Fuqizimi i inspektimeve në vend, tani dhe me mbeshtetje te Frances

27 Tetor 2016, 16:00Sociale TEMA
Fuqizimi i inspektimeve në vend, tani dhe me mbeshtetje te Frances

Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm dhe përfaqësues të Inspektoratit Qendror, ka pritur në ambientet e Inspektoratit Qendror,znj. Dominique Dalmas, Inspektore e Përgjithshme për Administratën, pranë Ministrisë së Brendshme të Francës

Nga ana e Inspektoratit Qendror u prezantua gjendja e inspektimeve në Shqipëri në nivel qendor dhe vendor. U shkëmbyen ide dhe mendime lidhur me mangësitë dhe mbivendosjen e kompetencave ligjore midis ligjeve specifike të inspektorateve shtetërore, ligjin për inspektimin, si dhe ligjin për nëpunësit civil, duke trajtuar problematikat e hasura dhe propozime për adresimin e këtyre çështjeve. Takimi u hap nga Ramona Moldovan e cila pasi bëri një panoramë të kontributit të projektit të binjakëzimit në fushën e përmirësimeve ligjore, ja kaloj fjalën Dominique Dalmas. Nga ana e Inspektores së Përgjithshme të Administratës Franceze, u  bë një ekspoze e mënyrës së funksionimit të institucionit që ajo drejton, si dhe përvoja nga puna e tyre.

Nga ana e Këshilltarit pranë Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike u prezantua mundësia e përfitimit të ekspertizës dhe shkëmbimit të eksperiencave në kuadër të programit TAIEX, po ashtu u shkëmbyen mendime lidhur me organizimin e seminareve dhe të një konference rajonale, pjesë e së cilës mund të jenë prezantues të njohur nga fusha e inspektimeve dhe bota akademike e vendeve të BE, si dhe vendeve të rajonit.

Nga ana e Inspektoratit Qendror u shpreh gatishmëria për të kontribuar në susksesin e përpjekjeve të përbashkëta për harmonizimin e legjislacionit sipas kërkesave të BE, si dhe lehtësimin  e barrës administrative ndaj biznesit vendas dhe të huaj që operojnë në Republikën e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje