Marrëveshja me CEZ, Gjykata e Lartë rrëzon KLSH-në

24 Tetor 2016, 11:13Kronika TEMA

Gjykata e Lartë ka vendosur sot të rrëzojë një padi kërkesë të Kontrollit të Lartë të Shtetit kundër prokurorisë për mbylljen e hetimeve ndaj marrëveshjes me CEZ.

KLSH kishte paditur në prokurori dy zyrtarë të qeverisë shqiptare, por organi i akuzës kishte vendosur pushimin e çështjes.

Prokurori i çështjes në organin qendror të akuzës ka vendosur pushimin e hetimeve për padinë e bërë në datën 14 tetor 2015 ndaj ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, dhe Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje