Ky është momenti kur një person i maskuar dhe i armatosur me një thikë, tentoi të grabiste një zyrë postare në Mbretërinë e Bashkuar.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, ai shihet teksa hyn brenda dhe kërcënon me thikë punonjësen 52-vjeçare, Paula Hooper.
Por, reagimi i saj duket se e ka gjetur të papërgatitur grabitësin, kur gruaja papritur ka nxjerrë një shkop bejzbolli dhe nisi ta godiste atë.
Hooper deklaroi në polici se në fillim kishte dyshuar se ishte fjala thjesht për një rreng Halloëeen-i, por kur e ka kuptuar se grabitësi e kishte seriozisht, nuk ka hezituar për ta goditur me shkopin e bejzbollit.
Në fund, grabitësit nuk i mbetet tjetër veçse të largohet duke vrapuar.