Zyrtare: Shqipëri-Izrael do të luhet në “Loro Boriçi”

28 Tetor 2016, 13:48Sociale TEMA

Sfida mes Shqipërisë dhe Izraelit e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Lajmi është zyrtarizuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila në një njoftim për mediat thekson se ky takim do të zhvillohet në impiantin e Shkodrës duke hedhur poshtë lajmet se kjo sfidë mund të zhvendosej në “Elbasan Arena” në rast të mbylljes së “Loro Boriçit”.

Më tej FSHF-ja bën të ditur se shitja e biletave për këtë takim vijon normalisht.

Takimi mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet më datë 12 nëntor në orën 20:45. Një ndeshje e rëndësishme për kuqezinjtë përballë një rivali direkt për vendin e tretë, ku që të dyja kombëtaret kanë nga gjashtë pikë në grupin G./f.b

2 komente në “Zyrtare: Shqipëri-Izrael do të luhet në “Loro Boriçi””

  1. Tema says:

    Çifutët jan kornacë.

  2. qytetar says:

    Shume mire qe po luhet ne Shkoder ,qe bashkia te ndertoj nje treg fshataresh ,me ato fitime , se po shesin neper rruge .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje