ISIS njohur si shteti islamik në internet ka krijuar dhe agjensinë e lajmeve në gjuhën shqipe.
Me një portal me video e foto ku shfaqen pengje të ekzekutuar e koka të prera, ISIS i drejtohet ndjekësve në gjuhën shqipe.
Postimet në portal, video, foto e propagande
Shteti Islamik, ISIS krijon portalin e tij të lajmeve në shqip dhe nëpërmjet faqes hilafetialb.wordpress.com ka nisur postimin e video-mesazhe dhe lajmeve nga ISIS, raporton ReportTv .
Siç dhe shihni në këtë faksimile të faqes në gjuhën shqipe mundësohen video, foto postime komente e të dhëna të ndryshme ndërsa në krye të saj faqja është e dizenjuar me foton e udhëheqësit të shtetit Islamik Emirul Mu’minin Ebu Bekr el-Baghdadi dhe mesazhin Hilafeti e flamurin e ISIS.
E njëjta faqe krijon dhe lidhjen me rrjetin social, Facebook ku nuk mungojnë postimet e fundit dhe për bilancin e të vrarëve që ka shkaktuar ISIS.
E teksa kjo faqe ka arritur të krijohet në gjuhën shqipe me lajme e komunikime zyrtare të ISIS, mister mbetet fakti se si ajo është krijuar dhe ka arritur të ketë sukses me shumë ndjekës e komente pa u diktuar nga agjencitë ligjzbatuese.
Faqa është e krijuar në një platformë wordpres ndërsa për të gjithë përdoruesit e saj që kërkojnë të informohen në kohë reale nëpërmjet telefonit kërkon së pari një regjistrim.
Më 4 nëntor, vetëm një ditë më parë ky portal ka publikuar në gjuhën shqipe dhe fjalën e Emirul Mumininit Ebu Bekr el-Bagdadi: “Kjo është ajo që Allahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve”.
Por, referuar postimeve nuk mungojnë as foto e video me përmbajtje të rënda pas ekzekutimit të pëngjeve, të cilët sipas kësaj faqe cilësohen tradhëtarë.
Pritet qe SHISH- Policia te zbulojne adminin
Mbetet për t’u parë nga Shërbimi Informativ i Shtetit, njësia antiterrorist apo nga Policia të zbulojnë se si është krijuar kjo faqe, kush e administron në gjuhën shqipe dhe nga ku prodhohen informacionet që transmetohen për ndjekësit e ISIS dhe në vendin tonë.
Vetëm një ditë më parë në burgun e Vaqarrit gardianët zbuluan një pikturë në qelinë e të dënuarit I.Gj, pikturë e cila alarmoi sigurinë në këtë burg.
Ikni mer muter, larg Shqiptareve she Shqiperise.
ALLAHU AKBAR,bismilahi rahmani rahim idriz demi muhedin.
trgfagos ka te drejte
trgfagos ka te drejte ..
hahaha,tfgs perhere ka pat te drejte por kane qene korraket sunitoshqipfoles [plehrat arabe] qe degjenerojne me komentet e tyre hipokrite …………….duke luajtur ”shqiptarin autochtonus”!!!
I permbahem thenies magjike[te cilen jo rastesisht e ka cituar nje mysliman] se : ”……po te gervishesh sado pak nje mysliman shqipfoles ,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit………………….!
ha ha islamiket e irakut dhe sirise duan mbeshtetjen e vellezerve te tyre turko albano kosovistan islamik un do thosha gjaku ju theret cprisni shkoni te gjithe ne kete kaoze qe i ka mberthyer vellezrit tuaj muzluman,ata kot nuk i bejne thirjet ne gjuhen shqipe ua kane per nder angazhimin e deri tanishem me trupa te fryre tere muskuj ne version xhak noris stalone dhe koka cepa cepa,mos haroni te merni grate dhe femijte mbase pasrohet ndonjecike gjendja aktuale dhe ketu,allahu akber per kamber
per ju myslimanet behet kjo perpjekje,qe te ju rekrutojne.Ai qe ndjen afersi me ata kriminel le te behet mish per top ne emer te Allahut ekber.RRace e poshter nga skutat e mesjetes se erret.Ata qe lejojne kete propagande te dalin para drejtesise.Kushedi se sa i kane paguar,klyshet.
Na rrofsh o ISIS , ta pacim borxh , kur te gjejme ca arme te tjera te kohes te xhaxhit do ua japim Amerikaneve qe tua shesin ju.