Letra e Mehmet Shehut: Duhet të vrisja vetëm 20 ballistë në Lushnje. Enver Hoxha: Veprim i tepëruar…

28 Tetor 2016, 09:00Dossier TEMA

Dekorimi nga presideti Nishani, i 67 ballistëve të vrarë nga Mehmet Shehu në tetor 1943 në Lushnje, vijon të krijojë acarim e debat në media e rrjete sociale. Por veç tezave politike dhe faktit se çfarë fshihet pas këtij vendimi të presidentit, ajo që nuk diskutohet seriozisht ende sot pas kaq dekadash është vendi që i takon në histori kësaj ngjarjeje dhe pasojave të saj.

Dy dokumentet që sjellim sot për lexuesit, dëshmojnë përmasat e vërteta të kësaj ngjarjeje të luftës, dhe faktojnë pozitën reale të seicilit kamp (Frontit nacional çlirimtar dhe Ballit Kombëtar) në luftën civile që u zhvillua në Shqipëri në vjeshtën e 1943.

Dokumenti i parë është një letër me shkrim dore e Mehmet Shehut e datës 30 tetor 1943, i cili i raporton Shtabit të Përgjithshëm detaje te ngjarjes makabër, për të cilën duket se është penduar edhe vetë. Por duke e lënë anash analizën psikologjike të përsonalitetit që Shehu shfaq në këtë ngjarje, fakt mbetet se dy forcat (partizanët dhe Balli) janë përballur në luftime mes tyre (pa praninë e një pushtuesi), madje jepen edhe kordinat e sakta të vendit ku janë zhvilluar përpjekjet, dhe në finalizim të betejës 400 ballistë “ishin shpartalluar, 65 prej tyre ishin çuar në gjyq e ishin gjykuar nga vetë Shehu dhe më tej ishin pushkatuar. Ai e vlerëson të tepruar ekzekutimin e 65 ballistëve dhe mendon se duhej të kishte pushkatuar të paktën 15-20 prej tyre (ata me më shumë përgjegjësi).

Dokumenti i dytë është një letër e Enver hoxhës ku e kritikon Mehmet Shehun për këtë ngjarje të rëndë, që sipas Hoxhës dëmton imazhin e komunistëve dhe iu ul pikë në popull. Sipas tij këto veprime do ta bënin popullin të zhytej në urrejtje për partizanëtshkruan “shqiptarja.com”.

Fakt është se në këto dokumente dëshmohet se këta 65 ballistë janë ekzekutuar pas një gjyqi të padrejtë (e pohon vetë Shehu). Po ashtu fakt është se ngjarja ka qenë një betejë me tregues të qartë të luftës civile.

Më poshtë i sjellim të plota dë dy dokumentet e përmendura më sipër.

Letra e Mehmet Shehut, Shtabit të Përgjithshëm Ushtris Nacional-Çlirimtare:

Kur ishim në Dumre, unë u nisa me 2 batalione të Brigatës dhe me 3 mortaja për të përballuar bashibozukët e Isa Manastirlliut, Hamit Matjanit, Tofik Cfirit e Hajdar Cakranit. Kur shkova pranë Lushjes ballistat ishin në Myzeqe. Këshu bëmë pregatitjet për t’i rënë Lushjes.

Porse para se t’i binim Lushjes me forcat e Brigatës dhe të Lushjes, Isa Manastirliu na dolli befas nga krahu i djathtë për të marrë krahët neve ndërsa Hamit Matjani mejtonte të na merrte krahun e majtë nga Kosova. Isa Manastirlliu shtiu në forcat t’ona aty afër. Neve u detyruam t’u përgjigjemi me një herë. U ramë befas dhe i shpartalluamë të 400 bashibozukët ballista: 172 robër, 10-15 të vrarë.

Robërit i gjykuamë. Gjyqi përbëhesh prej meje, nën komisarit të Komandës Vëndit Lushjes dhe një partizani të Bat. I. Brigatës. Neve (gjyqi) vendosëm ekzekutimin e 65 ballistavet. Të tjerët, 29 vullnetarë për Brigatë dhe batalione të vëndit, të tjerët u liruan të çarmatosur.

Me të vërtetë që Ballit i u dha një grusht i fortë me ekzekutimin e 65 ushtarve të tij (çerdhe të Hamit Matjanit dhe luftëtarë kundër nesh, me armë, kusarë, kriminelë e grabitës të popullit), porse, mua më duket se kemi qënë gabuar, kemi ekzazheruar, kemi qënë shum të rreptë.

Do të mjaftonte pushkatimi i 15-20 ballistave nga më përgjegjësit. Porse këtë radhë gabimi, faji kryesor është imi personalisht, mbasi gjyqi kryesohesh prej meje dhe, der diku, të 2 antarët e tjerë kanë qënë influencuarë prej meje.

Unë, i dehur relativisht nga urrejtja kundër ballistavet trathëtarë, i revoltuar nga krimet dhe trathëtit e tyre, i rrëmbyer nga temperamenti mikro-borgjes i çastevet, qesh i mejtimit për këtë masë të pa masë! Reflektoj dhe bindem se masa ka qënë tepër e rreptë dhe se terrori i përdorur ka qënë pjesërisht i pa vënd! Kjo ka rrjedhur edhe nga shkaku se unë ishja vetëm dhe shokët e tjerë të Shtabit Brigatës ishin larg, s’munda të këshillohesha me ‘ta sepse s’premtonte koha. Sikur Shtabi i Brigatës të qe i gjithë pranë gjyqit, sigurisht që nuk do mbrinim n’ato përfundime.

Gjurmat e këtij terrori duhen çdukur dhe shpresojm se do t’a shdukim në t’ardhëshmen. Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalisht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem m’i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çastevet që në mua çfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikro-borgjeze, patriarkale, prapanike, mesjetare.

V.F.L.P. 30-X-43/ Të fala shoqërore, Komandanti i Brigatës Mehmet Shehu/ (firma)

Letra e Enver Hoxhës me 5 Nëndor 1943:

I dashuri shok Mehmet,

Veçanërisht jemi të gëzuar për sukseset e Brigadës s’onë Nacional-Çlirimtare. Brigada e jonë e Irë, dita ditës po shkon në rrugën e vërtetë që i ka caktuar Shtabi i Përgjithshëm. Komunikatat e juaja i presim me pa durim pse e dimë që Brigada e Irë gjatë udhëtimit të saj, i jep grushte të forta okupatorit Gjerman dhe tradhtarëve të vendit t’onë. Si kurdoherë dhe kësaj radhe sukseset e Brigadës kundër Gjermanëve kanë qenë të dukshme dhe shokët gjatë përpjekjeve kanë fituar eksperiencën e duhur dhe ashpërsinë e urrejtjen kundër armikut.

Rruga e saj do të jetë pa tjetër e lavdishme për nderin e madh të ushtëris s’onë Nacional Çlirimtare dhe për triumfin e çështjes s’onë të shenjtë. Përmes teje, u shprehim gjithë shokëve të Partis në Brigadë përgëzimet t’ona dhe ju urojmë që në të ardhmen ata të bëjnë dhe më shumë, ata të jenë kurdoherë në radhën e parë të luftës, të jenë shëmbëlla e heroizmës, e pjekunis politike, e gjaftohtësis, të jenë ushtarët e denjë të çështjes së madhe dhe të Partis s’onë të dashur.

Në përpjekjen që bëri brigada me forcat e reaksionit, si kundër që thoni në raportin që i çoni Shtabit të Përgjithshëm, kini zënë mjaft robër dhe passi i keni gjykuar kini egzekutuar 65 prej tyre.

Ky xhest e errëson tablonë. Ky egzekutim, shoku Mehmet si kundër që e njeh dhe vetë në letrën që i çon shtabit, është i tepëruar dhe pa vend dhe shumë i gabueshmë pse në vend që të na sjedhij fitime, na dëmton.

Duhet të kemi parasysh se katundarët që ndodhen në çetat e Ballit janë elementa të pa fajshëm, të pa sqaruar dhe viktima. Me këta duhet të sillemi më ndryshe, është detyra e jonë, si ushtarë të drejtësis që jemi, duhet t’ju flasim këtyre njerzve t’i këshillojmë të gjejnë rrugën e drejtë, të dezertojnë radhët e okupatorit e të tradhëtarëve. Por jo t’i egzekutojmë në masë.

Egzekutimi të rezervohet vetëm për ata që me konshiencë të plotë bëjnë lodrën e armikut dhe të gjith ata që grabisin e gjakosin popullin. S’duhet të armiqësohemi me Katundarët pse ata janë shtyllat e partis s’onë, dhe një sjedhje karshi tyre si ajo e juaja sigurisht ka reperkusione nër shtresat katundare. Në as një mënyrë s’duhet t’i japim shkak armikut të na akuzojë për asisoj që nuk jemi.

Letra e jote që i çon Shtabit të Përgjithshëm për këtë çështje, na siguron se do t’i moderoç ndjenjat e inspiruara nga momenti dhe nuk do të përsëritet më gjë punë e tillë, dhe herë tjetër nuk do të të mungojë gjakftohtësija. Kemi bindje se do të veproç këtej e tutje në kët mënyrë, dhe këto veprime do të jenë të matura, pa humbur ashpërsin e duhur, dhe këtë do ta bësh, pse si komunist që je, nuk do të permetoç kurrë që me të tilla akte të preket emëri i pastër i Partis s’onë të dashur.

Të fala ty dhe gjithë shokëve, Për Komitetin Qendror të Partis Komuniste Shqip./(Shpati)

8 komente në “Letra e Mehmet Shehut: Duhet të vrisja vetëm 20 ballistë në Lushnje. Enver Hoxha: Veprim i tepëruar…”

  1. Iliria says:

    Na vjen keq qe i kujtojme diku dhe me urrejtje keta te egzekutuar. Te dy leterkembimet jane te jashtzakonshme, te mahniteshme per kthjelltesine dhe pestertine e mendimit, veprimit e vetpergjegjsise te para 70 e ca viteve.
    Lufta ka tre faktore.
    1.Njeriu (forcat nderluftuiese ne front).
    2.Armet.
    3.Tereni.
    Faktori njeri eshte thelbesori se ku ndaj kujt eshte duke luftuar.
    Mirepo lufta nuk eshte vetem ajo qe zhvillohet ne front.
    Keta te egzekutuar mund te ishin vrare dhe siç u vrane ne perleshje dhe disa te tjere.
    Megjithate lufta mban dhe gabime e krime si puna e dasmes.
    Te gjitheve na vjen keq per sa ka ndodhur por sot ama. Jo te gjykojme te shkuaren me mend’te e te sotmes.
    Sot ne themi qe edhe ata qe e meritonin nuk duheshin egzekutuar se njerezit e tyre jane shqiptare si ne dhe rreth nesh.
    Mirepo lufta ka ligjet dhe momentet e saje.
    Presidentit nuk i takon qe me nje akt te tille te njeanshem te trazoje historine. Kjo lufte qe mbare boterore dhe veç te vrareve ne front kishte dhe shume viktima te egzekutimeve dhe te bombardimeve dhe keta te fundit mund ti quash fare te pafajshem.
    Mbasi mbaron lufta ajo meret ne dore nga historianet dhe dekorimet e tilla vijne si nje kulmim i studimeve.
    Keshtu ndodhdhe me nje ndeshje futbolli, pas saje fillon e diskutohet ku jepen dhe nota lojtareve!.
    Mirepo me e ndyra per mua eshte veprimi tinzar i mbulimit te lavdise se asaj lufte dhe pjesmarresve ne te i bijve te popullit qe duhet te duronin e paguanin me gjakun e jetet e tyre tradhetine e bashk atdhetareve dhe me tej me te ashtuquajturen diktature.
    Pse kerkohet te erresohet e eklipsohet perfitimi me i madh historik qe morem te gjithe si popull nga kjo lufte e pashembullt qe dhe disa shtete nuk donin tja njihnin me te vetmin qellim se e donin plaçke per tu ndare.
    Kush jane arsyet: -Marrveshjet e zogjit me serbet; Dalmaco-Kelcyra; pjesmarrja e dy batalioneve balliste ne sulmin e italise fashiste kunder greqise dhe akti kulmor ai i njehsimit te brekenise shqiptare me mbretin Emanuel te italise = kjo me bashkimin e shqiperise me trekendshin fashist. Dhe si rrejdhoje me mundjen e fashizmit shqiperia e paguante me copetimin final sipas planit te vitit 1913. Qemtova pak se nuk jam historian.
    Pale i quajten dhe properendimore te egzekutuarit se nuk donin te vendosej komunizmi!!!. Dmth. ata qe luftuan kunder amerikaneve anglezeve dh ruseve ishin properendimore. Ne 1946-ten Shqiperia u shpall republike dhe per te zhbere gjithe historine dhe histerine e nenshkruar me antishqiptari dhe partia udheheqese u quajt partia e Punes se veç pune beri me sakrificat e ketij populli.
    Kur ra sitemi jo komunist por social ku dhe fshesaxhiu merte shtepi, trashegoi G.D.P. ose aftesi prodhuese qe soji i felliqur qe nderseu dhe ca si veten i shkaterroi ne emer te antikomunizmit!.
    O perçares president! Di gje ti nga gjeopolitika dhe se kush i ka ne dore fete e te vegjelve?
    Po kur u ndane zonat e influences kush vendosi per shqiperine?
    Shqiperia nuk kishte rruge tjeter veçse te unifikohej rreth nje udheheqie (se nuk do humbiste ne tregeti po do zhdukej nga harta) se nuk mund te alternohej pushteti i ketij vendi (nese gjendet nje fjale percakruese te gjendejs se mjeruar historike, politike, ekonomike dhe te vetmuar) me bashkpunetoret e fresket me fashizmin pushtues.
    Une mendoj se turpi eshte turpdhe jo nder e lavdi. Bashkpunimi me pushtuesin eshte tradheti dhe jo patriotizem.
    Turpi dhe harresa i mbulofte se jo se ben truri lidhje te shkurter por i sherbejne akoma turperimit e dordolecizimit nderkombetar te ketij populli e kombi qe eshte i vjeter sa historia vete, sa askush tejer d.m.th. atyre sidomos qe kane probleme me identitetin, fqinjet tane me shqiptare te konvertuar ne kombe e fe te ndryshme.

  2. the Punisher says:

    Cohu o Enver nga varri, te pakten per nje muaj.

    1. Sokol says:

      Te dhjefsha ty megjithe enver e mehmet

  3. tfgs1 says:

    pune gjaxoresh sunite si ata qe u vrane[totalisht ballistet ishin myslimone,asnje kristian] por edhe ata qe i vrane,kshq varu [email protected]@in…………………..

  4. Mentari says:

    Mehmet krimineli edhe ne ate leter genjen dhe ja pse genjen.Ai nuk tregon ne ate leter se Ballistet u dorezuan nga bisedimet dhe jo nga shpartallimet dhe bisedimet nepermjet Ballit dhe Partizanrvr ishte qe te mos vriteshin vella me vella dhe te dorezonin armet dhe te largoheshin kurse i pabesi (Mehemt Shehu) i tradhehtoj bisedimet ,i hengri mbas shpine dhe aty nuk u be asnje gjygj sic pretendon krimineli Shehu por ai kur i pa ata pa arme dha urfher te vriteshin djemt e rinj te moshes 15 deri me 23 sepse kjo ishte shumica e atyre qe u ekzekutuan.

  5. berti says:

    vrasja e roberve eshte krim i rende dhe duhen gjykuar autoret , por dekorata e larte e dhene per ta eshte teprim i papare.

  6. veshguesi i zgjedhjeve says:

    kjo fotografija e mesiperme me kuti votimi tregon dhe esht fakt se Dull Komandanti paska qen democrat,derisa ai votonte si te tjeret ne kuti votimi dhe lejohej votimi.

  7. xhaferr martini nga rimini says:

    Ata qe ishin me ballin ishin element te kqinj,tamam si kta qe jan sot me partin demokratike.
    eshte e njejta gje. atehere partija komuniste donte te bente shtet shqiptar kombtar. ballistet ishin tradhtare.
    edhe sot kta te rames duan te bejn shtet modern perndimor. demokratet jan kriminela dhe s duan as shtet as ligj as rregull.
    ne koh te luftes se dyt botnore ,ballistet e pabes kan vra partisan neper prita.
    ka histori reale. jan rrethu partizanet me or te tera dhe jan vra nga ballistat kriminela qe kishin zen prit.
    zeri I te vrareve partisan nuk mund te shuhet. ata jan vra nga ballista te pabes dhe kriminela.dhe bashkpuntor te nazistve.
    edhe tash neper bot,kta te partis demokratike te shesin ke te huajt. po te kesh nanji problem dije qe shqiptari democrat do ta fusi dhe do te t bej keq.
    balli kombtar ka qen tradhtar.kriminel.
    partija demokratike esht kriminele,mafjoze.
    tash bota e pa kte gje. prandaj edhe amerika mbeshtet partin socjaliste,
    kan edhe ata te metat e tyre por jan te meta me karar. dhe te akceptueshme nga qytetnimi perndimor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje