FBI ka njoftuar se ka nisur një hetim të ri lidhur me emailet e Hillary clinton.
Njoftimi u bë dje teksa FBI njoftonte se ka gjetur prova të reja që implikojnë kandidaten demokrate.
Tërbimi i Clinton ishte i papërmbajtshëm dhe kërkoi që të zbardhej gjithçka sa më shpejt.
Është një ngjarje e pandodhur më parë, që një kandidat të hetohet 11 ditë para zgjedhjeve.
Por si nisi e gjitha dhe përse u rihap hetimi?
Vetëm pak muaj më parë shefi i FBI-së deklaronte se “asnjë gjykatës me dy pare mend në kokë nuk do të niste një hetim ndaj Hillary Clinton”.
Por gjetja e disa emaileve në nje laptop ka përmbysur gjithçka.
FBI ka gjetur disa emaile në laptopin e ndihmëses se Clinton, Huma Abedin.
Gjetja e tyre ishte krej e rastësishme.
FBI po hetonte burrin e ndihmëses së Clinton, Anthony Weiner.
Ai ishte përfshirë disa herë në skandale seksuale me të mitur, megjithatë bashkëshortja i kishte qendruar besnike duke mos e divorcuar.
Por në gusht të këtij viti ai i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale një të miture.
Pas bërjes publik të skandalit, FBI nisi hetimet duke kontrolluar edhe laptopin në shtëpinë e Weiner dhe bashkëshortes së tij Huma Abedin, ndihmëses së afërt të Clinton.
Aty u gjetën dhjetra emaile të tjera të ish-sekretares së Shtetit.
Nuk dihet se çfarë do të sjellë hetimi ekzaktësisht, por endrrat perverse të burrit të ndihmëses, mund të shkatërrojnë endrrën e jetës së Hillary Clinton. Trump ndërkohë fërkon duart.../TemA
e pse perversi ja shkatrovi , nqs permbajtja e emaileve nuk qen kompromentuse per HILLARIN, ska faj litari por gomari!
Asnjehere nuk e ka merituar dhe as qee meriton Hillary clinton te jete presidente. E shumta nje sekretare zyre dhe e ka shume. Duket dhe ne veprimet e papergjegjeshme qe ka bere gjate kohes qe ka qene ne detyre por dhe dy debatet qe ka bere me Donald Trump tregon dhe nje here qe eshte e paafte dhe shume e ceket .
MBi te gjitha cfaredo te jete Trump Shteti Amerikan duhet et Udhehiqet nga burra. Ajo jo vetem qe eshte e paafte nga ana intelektuale por eshte dhe fizikisht e paafte. Mjeket kane treguar qe ajo rrin ne kembe me ilace te forta. Imagjinojeni qe ajo te drejtoje presidencen.
Ca duarsh po ferkon mister Trump. Populli American perdor nje fjale ketu… what goes around comes around. Trump for president.
Oops!
Eshte faji i Hillary Clinton dhe jo i perversit. Ajo eshte personi qe ka shkelur ligjet e shtetit me perdorimin e nje serveri ne shtepi, email privat dhe shume aparate telefoni. Me keto veprime ajo duhej te ishte ne burg dhe jo ne fushate per presidente. Me mire vone se kurre zullumet e saj do te ndeshkohen nga ligji.
I thoni TFGS1 qe u kap nje pedofil ne SHBA, nje fare Anthony … me siguri “sunit” … ?
Duhen pritur rezultatet them une. Nje pjese e mire e votimit eshte bere fale mundesise per te votuar me heret, dhe ata votues kane votuar gjate periudhes kur po dilnin lakrat e Trump. Ne shtete ku rezultati eshte gjithmone i ngushte kjo mund te kete patur efekt dhe do jete e veshtire qe te mbikalohet hendeku i krijuar. Megjithate nuk i dihet, thjeshte dihet qe gara po ngushtohet serish.