FOTOT/ 31-vjeçarja nga Tirana studion Financë në Ankara, por sot është... fermere dhe ka 250 kokë dhi

26 Tetor 2016, 11:06Sociale TEMA
FOTOT/ 31-vjeçarja nga Tirana studion Financë në Ankara, por

Ajo është 31 vjeçe dhe ka përfunduar studimet për Financë-Publike në Ankara.

Pas tre vitesh si e punësuar në kompani të ndryshme private ajo zgjedh të ndryshojë tërësisht drejtim duke kaluar nga profesioni i financieres në atë të themelueses dhe drejtueses së një ferme me 250 kokë dhi.

Rruga për të nuk ka qenë e thjeshtë. Nëse shumë bashkëmoshatare të sajat e kalojnë ditën mesa kafeneve apo duke diskutuar për mundësit e pakta të punës, Ejona, e shtynë ditën mes dhive, duke i ushqyer dhe mjel ato.

Edhe pse kur ishte e vogël mund t’i kenë thirrur “dhi” me përkëdheli, ajo kurrë nuk e kishte menduar që një ditë dot kishte një fermë të veten më këtë kafshë.

31-vjeçarja ka lindur në Tiranë, por fermën e saj e ka ngritur në Durrës ku edhe jeton për momentin. I duhet të jetë pranë punës. Refuzimet shpesh të bëjnë të provosh veten dhe aftësitë e tua, kjo i ka ndodhur edhe Ejonës, e cila sot është pronarja e 250 dhive…

Pas studimeve në Turqi, u ktheve në Shqipëri në 2010, sigurisht nuk gjeta punë sapo u ktheva po kam filluar të punoj si ekonomiste e thjeshtë në disa firma private derisa arrita të bëhesha zëvendëse CEO në një firmë e cila merrej me shfrytëzimin e pasurive të nëntokësore në Shqipëri. Si fillim asgjë nuk e plotësonte ambicien time, por nuk refuzova të punoja fillimisht si ndihmës ekonomiste dhe të vazhdoja të fitoja eksperiencën e duhur gjate këtyre viteve. Çdo punë e kam bërë me pasion”-tregon Ejona për Dita-n.

Por edhe Zaimaj ka kaluar nëpër një situatë të ngjashme për shumëkënd që përfundon shkollën dhe përballet me tregun e punës.

Gjetja e një pune ishte e vështirë dhe ka qenë me raste dhe demoralizuese. Kur u ktheva fillova të punoja përsëri me prindërit kjo gjë nuk më mundonte mua po më shumë mundonte ata. E kuptueshme.

Aplikoja pa fund dhe të dërgoja Cv dhe email-e në kompani apo shoqëri që kërkonin staf dhe nuk merrja asnjë përgjigje, qoftë dhe për arsyen e refuzimit nga punëkërkuesi, në momentet e dhënies së intervistës  skualifikohesha pa ditur arsyen. Sapo ke dalë nga bankat e shkollës dhe  një nga kriteret që kërkojnë është eskeperienca, madje merr edhe përgjigje të tilla si; je shumë e kualifikuar për këtë që po aplikon. Se sigurisht unë vija me një diplomë master shkencore në Financë-Publike dhe me një mesatare të konsiderueshme nga fakulteti. Gjithsesi durim, pasi asgjë nuk është e pa mundur.”

Ejona i beson asaj shprehjes që thotë se, jo çdo kush që të refuzon, të bën keq. Në rastin konkret kanë bërë shumë mirë. Madje e kanë shtyrë këtë vajzë të kërkojë më tepër nga vetja. Madje të ndërtoj diçka të sajën. Një punë, të cilën e menaxhon vetë.

Pas 4 vjetësh punë, firma ku punoja filloj të tërhiqte investimet e saj nga Shqipëria dhe unë do ngelesha prape pa punë. Ishte momente ku duhet të bëja prapë një zgjidhje, ishte momenti ku kisha shumë kohë të lirë dhe nuk doja më të filloja aplikimet dhe të njëjtin rrugëtim që kisha bërë vite më parë. Shkaku ishte një lajmërim në gazetë mbi subvencionet që shteti shqiptar jepte në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Kështu që duke pasur dhe një mbështetje të konsiderueshme nga grandet e qeverisë, të Ministrisë së Bujqësisë pse jo mos merrja një sipërmarrje të tillë. Ishte koha e duhej”.

Ndoshta do ishte me e përshtatshme dhe e modës për një vajzë të re që të hapte një…linjë kozmetike, por jo, Ejona zgjodhi… dhinë

Por ka nj arsye se përse e u pleks pas kësaj kafshe, në dukej të egër, por me plot të mira për njeriun.

Sigurisht që e ka një shpjegim. Pasi bëra një studim fizibiliteti dhe studiova ligjet e BE-së për kriteret e ndërtimit të fermave blegtorale, vizitova dhe fermat në rajon u njoha me faktin që Shqipëria në rajon, për vetë klimën e saj, është konkurruese në blegtori me dhi. Ne kemi diku racat tona autoktone të dhive më tepër se në vendet fqinje. Gjithashtu dhe orientimi i tregut ishte kërkesa që kishin konsumatorët për nënproduktet e qumështit të dhisë. Kjo ishte arsyeja përse dhia”.

Përfitimet prej saj janë të shumta. Nuk mund të pretendosh që t’ia marrësh frytet që vitin e parë, por e ardhmja duket e begat

Përfitimet? Në aspektin ekonomik: qumështin, gjalpin, djathin, plehun, kecat të cilat sjellin një të ardhur të konsiderueshme, megjithëse si vitin e parë si çdo biznes dhe ky ka vështirësitë e tij. Në aspektin social unë kam të punësuar 4 persona të cilët vijnë nga një shtresë e varfër, por janë shumë punëtorë dhe kontribuoj direkt në rritjen e mirëqenies në këto familje. Unë tashmë kam mundësi të jap sugjerimet e mia për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori dhe të jem pjesë aktive në hartimet e legjislacioneve të ndryshme për formalizimin e këtij sektori. Përveç kësaj kënaqësia që merr në darkë pasi mbyll dritat e fundit në fermë është e pa krahasueshme”- rrëfen Ejona,  pa mundur ta fsheh lumturin në sytë e saj.

Ferma ka një kapacitet të bollshëm prej 1800 kokë dhish, por  momentalisht ajo ka 250, dhe pretendon që në fund të 2016 t’i çoj në 350.

Ejona nuk e ka për turp të punojë në fermën e saj duke u kujdesur për dhitë.

Merrem me mirëmbajtjen e tyre, me ushqimin e tyre. Kur ndonjë nga punëtorët ka probleme dhe nuk vjen në punë merrem dhe me mjeljen. Sigurisht me menaxhimin e fermës dhe punët administrative. Nuk është e lehtë, nuk do të demoralizohesh dhe duhet patjetër të ekonomizosh çdo gjë pasi janë gjë e gjallë që duhen të ushqehen njëlloj si ne. Tek unë alternohet puna në fermë me punën administrative”.

Dhe në fund, një mesazh për bashkëmoshatarët e saj që nuk e kanë gjetur ende vetën në këtë vend i cili, sipas shumë syresh ofron pak mundësi për brezin e ri:

Ne jetojmë në Shqipëri vend i cili të ofron shumë mundësi, mjafton të guxosh dhe të realizosh ato që ti dëshiron. Gjithmonë ka një derë hapur për ty”.

29 komente në “FOTOT/ 31-vjeçarja nga Tirana studion Financë në Ankara, por sot është… fermere dhe ka 250 kokë dhi”

  1. Pellasgos says:

    Hallall moj vajze bere mire qe ike nga andej

    1. Sharmuta says:

      Ishin dy dhi…
      Njona dhi u dhi
      Tjetra dhi s,u dhi
      Cila dhi u dhi..?

  2. irena says:

    Bravo
    Frymezuese

  3. Interesante says:

    Me keto foto dhite nuk duken dhe aq te egra, qenkan si shpirt. Sigurisht per nje vend te vogel si Shqiperia mundesite jane te limituara, sidomos ne aspektin profesional. Ka shume njerez te kualifikuar jashte dhe me shume eksperience qe konkurrojne per vende pune te pakta, jo vetem sepse vendi eshte i vogel dhe s’ka nevoje per aq shume punojes, por gjithashtu sepse nje pjese e mire e atyre vendeve te punes jane automatikisht te zena nga kushuriri, shoku apo komshiu i te madhit. Si rrjedhoje, emigracioni ose bizneset e mireplanifikuara si puna e kesaj fermes ngelen opsione valide per shume njerez. Nuk eshte turp fare nese nje gje e tille te kenaq, madje sot me turp eshte te merresh me aktivitetet kokeboshe qe nuk prodhojne respekt te mirefillte, si linjat kozmetike apo butiqet, sesa te besh dicka komplekse si menaxhimi i nje ferme. Eshte thjeshte nje bote me e sinqerte dhe permbushese, sic thote edhe vajza. Nuk ka nevoje per taka, operacione plastike, tangerlliqe, nenshtrime karshi sponsorit/shefit, apo gjera te bezdisshme si keto.

  4. Sali haleja. says:

    Te lutem o zonje, mere dhe giten me zenin ti risesh. Vetem se, jo qumesht qe nuk japin ata por mund edhe te transformohen ne kuçedra….

  5. Aso says:

    Vajze punetore dhe me kurajo. Nuk eshte e thjeshte ajo qe ka bere po as e pamundur. Ky sistem eshte fiks per njerez te tille. Ndersa keshilla e saj se “Shqiperia eshte vendi mundesive, mjafton te guxosh”, eshte shume e vertet. Bravo!

  6. Bytha e shtrenguar e ben pordhen te madhe says:

    Kurajo vjen ne nevoje. Bytha e shtrenguar e ben pordhen te madhe.
    Kur shikon dhe provon jeten ne perendim dhe dhkemokracine e detyruar qe na sollen ske cben do besh cdo pune.
    Kam pastruar halet ne perendim kur shkova. Cte beja??? Gjuhe sdija. Gje sdija. Ika si budalla nga shqiperia. Shita cdo gje dhe skisha rruge mbrapa.
    Pas njezete e ca vjeteve prave vuaj. ??? Cte bej dua te kthem po skam asgje. Leke skam.
    I uroj fat kesaj vajze. Po pati fat se paska prinderit qe mund ta ndihmonin se kollaj nuk eshte.

    1. Tamam says:

      Nuk ja vlen me te kthehesh, tani eshte bere fiks ashtu sic eshte andej nga je, por me mangesi te fuqishme si ne sherbime sociale ashtu edhe ne tregun e punes. Ketu po s’pate ndonje kontakt ose superaftesi ose kapital per ndonje biznes si ky i kesaj vajzes eshte e kote. Imagjino, te del me mire te vuash neper perendim se te vuash ketu, deri ne kete pike kane ardhur gjerat.

    2. Plaku Xhuxhumaku says:

      Zotrote qenke koqe nga mendja, ose me mire me thene qenke i teri bythe e liruar e nuk beke dot as edhe nje fende pa le qe per pordhe te madhe as qe behet fjale. Po si o derezi edhe pas njezet vjetesh ne perendim nuk paske qene i zoti te vesh ndonje lek me njane. Nejse nje laptop per te bere llogje ne internet e paske blere, apo as ate nuk e ke e vete ne ndonje internet kafe. Torrollak.

      1. Haha says:

        Po kane njerezit lloj lloj arsyesh pse nuk e vene dot lekun, nuk eshte se perendimi eshte edhe aq i lire. Zakonisht ata qe vene lek ne perendim jane njerez qe shkojne me nga dhjete pjesetare familje, jetojne ne ndonje zone te varfer, dhe punojne me shume se nje pune. Ose ata qe kane aftesi per shkolle te larte, mundesisht ne dege egzakte, por ndonjehere dhe ne shkenca sociale per ata qe jane te forte mjaftueshem me gjuhen e huaj se duhet te shkruajne teza te gjata pafund. Ama edhe ashtu pa lek edhe pa shkolle, me mire i del te rrije andej sesa te vije ne Shqiperi, ku varferia do ishte edhe me e thelle.

        1. Plaku Xhuxhumaku says:

          Po, dakord ate them dhe une arsyeja kryesore eshte qe jane debila, ose idiota, ose kudi une nga keto.

  7. ervisi says:

    Shkatrroni njerzit vazhdoni

  8. Kritiku says:

    Po ju te vetequajtur gazetare ne cilen shkolle keni studiuar, ne ate te “Kristalit”. Ngelet analfabete funksionale ore ditezinj. Ju nuk kuptoni as vete ate qe shkruani. Shikoni titullin. Shkruani ne kohen e tanishme (…studion Financë në Ankara, por sot eshte…) per nje gje qe i perket kohes te kryer te plote. Ne artikull e pershtjelloni qe vajza paska tre vjet qe paska mbaruar shkolle! E keni idene e kohes ju gaze-leshës? Nuk shkruhet “studion Finance” por shkruhet “studioi per Finance”. Mesoni shqip!
    Ku eshte çudia ne kete rast? Vajza me sa duket di ti beje mire llogarite dhe ka zgjedhur ate qe ajo deshiron te beje, duke shfrytezuar edhe njohurite e fituara ne shkoille. Vetem ju analfabete funksionale, te tipit gazetar shqiptar, nje gje e tille perben lajm. Vajzes i uroj qe ti eci mbare dhe te mos lexoje shkrime te tilla, sepse e demoralizojne.

  9. Prokurori says:

    Do vi dita dhe per median kriminale qe terrorizon njerzit

  10. Prokurori says:

    Media kriminale do ju vi dita mbesa per kte nuk u ngopet me dhun

  11. Qifi says:

    Ata qe duhet te merreshin me dhi jane bere deputet dhe anasjelltas.

  12. ne shQYPnie lejohem me kultivu vetem gamor ?

    1. Wendy B says:

      He pra se ne Tyrqi? Rendesi ka qe e kuptoi qe dhite turqe nuk krahasohen me dhite tona. Me mire vone se kurre ..?

  13. ne shQYPnie lejohet me kultivu vetem gamor ?

  14. elona says:

    Urime dhe suksese nqs eshte aq bukur sa duket!
    Gjthss, dua te di dhe mbiemrin e kesaj vajzes dhe atesine, se nuk po i fiton njeri kaq kollaj keto grantet.Po duke patur parasysh qe para se te publikoheshin grantet vajza paska bere nje fisibility study, intervisten e ka bere Dita, pra cunat Arta Dades te cilet jane miq me Tur-in , camin kundershtar te Shpetim idrizit, i cila ka nje ferme tjeter dhe shume firma qe i ka mbyll prej detyrimeve te shumta si kredi, paga, etj …etj… (se dahsnorja eshte e pangopur), dyshoj se eshte e gjithe merita e saj, ose dhe qe eshte nje nga administratoret e ortaket e shumte ne letra, pas te cileve fshihen pronaret e vertete.

    1. xhemi says:

      Teper e sakte Elona. Grantet ne Shqiperi, nuk i bien ne dore nje sapo te diplomuare.
      O Tema, kete perrallen nuk e hengrem, gjej ndonje perralle tjeter…..

  15. net says:

    Per te diplomuarit e kristalit, harramseserit dhe harramsesest, per kerricat me kembore, merrni shembull nga kjo bareshe Kapedane. Puna te nderon, te lavderon,te edukon, dhe mbi te gjitha te disiplinon. Allahu I dhente shendet e jete dhe ja shtofte inshallah! Ju kukumjacka qe dergji lokaleve merrni shembull nga kjo vajze e bukur dhe punetore!

  16. enter"" says:

    Bravo, nje histori teper frymezuese.

  17. tani says:

    Stalla kushton te pakten 200 000 euro, llogaritni dhe token. Kjo vajza i bie te kete pasur para dhe ka punuar per eksperience ndihmes ekonomiste.
    Dhe kur u lodh nxorri leket dhe hapi biznes.

    1. Kapitali says:

      Mund te kete marre edhe kredi…po do kete vene kapitalin fillestar mendoj une.

  18. Ledio says:

    Ja nje menyre e ndershme per te mos patur numrin e telefonit te shefit apo shefes …:)

  19. Tangërllik says:

    Gjynah! Perfundoe ne katund Nuk çave dot ne qytet se ishe e paafte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje