Batutat e Ramës me kryebashkiakun demokrat të Tropojës

31 Tetor 2016, 16:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Tropojë me disa nga ministrat e kabintetit të tij.

Ai është takuar edhe me kryebashkiakun demokrat të Tropojës, Besnik Dushaj.

Në një intervistë telefonike për gazetaren e “Panorama” Arisa Liço, kreu i Bashkisë së Tropojës tha se ka marrë premtimin e kryeministrit Rama që do të mbështesë me financim disa nga projektet që Bashkia i ka gati për zhvillimin ekonomik të zonës.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Tropojë ku pati një takim edhe me ju, mund të na thoni diçka si shkoi takimi me kryeministrin Rama?

Unë i paraqita projektet që ka bashkia jonë, i ka gati dhe presim financim, në infrastrukturë, furnizimi me ujë të pijshëm, kanalet vaditëse për subvencionimin e prodhimeve bujqësore.

Patët ndonjë përgjigje?

Na premtoi se do ti financojë një pjesë të këtyre projekteve që unë i paraqita, i shpjegova për varfërinë që është në Tropojë, për papunësinë e  madhe, i kërkova që të shihet mundësia të hiqet dogana për furnizimin e Tropojës nga Gjakova, të jetë zonë e lirë Tropoja. Ai tha do ta shohim më në detaje se si mund ta realizojmë që mund të funksionojë kjo.

Jeni i kënaqur nga gatishmëria e kryeministrit për të ndihmuar ju në krye të bashkisë me projektet që i keni gati?

Ne kemi shumë projekte që janë hartuar nga inxhinierë, për infrakstrukturën, uji i pijshëm, ne presim financimin e tyre. Unë ia parashtrova kryeministrit ai të paktën e pranoi që do të mbështesë.

Cila ishte fusha që ai e shihte më me përparësi që të mbështeste në Tropojë?

I kërkova përqendrimin te bujqësia, përmirësimin e sistemeve vaditëse dhe mbështetje në infrastrukturën turistike në Tropojë, pra janë dy shtyllat kryesore të cilat ne besojmë se i japin zhvillim, impakt zhvillimit ekonomik.

Kryeministri Edi Rama zakonisht kur shkon në bashkitë e djathta nuk i kursen batutat dhe ironitë, patët ndonjë shkëmbim batutash?

Jo nuk pati, (qesh) nuk pati asgjë të veçantë, do të takoj më tha edhe pas zgjedhjeve se ne do ta fitojmë, “jo jo thashë për ato mos ki frikë se nuk fiton gjë”.

3 komente në “Batutat e Ramës me kryebashkiakun demokrat të Tropojës”

  1. Antropologu says:

    Te tradhetosh Juven per Lazion…. Vetem nje i marre mund ta bej.

    1. Tropoja qytet i Kosoves says:

      Zoti Kryeminister te lutem dhuroja Kosoves gjithe rrethin e Tropojes. Jam i bindur qe Kosova do zhvillohet me ritme galopante nese ja bashkoni Tropojen Kosoves. Aman!!! Na e bej kete nder te madh!!!! Te lutem!!! Boll kontribuan ne Shqiperi, jepi mundesine edhe kosovareve qe te shijojne veprat e tyre (mqn e duan ishKryeministrin tropojan Saleh Bisha)

  2. Edi Idem says:

    O popull pa nerv proteste!
    Edi Rama juaj do te mbahet mend si gjeniu i batutave.
    Po çfare kane ne thelb batutat e tij? Qe fajin e ka Saliu dhe Edi ose skulptura njerzore e Kristaq Rames eshte me i mire se Saliu!
    Por Edi nuk i vjen as te maja e thoit Saliut, sepse ky i fundit eshte gjeniu i tradhetive duke thene se eshte ùe i mire se Enveri!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje