Arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares, aksidentoi për vdekje një person

27 Tetor 2016, 09:37Kronika TEMA

Ish-futbollisti i Kombëtares, aktualisht drejtori sportiv i klubit të Flamurtarit, Ardi Behari, është arrestuar nga ana e policisë.

Kjo, pasi ai ka aksidentuar për vdekje një 74-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Rogozhinë.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot(dje) rreth orës 13:30 në aksin Lushnjë- Rrogozhinë. Kalimtari 74-vjeçar me inicialet N.F, banues në lagjen “Loni Dhamo” ka ndërruar jetë pas përplasjes me mjetin.

Viktima u përplas nga mjeti tip “Range Rover” me targa AA 948 LK, me drejtues Ardi Beharin, banues në Vlorë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa lidhur me aksidentin vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje