Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur sot tek ish-Ekspozita, në rrugën rrugën “Nikolla Jorgo”.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat policia konfirmon lidhjen shoqërore të të plagosurit Andi Mustafarai me Elton Ciçën e ekzekutuar në 1 maj 2016. Më poshtë njoftimi i plotë i policies.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.10.2016, rreth orës 12:33, në Sallën Operative te numri 112, fillimisht është marrë njoftim për një aksident me pasojë në rrugën “Nikolla Jorgo”.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet e para hetimore por kanë konstatuar se te lokal “Merlin Monroe”, në verandën e lokalit dyshohej të ishte plagosur me armë zjarri një shtetas i identifikuar pak minuta me vonë si shtetasi A.M 29 vjeç banues në Tiranë.
Shtetasi i dëmtuar ishte dërguar për mjekim te menjëhershëm në spitalin e Traumës Tiranë.
Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se shtetasi A.M, të ketë lidhje me shtetasin E. Ç vrarë më datë 01 Maj 2016, person me preçedent kriminal. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë konstatuar tre gëzhoja dhe dy predha, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave te ngjarjes me qellim identifikimin dhe kapjen e autorit /autoreve.