e tyre says:

    Bota po tallet me ju shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje