Projekte që rijetëzojnë vlerat, mbahet dëgjesa publike për Bypass-in e Gjirokastrës

24 Tetor 2016, 19:30Turizëm TEMA

Qyteti i Gjirokastrës tashmë po nxirret nga harresa dhe rrënimi falë projekteve të Ministrisë së Kulturës me mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të tjera,  për rijetëzimin e trashëgimisë kulturore e historike, duke nxjerrë në pah dhe promovuar vlerat e saj të çmuara.

Ditën e diel, në qytetin e gurtë u bë dëgjesa publike për Bypass-in e këtij qyteti, projekt i qeverisë shqiptare, me prezencën e kryeministrit Edi Rama, Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuci,  Kryetares së Bashkisë Zamira Rami, dhe deputetë të tjerë  zonës.

Bypass-i i Gjirokastrës, i mirëintegruar me sistemin rrugor të qytetit do të zgjidhë problemin e trafikut në Pazarin e Gjirokastrës, duke e shndërruar atë në një zonë për këmbësorët, që  lehtëson qarkullimin e këmbësorëve përgjatë Bypass-it  dhe ndërmjet hapësirave të reja, si dhe krijohen dy  sheshe të reja parkimi, të cilët lehëtësojnë qarkullimin e makinave.

Ndërtimi i Bypass-it  është pjesë e projektit të plotë  për restaurimin dhe konsolidimin e Pazarit të Gjirokastrës, i cili përfshin studimin urban të Pazarit të Gjirokastrës, i cili synon kthimin e pazarit në një zonë vetëm për këmbësorët; restaurimi, rehabilitimi dhe rivitalizimi i rrugëve dhe trotuareve të Pazarit të Gjirokastrës dhe infrastrukturës nëntokësore; restaurimi, konsolidimi dhe rivitalizim i kompleksit të dyqaneve dhe ambienteve ndihmëse të Pazarit të Gjirokastrës me 10 blloqe, si dhe rikonstruksioni i Sheshit “Çerçiz Topulli”.

Gjirokastra tashmë është kthyer në një kantier të madh për restaurimin e vlerave duke marrë nën kontroll tërësor fatin e objekteve të trashëgimisë.

Brenda pak muajsh është parashikuar të përfundojë  restaurimi dhe rijetëzimi i banesave të Shkrimtarëve, projekt që parashikon ndërhyrje në strukturën e brendshme dhe të jashtme në 20 banesa të trashëgimisë materiale bazuar në modelin e shtëpisë së Kadaresë.

“Gjirokastra in white” është një tjetër projekt kulturor, i mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit  për restaurimin dhe rehabilitimin e fasadave të 132 banesave kolektive në zonën e mbrojtur dhe në vazhdim  për unifikimin me objektet e bulevardit “18 shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.

Projekti për rijetëzimn e këtyre objekteve synon të tërheqë interesimin e sipërmarrësve, të cilët përmes menaxhimit të shtëpive mund të ndërtojnë modele të përdorimit të tyre si hotele, restorante apo zyra shërbimi.

2 komente në “Projekte që rijetëzojnë vlerat, mbahet dëgjesa publike për Bypass-in e Gjirokastrës”

  1. tfgs1 says:

    Argyrokastro ,si te katandisen sunitet…………………..nje hale ala tourka!!!???

  2. Kaonia says:

    Gazeta tomori me lajme te reja..Hitleri takohet me Duçen.E pse tallni karin ,po ne gjirokaster su prishen 6 objekte gjithesej qe shemtojne hyrjen ne zonen muzeale nga sheshi tek lagjia Punetori gjer te hyrja e sheshit te Çercizit perball konsullates ku ndertesa pa leje me beton te shpif gjithe qytetin e gurte e te tjera e te tjera e terci e verci.Firma qe po kryen punimet nuk po lidh me kalldrem rruget lidhese te lagjeve por i ka lene me beton ,dhe muret qe veshen me gure i kane bere shkel e shko jo si njehere e nje kohe .NDAJ TI QE KE BERE SHKRIMIN NDAJ DHE PO TA SHKRUAJ DHE ME TE MEDHA PO E DO GJIROKASTREN FOL PER KETO PROBLEME JO ME TALL BYTHEN KETU ME LEPIRJE.KUSH E DO GJIROKASTREN TE FLASI SIC ESHTE PER TE FOLUR .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje