Replikat me Athinën, analistët komentojnë qendrimet e Ramës

3 Nëntor 2016, 20:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shpërtheu siç kishte premtuar ndaj sulmeve që i kanë ardhur nga Athina për zhvillimet në Himarë. Duke anatemuar të shkuarën, kur shqiptarët detyroheshin të ndërronin emrin, ai paralajmëroi se kjo epokë kishte marrë fund dhe se në Himarë do të këndohet vetëm shqip. Ai akuzoi drejtpërdrejt Vangjel Dulen se qëndron prapa ngjarjeve në Himarë, të cilat – siç tha ai, – po i përdor për të bllokuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Por për analistët, retorika e kryeministrit nuk është nacionaliste. Afrimi i zgjedhjeve politike në vend, por edhe mundësia e zgjedhjeve politike në Greqi, duket se akomodojnë sipas komentatorëve, këtë rritje temperature në deklaratat mes dy vendeve.

Mero Baze: Në thelb nuk kanë, ose nuk përmbajnë thelbin e problemeve shqiptaro-greke. Shqipëria dhe Greqia kanë mjaft probleme me njëra-tjetrën. Kanë probleme të historisë, probleme të ristrukturimit të plagëve të saj, të gjenocidit çam, të ligjit të luftës.

Preç Zogaj: Është shproporcionale si retorikë, në të dy krahët mund të them, në raport me problemet që ekzistojnë midis dy vendeve.

Mero Baze: Edi Rama, natyrisht që ka një serbesllëk – do ta thoja unë, – në raport me Greqinë, edhe si tip politikani. Ndoshta është politikani më pak i ndikuar nga raportet me Greqinë në karrierën e tij politike. Situata e tij elektorale dhe fakti, që Edi Rama e di mirë se kush ia bën këtë; pasi nuk është një gjë që vjen nga Greqia, por është një gjë që shkon nga Shqipëria në Greqi dhe kthehet prej andej me postë; e ka nervozizmin me këta që i postojnë këto gjëra në Greqi dhe i kthejnë prej andej ato si gjëra të Athinës. Pra, Edi Rama e di që nuk është duke folur me Athinën. Di që është duke folur me këta që ia çojnë gjërat Athinës.

Preç Zogaj: Unë do të doja që kryeministri të mos ekspozohej në vijën e parë. Nuk do të pëlqeja, që të jetë kryeministri ai që të flasë, të jetë protagonist në këto lloj deklaratash. Nëse ka një plan që na çon drejt heqjes së ligjit të luftës, të na e thotë. Ne mbështesim kryeministrin e vendit tonë.

Mero Baze: Ka një afrim të fortë të Partisë Socialiste (PSSH) me partinë e komunitetit çam në Shqipëri (PDIU), e cila ngjall nervozizëm në Greqi. Pra është një situatë elektorale në Shqipëri, ku PS-ja është më afër me PDIU-në, ndërsa PBDNJ-ja po shkon më afër me opozitën. Dhe e gjitha kjo ka prodhuar këtë tension, që është në nivelet e ulëta në Greqi, nuk është në nivelin e qeverisë greke.

Preç Zogaj: Unë mendoj që e majta greke nuk e ka në favor, sepse e majta greke nuk është shumë nacionaliste, në kuptimin e mbylljes në ato skemat e nacionalizimit të vjetër, por as e jona jo./ TCH

7 komente në “Replikat me Athinën, analistët komentojnë qendrimet e Ramës”

  1. Zhelani says:

    Sa mekate eshte te duash Memen Shqiperi.
    Ai qe flete me dashuri respect per Memen Shqiperi dhe u tregon plaget e dhimbjes shkaktareve quhet nacionalist i semure, arrogant politik, egoist e te tjera epitete.
    Kryeministri I sotem Edi Rama eshte ne pozicionin e tij me te mire, me te ekulibruar si ne pune dhe politik
    Bizantino- Otomanet nuk e pelqejne Kryeministrin Rama se gjithe kohen kane kerkuar perkuljen e shqiptareve.
    Kohet kane ndryshuar dhe me mire me kete kohe eshte Kryeministri jone I nderuar Z. Rama I cili mere perkrahjen
    tone pa rezerva.
    Zoti Rama nuke eshte anti grek si kerkojen ta pershkruajne keqedashesit. Ai e respekton e nderon kulturen greke, per ate culture qe ka
    ndikuar ne boten perendimore. Ai e njehe e nderon c’do te mire greke, por ne te njejten kohe nuke ri pa ua thene ne sy arogancen, injorance. mefshtesine e disa kolltukofageve.
    Ne e duam e respektojme te bukuren, te miren te zgjuaren greke, ndersa te shemtuaren kriminele e shikojme me percmim.
    Z. Edi Rama eshte duke punuar mire ne te gjitha drejtimet e per kete ne na takone ta perkrahim e jo te bejme te kunderten blla blla blla boshe.

  2. Lulo Labi says:

    Edi Rama sua trimi
    me fjale te renda burri
    i tha grekut: hajt, gamisu!
    se ketu ka zot hauri.

    U tha grekeve te pagdhendur
    Ju rrefej une Historine:
    Akropolin kush e mbrojti?
    Kush u solli Pavarsine?

    Greqi e vjeter me vule
    dhe kulturen qe e polli,
    humbi si shurra e pules,
    e pllakosi Anadolli.

    Mbi tempujt e lashtesise
    minaret ngriti Sulltani
    arvanitasit me flete
    su tunden nga istikami

    Ishin trimat arvanitas
    bijt e Sulit vetetime
    edhe bemat e Aliut
    qe ju sollen pavarsine

    Nga pellazget vodhet mitet
    dhe Zotat e Ilirise
    fustanellen pale pale
    ja grabitet Laberise.

    Edhe djathin feta feta
    edhe mishin qe pjek helli
    I moret hua nga fqinji
    e ka then Aristoteli

    Edhe detin e grabitet
    Tani doni dhe Himaren
    edhe per kosin prer me thike
    ktej nga ne e moret faren.

    Me politikane te shitur
    me fytyren bere sholle
    helenizimi i jugut
    ca vite u shkoi fjolle.

    Me kocka pleqsh e femijesh
    ngritet varre per ushtare
    karten e Vorio Epirit
    na e tundni si te marre.

    Tani mjaft o fqinjet tane!
    S’ jemi me argatet tuaj
    kufirin u ve tek thana
    per Evropen nuk e rruaj.

    Ju shpiket kalin e drujte
    bashk me te shpiket dredhine
    Ne ne shekuj nuk u shuam
    kemi shpikur Trimerine!

    Prandaj miqt e mi gjitone
    mos u fryni kot se koti
    borxh na keni Camerine
    do shkoj haka tek i zoti !

    Keshtu foli Edi Rama
    Te vertetat i rrefeu
    Grekeve u kalli daten
    Porsi turqve Skenderbeu.

  3. Besarta says:

    Po ambasadoret o muter kane te drejte te bejne ligjin????
    jeni bere si nje kurve ne fshat qe pse nuk ia le vetem pederastit te lagjes e mendon veten te ndershme …

  4. Besarta says:

    Po ambasadoret o muter kane te drejte te bejne ligjin????
    jeni bere si nje kurve ne fshat qe pse nuk ia le vetem pederastit te lagjes e mendon veten te ndershme …..

  5. zhaku i pamposhtur says:

    or zotërinj bëhuni pak më serioz se e fëlliqët fare..për replikat që bën rama me athinën duhet të flasi dikush që i njeh mirë gjerat e qe ka edhe kmpetenca për të bër një vlerësim të drejtë pra një diplomat një atashe apoambasadori shqiptar në athinë..kanë të drejt të huajt që tallin bythen me ne sepse ne nuk të krijojmë idenë që kemi shtet ligjor por dukemi si shtet bananesh ku gjithkush mund të kërcej si majmun e të bëj kompetwntin..a ju kujtohet enveri kur shkonte vizita nëpër miniera e u jepte mendt minatorëve se si duhet të punonin?apo kur shkonte nëpër fshatra? e pra këtë gjë nuk duhet ta bëjmë duhet ta përjashtojmë atë enverin e vogël që kemi brënda vetes dhe pëtgjigjemi për atë që njohim e të mos hapemi si gjermani se do ta humbim betejën..ti mero psh po të merresh vetëm me punët e gazetës tënde atëhere ky forum do të kishte diçka nivel më të lartë dhe nuk do të kthehej në beteja sharjesh e as në bodrum janullatosh prandaj dhit njëherë atë punë që ke marr përsipër pastaj po të doli koha bëj analistin sepse populli thotë që dy kunguj nuk mbahen dot në një sqetull..

  6. tema says:

    Dhe vëndi yn mund ti prish punë Greqisë me fmn bce dhe bankën botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje