Xhafer Peçi, ish-partizan i Brigadës së I Sulmuese, komandant kompanie, e pranon se është gabuar në pushkatimin e 67 robërve ballistë në tetorin e vitit 1943, në Lushnjë.
Ai është një nga dëshmitarët e ngjarjes, dhe sot pas 73 vjetësh kujton se si ndodhi sulmi ndaj forcave të ballit Kombëtar, përse u mor vendimi nga Shtabi i Brigadës I Sulmuese, me në krye Mehmet Shehu, si u zunë robërit dhe si u pushkatuan.
Në një intervistë për “News24”, Xhaferr Peçi e pranon gabimin, pasi sipas tij duhet të ishte bërë një diferencim, por ai del kundër dekorimit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Z. Peçi, në cilën brigadë apo kompani luftonit ju në tetor të ’43-shit, kur edhe ndodhi masakra e Lushnjës?
Jam dëshmitar i ngjarjes që u zhvillua në vitin 1943, në 21- 22 tetor, sepse kam qenë partizan i Brigadës së Parë Sulmuese. Unë vija nga çetat e Kurveleshit në ato kohëra.
Sa vjeç keni qenë?
Kam qene 18 vjeç. Po atëherë dilnim vullnetarë që të shkonim në luftë kundër pushtuesve që na kishin zënë dhe luftonim me urrejtje ndaj fashizmit italian, që kryesohej nga Benitto Mussolini.
Keni qenë 18 vjeç, por besoj se në memorien tuaj janë skalitur ato pamje…
Është e vërtetë. Njeriu në moshë të re mban mend më shumë dhe unë i mbaj mend ngjarjet si janë zhvilluar atëherë.
M’i rrëfeni atëherë…
Isha partizan i Brigadës së Parë. Me kapitullimin e Italisë Fashiste ishin 120 mijë italianë në Shqipëri me tanke, me autoblinda, me flota, me aviacion, që nuk e morën dot Tiranën. Ne na dhanë urdhër që të bënim një pritë nga Elbasani në Tiranë, kundër një kolone gjermane që vinte në Tiranë, por ky aksion nuk u zhvillua me kaq sukses. Më vonë, na dhanë urdhër dhe ne sulmuan kazermat e ushtrisë gjermane që kishin ardhur në Elbasan dhe në to kishin vendosur edhe ullishten e Elbasanit, ku i thonë Zaranika. Atje patëm suksese, sepse i sulmuam natën. Pas disa ditësh, kaluam në zonën e Dumresë (Brigada e Parë), bëmë një aksion përmes Peqinit e Pajovës dhe patëm suksese, shkatërruam shumë makina gjermane që vinin nga Durrësi për të shkuar në Bullgari, me bomba.
Po pastaj në Lushnjë?
Duke qenë në Dumre, na japin urdhër të sulmonim Lushnjën, por kjo lidhej me një rrugë automobilistike Vlorë-Lushnjë- Tiranë, Kuçovë-Lushnjë-Tiranë-Rrogozhinë. Na dhanë urdhër të marrim kodrat. Ballistët nën komandën e Isa Manastirliut dhe Hamit Matjanit, komandant i Ballit Kombëtar, kishin bërë një marrëveshje me forcat gjermane që të siguronin rrugën që ju thashë më lart.
Pra, kishin bërë marrëveshje me ata, thoni ju?
Marrëveshje, po. Në Bizë ishte shefi i shtabit të koalicionit anglo-amerikan, gjeneral Davisi. Në operacionin gjerman, kundër forcave Aleate dhe partizane, sulmuan forcat balliste dhe plagosën gjeneralin Davis dhe e zunë rob, e çuan në kampin e përqendrimit nga Prishtina në Beograd. Ai më vonë shpëtoi.
Ditën që ndodhi masakra, ditën e vrasjeve, përse u mor vendimi që të vriteshin në atë mënyrë ballistët?
Së pari, ky vendim u mor nga Shtabi i Brigadës, ku ishte komisar Tuk Jakova, komandat Mehmet Shehu, zv.komandant Tahir Kadareja, Fiqirete Shehu dhe Dushani, që ishte këshilltar pranë Brigadës së Parë. Ky i fundit ka qenë përfaqësues i Partisë Komuniste Jugosllave, dhe kjo duhet pranuar. Gjermanët kishin besim te Balli Kombëtar, që mobilizoi rreth 3 mijë lushnjarë dhe sulmonin Brigadën e Parë për në Dumre.
Prandaj u mor vendimi për t’i vrarë?
Jo, nuk u mor vendimi. Na dhanë urdhër t’i sulmojmë natën.
Kë të sulmonit?
Të sulmonim Ballin Kombëtar, sepse ata kishin 3 mijë ushtarë.
Kush jua dha urdhrin?
Urdhrin e dha komandanti. Unë nuk lidhesha direkt me Mehmet Shehun, por me komandantin e kompanisë sime.
Po komandantit kush ia dha urdhrin?
Atij direkt Mehmet Shehu. Presidenti i Republikës për luftën që bënë, edhe pse ata nuk luftuan fare, po nejse. Ata u thyen sepse ne i sulmuam në befasi. Të gjitha makinat që do vinin nga Vlora ose nga Kuçova për në Tiranë, duhej t’i godisnim me mitraloza (kështu e kishim urdhrin), me armë që t’i shkatërronim sepse ishin pushtuesi hitlerian. Atje luftuam dhe vramë një ushtar gjerman, ndërsa të tjerët shkuan në kënetë.
Kush të tjerë?
Ata që ishin në makinë, gjermanët dhe ballistët.
Pra, ishin bashkë, thoni ju? I keni parë?
Bashkë ishin, në makinë, bashkë. Balli i drejtonte ata. Megjithatë, ballistët thonë se po luftonin për liri.
Për cilën liri, në gjykimin tuaj, po luftonin ata?
Balli Kombëtar mbronte hitlerianët. Këtu në Tiranë, Mit’hat Frashëri, që ka qenë kryetari i Parlamentit shqiptar, kishte bërë lidhje me gjermanët, që Balli Kombëtar t’u siguronte atyre rrugët automobilistike, t’u siguronte qetësinë në qytete. Italia kishte kundër nesh 120 mijë ushtarë dhe kishte edhe forca të tjera, këtë terren që mbeti bosh në Shqipëri, kur kapitulloi, kush do ta zinte? Gjermanët, sepse komandonin në Ballkan dhe sillnin korparmata, një nga Greqia dhe një nga Beogradi, e kështu zunë qytetet. Ne partizanët luftonim për çlirimin e vendit kundër këtij okupatori, kundër nazizmit, që e luftonte gjithë bota në koalicion.
Si mendoni, përse luftonin ballistët?
Ata luftonin që të merrnin pushtetin pas kapitullimit të Gjermanisë.
Përse u akuzuan ballistët konkretisht?
Ballistët ishin akuzuar nga Shtabi i Përgjithshëm se kishin bërë koalicion me gjermanët, ndërsa para tyre me italianët. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, që i dekoroi këta në emër të partizanëve dhe të veteranëve, e akuzoj si të njëanshëm dhe tradhtar, që kujtohet pas 73 vitesh. Këto analiza janë bërë. E kanë dënuar edhe Mehmet Shehun. Edhe angloamerikanët flasin për tradhtinë e ballistëve në librat e tyre. Një kolonel amerikan që kam shoqëruar njëherë thoshte: “Tradhtia e Shqipërisë, Balli Kombëtar, të më tregojë ku ka bërë aksione në luftë kundër pushtuesve italianë dhe kundër gjermanëve?”.
Pra, hidhte dyshimin që nuk ka bërë në fakt?
Nuk ka bërë fare luftë. Të më tregojë mua Abaz Ermenji…
Po ata thonë që kanë luftuar për liri pra, për cilën liri e kanë fjalën?
Për lirinë e pulave, se janë shkruar edhe libra për këtë.
Çfarë ju kujtohet juve një ditë përpara ekzekutimit?A iu kërkua ballistëve të bashkohen me forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare?
Ata i mblodhën në dy vende. Në një vend shfaqej Tuk Jakova komisar (se fshatrat ishin larg shumë) dhe në një vend tjetër vajti Mehmet Shehu dhe u foli atyre: “Kush do të vijë me ne të luftojë kundër atyre që kanë pushtuar Shqipërinë?”.
Sa veta shkuan? Shkuan nja 200 veta nga 3 mijë që zumë ne. Një nga ata ishte Dhimi Gorea nga Krutja. E kam pasur shok se erdhi dhe luftoi.
Çfarë u bë me të?
Ai u bë komandat kompanie më vonë. Në ato kohëra 95% e shqiptarëve ishin analfabetë, veçanërisht zona e Shqipërisë së Mesme.
Pra, ju po thoni që ata që qëndruan dhe shprehën krenarinë, që janë pjesë e Ballit Kombëtar, ishin të paarsimuar?
Ishin të gabuar. Dhe shumë nga ata që ishin të gabuar dhe nuk erdhën me ne, shkuan në shtëpitë e tyre, por u pushkatuan.
Po kë kanë pushkatuar atje do thoni juve?
Eksponentët, komandantë çetash, kompanie etj. E ke dëgjuar ti Hamit Matjanin? Ai ka ardhur disa herë me diversion nga forcat e Perëndimit në Shqipëri dhe është hedhur në Bizë të Martaneshit në fushë me avion, me një grup dhe i ka deponuar këto. Këto janë deklarata. Mua më vjen shumë keq që ky president i Shqipërisë i dekoron, kur i di shumë mirë të gjitha këto, sepse është bërë gjyq i hapur me megafon ndaj tij, pikërisht aty ku sot është kisha ortodokse.
Në një letër dërguar Shtabit të Përgjithshëm, Mehmet Shehu ka shprehur pendesë, edhe Enver Hoxha në një letërkëmbim me të e ka kritikuar. Ju vetë si e gjykoni atë vendim dhe si e gjykoni sot?
Edhe në atë kohë që kam qenë i ri e dënova sepse robërit nuk duhej të pushkatoheshin në mënyrë masive, po duheshin diferencuar, sepse mua, për shembull, më ka rënë rasti që në zonën e Beratit dhe Skraparit kemi zënë shumë ballistë të Abaz Ermenjit, por bëmë diferencim, kush është eksponent dhe kush është komandant që ka bërë terror te fshatarët… Prandaj këtë e dënoj edhe unë, këtë terror që ka bërë Mehmet Shehu me shtabin e tij. Por nuk vrau Mehmet Shehu, siç thonë disa gazeta sot, që mori revolen dhe i qëlloi, jo. Ishte toga e ekzekutimit për këto punë, e cila veproi pas urdhrit të tij.
Po kur i zinit robër, a i pyesnit ballistët se përse po e bënin këtë që po bënin dhe a e pranonin ata që po luftonin krah nazistëve në fakt?
I pyesnim, por ata na takonin, puthnin e përqafonin dhe unë i pyesja: “Pse ke shkuar me ata?”.
Si përgjigjej?
“Na gënjenin ata, na jepnin nga një kuintal me misër për fëmijët që kishim pa bukë në shtëpi”.
Po fakti që ata nuk iu përgjigjën thirrjes së Mehmet Shehut për t’u bashkuar me partizanët, tregon se ishin të pasqaruar apo të bindur tërësisht për rrugën që po ndiqnin?
Ata jo vetëm treguan, por e thanë hapur. Nuk i vranë të gjithë me të drejtë, por kishte edhe të padrejtë. Edhe në mbledhje ne thamë që nuk u bë mirë që u pushkatuan masivisht…
Si u pushkatuan? Si u vranë?
Janë pushkatuar në Fier-Shegan dhe në një fshat tjetër.
Sa ballistë?
Po nuk e dinim të saktë numrin, se atëherë nuk kishte evidenca, por populli ka qenë i gënjyer që në atë kohë. Balli Kombëtar nuk bënte luftë, por populli i besonte sepse ishte “balli i kombit” dhe do ruante kombin. Balli Kombëtar kishte qeverinë këtu në Tiranë, kishte xhandarmërinë, milicinë dhe prisnin çlirimin e Shqipërisë që Amerika t’u jepte të gjitha të mirat dhe do rronim e do hanim me lugë të florinjta. Këtë e bënë edhe parullë të tyren, por pastaj eksponentët e Ballit Kombëtar ikën në Perëndim të gjithë: Abaz Ermenji në Francë, Ali Këlcyra në Paris, ata që na dezertuan ne. Staravecka, për shembull, ishte me ne komandant batalioni, iku e erdhi në Tiranë komandat qarku, dhe pastaj në Paris. Pse ikën këta nga Balli Kombëtar dhe i lanë fshatarët në mes të rrugës? Dënimet janë bërë dhe unë i dënoj sepse u bënë masive, por sot dënoj Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, i cili i di mirë këto fakte, por përkrah politikën e tij në këtë kohë.
sepse vrate aq pak antishqiptare qe sot luajn rolin e partise Palles Demokratike LSI-se Republikane etj
shkerdhata te njerezimit ,
po shkaterrohet Shqiperia sot ala .
Dje quheshin ballista e zogista ,sot kane ndryshu emrat ,ne pd,lsi,republikane etj ,
pra kann ndryshu vetem Lukun e jashtem ,por ne brendesi jane po ata Balliste ,tradhetare ,kriminele,hajdute,
antishqiptare ,sepse e kan ne gjake shkaterrimin e shqiperise .
#Per aq kohe ,sa Shqiperia naive , te jetoje me helmin ne trupe ,
vuajtjet e saja do shtohen ,sdo ket sherim ,por lengim te perjetshem
si i ktheni historine ju ekmeret ekuq krimimela..i ke thone te gjitha vetem dy gjona sjane ne venin e vet. e para emrin duhet ta vesh per serbine. e dyta politika sotme osht pjelle e ppsh ..se ju jemi mjeshtra per kto gjona krimet i keni bo ju po fajin e kane tjeret
-dilnim vullnetare per te luftuar armikun…..e ne realitet vrisnin shqiptarin,
kete e treguan dhe mbas clirimit me luften e klasave.
Lugati eshte nje fantazme , krijuar nga njerezit , pra eshte
nje hic , ashtu si je djhe ti , nje cope idjot , hic !
qeka nrejt propoganda enver hoxhes nga vorri sa fallco jeni o plera e nxorret nga cilindri ket plere tu pyt ballistin pse jeni me ata?ballisti pergjigjet epo na japin nje thes miser…pupupupu mjeshtra jeni..po verte kujtoni se i beso njeri kto prralla
Ç’është ky injorant qe flet si neper librat e klasave fillore?
Lexoni emrat e shtabit, të gjithe armiq qe i vrau Enveri
Ky birbo çaprashit kot se koti. Shifrat,emrat ngjarjet i ka me të degjuar
Mero
Pash Zotin mos fusni te tilla palaçolleqe se e ul shume nivelin e gazetes
Mir e ka vallaj.
Ku qendro ndrryshimi ktu !
XHAFERR PER XHFAERR ,partizonin e qujn peci ,tjeterin xheva,
por qi te dy dhjesin ne te njeten dere .
po jeni te gjithe vllazen mer amon ,
kush ballist e kush partizon,
zhvishni rrobat qe ju ngatarrojn ,
e lini bath’t t’ju a pallojn
Nuk e lexova te tere intervisten se me erdhi per te ndyrur. E lexoni, ish partizanin e cetes se morrave. Nje here thote i beme prite gjermaneve, nuk u doli me sukses, pastaj heren e dyte u doli, sepse sulmuan naten . Bir Hazbi bir, ke te qaja nene Zyraja me pare (jo ajo e dhise vetme qe therri per komandatin). Kodoshat e kuq e kane shkruar historine ashtu sic u ka dashur menderja, por qe te gjitha jane gjepura, dhe genjeshtra. Ptu leckamane te ndyre,. qe e cuat vendin 500 vjet prapa botes.
RESPEKT Z.Xhafer Peci, per ju dhe per te gjithe ata qe luftuan kunder Okupatorit….si dhe gjithe ATA NJEREZ TE THJESHTE QE NDIHMUAN NE LUFTEN NACL-re….Kur shikoj dhe Lexoj Intervisten e Kryetarit te Ballisteve Arturit-Inxhinjerit te Deshtuar me vjen per te Vjelle….
Hajde edhe Artur Roshi..Kryeetar i Ballit….ik O ARTUR…se te Njohe qe STUDENT..dhe i di “Trimerin” dhe Pjekurine tende Politike,,,,legen…
O xhaxhi partizan!a eshte e vertete qe mehmeti ka therur si qingj ne qafe nje ballist se mua ashtu me ka thene nje deshmitar i atjeshem kete me thuaj e jo dokrra dekoratash.dhe e dyta a eshte e vertete se ju zagare u premtuat se do ju falej jeta po te dorezoheshin?
Duhen pushkatuar ca te tjere per tradheti.
Ata te 67 jane ekzekutuar nga forca e popullit .
Moren anen e armikur dhe ate rrjedhe qe pati pasoja.
Respekte!
Ne fund te fundit dicka del e qarte, Balli bashkepunoi me pushtuesin dhe kjo i ve tapen muhabetit. Te tjerat jane ngjarje qe kane ndodhur, ndodhin e do te ndodhin ne cdo kohe e gjate cfaredolloj konflikti te armatosur. Mehmeti duhej denuar pas lufte nqs pushkatimet kane qene pa gjyq. Por nje gje duhet patur parasysh nga kushdo. ne kohe lufte jane ne fuqi gjykatat ushtarake dhe ligji ushtarak per kedo qe dezerton apo tradheton apo bashkepunon me pushtuesin dhe nqs te gjen fajtor, ligji ka vetem nje opsion, te fut plumbin ballit. Nuk ka pordhe ne kohe lufte, ngrite armen kunder meje, vendit dhe popullit tend une te coj ne p**h te semes. That’s it. Pastaj i shpelafte mortja, si ka munci 3000 balliste vajten e u dorezuan si pulat para partizaneve brekegrisur, po ata ishin dhe balli i kombit, ajka e kombit, trimat e kombit. shume keq.
o komunista, o felliqesira te kombit!
Ballistat ishin njerez analfabete dhe injorante.Ky xhaxho me shoket e tij kishin shkollen e mesme.
Lufte te madhe paskan bere ne Lushnje paskan vrare nje gjerman, se te tjereve u rruajten bishtin………po boll e genjyet kete popull, ik e ha ndonje luge trahana ne mengjes o xhaje
Trathetaret mbeten gjithmone te tille sido qe te ndryshojne koherat AKTORI I MADH MIRUSH KABASHI ka thene qe bishti i qenit mbetet bisht qeni ballistet e merituan nje perfundim te tille sepse bashkpunimi me okupatorin nuk ka rruge tjeter sepse keta e donin pushtetin te dhuruar nga qelli. dhe masakra qe u be ne lushnje nuk qe e drejte por kur ju be thirrje te bashkoheshin me clirimtaret ata refuzuan duke se derr behem dhe me partizanet jo atehere ata moren denimin e merituar si bashkpuntor me gjermanet Dhe tani ky palo president i dekuron si martire dhe kur te mbarohen keta sahan lepires te dekuroje HAJDUTET E XHEPAVE se dhe keta kane kontribuar per clirimin e shqiperise.
Po si mor pasardher te dhjere te ballisteve, paska bere gabim Mehmet Sheu qe ka dhene urdher per t’i vrare. Jo 67 , po 267 te vrisnin, bashkepunonin me pushtuesin, vetem qe benin udherrefyesin ,jane e do te jene tradhtare sa te jete jeta. Barazohet xhaxhai im qe ka rene ne lufte 19 vjec me ballistet e qelbur qe luftonin per te marre pushtetin, se u be dei kos e ata luget gati. E urrej ate maskara qe per fatin tone te keq e kemi pres te Republikes qofte edhe per kete faj te madh qe nenshkroi dekorimet e ketyre tradhtareve te kombit. Lavdi perjete emrit e vepres madheshtore te partizaneve e sot veteraneve te LANC- it.