Kryeministri Edi Rama reagoi pas takimit të mbajtur në Kryeministri me ambasadorë të rëndësishëm që janë të atashuar në Tiranë, duke thënë se është diskutuar për luftën për parandalimin e kanabisit dhe dhe suksesin e policisë ndaj këtij fenomeni.
“Takim i dobishëm me miq, partnerë, përfaqësues të huaj në vend, për suksesin e represionit policor dhe sfidën e parandalimit të kanabisit!”, shkruan Rama.
Prej orës 17:00 në zyrën e kryeministrit Rama u zhvillua një takim mes tij dhe ambasadorëve të huaj që zhvillojnë aktivitetin në vendin tonë.
Në këtë takim morën pjesë edhe ministrat e kabinetit, përkatësisht Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.
Në këtë takim u diskutua për çështjet kryesore në Shqipëri, siç janë reformat dhe lufta kundër kanabisit.
Ndërsa pjesë e këtij takimi ishin ambasadori amerikan Donald Lu, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin si dhe kryediplomatë nga vende të rëndësishme evropiane.
SUKSESET E SOCIALIZMIT,TE eNVEReDVIN rAMES.bRAVO, kOLUMBIA bALLKANIKE!
Po mire se beri mbledhje me ambasadoret ne Tirane; po ne Gjermani kur ishte per premtime??!