Identifikohet vrasësi i punonjësit të karburantit në Sarandë, përdorues droge

6 Nëntor 2016, 12:15Kronika TEMA

Policia ka identifikuar vrasësin e punonjësit të karburantit në Qafë-Gjashtë, në Sarandë. Deri tani janë publikuar vetëm inicialet e tij, A.K, 27 vjeç.

Vrasësi përflitet është një përdorues droge dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që ai ka kryer grabitjen e karburantit, ku mori 60 mijë lekë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04;00 të mëngjesit të sotëm. Grabitësi ishte i armatosur me një çifte, me të cilën qëlloi për vdekje punonjësin e pikës së karburantit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje