OSBE mbron gazetarin Leonard Kërquki, autor i dokumentarit mbi krimet e UCK

25 Tetor 2016, 19:58Rajoni TEMA
OSBE mbron gazetarin Leonard Kërquki, autor i dokumentarit mbi krimet e UCK

“I dënoj kërcënimet dhe thirrjet për dhunë kundër Kërqukit. Liria e shprehjes duhet të mbështetet dhe të respektohet në të gjitha rrethanat”, tha Braathu. “U bëj thirrje autoriteteve të sundimit të ligjit për të hetuar këto kërcënime menjëherë dhe për t’i sjellë autorët para drejtësisë”.

Më tej, OSBE-ja shkruan se nëpërmjet stilit të dokumentarit, “Zona Express” hulumton tema të ndjeshme në shoqërinë e Kosovës. Emisioni i fundit, i transmetuar më 23 tetor 2016, trajtoi temën e krimeve të kryera kundër popullatës serbe të Kosovës. Kërquki ka qenë subjekt i një fushate diskreditimi në mediat sociale.

“Kërcënimet dhe dhuna kundër gazetarëve përbën një sulm ndaj demokracisë dhe shoqërisë në tërësi. Anëtarët e mediave duhet të jetë në gjendje të bëjnë punën e tyre të rëndësishme në mënyrë të lirë dhe të sigurt”, ka thënë Mijatoviç, duke e mirëpritur edhe dënimin që Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bëri kërcënimeve kundër Kërqukit.

6 komente në “OSBE mbron gazetarin Leonard Kërquki, autor i dokumentarit mbi krimet e UCK”

  1. aqif tahipi says:

    Po ky palla e @arit barazon krimet e serbeve kunder popullsise civile me veprimet ushtarake te UCK. Sic po vijne kohet edhe sikur te pjerdhesh pa dashje afer nje gazetari mund te akuzohesh per tentative helmimi per shkak te detyres dhe pengim te lirise se shtypit.

  2. Marrash says:

    Ja dhe nje agjend i Serbise qe merret ne mbrotje nga nje serbe ne OSBE. Jane bere keta serbet si oktapod, sdihet nga e kane koken e nga kembet.

  3. CNN says:

    dokumentari rreth, dokumentari mbi apo dokumentari per
    cila eshte me shqip?

  4. CNN says:

    dokumentari rreth, dokumentari mbi apo dokumentari per
    cila eshte me shqip??

  5. korcari says:

    mesa duket kosovaret po ndjekin shembullin antidemokratik te Erdoganit

  6. mirel says:

    Plera nuk do shume qe te tregoje qe eshte plere. Ze ere dhe nuk e mbulon dot fytyren.
    Ky ndyresire e di ku e ja vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje