Policia e Vlorës deklaroi sot se ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet V.Ç, pasi dyshohet se 41- vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij adoleshente.
Vajza 17-vjeçare, siç raporton News 24, është përballur me një histori tronditëse.
Pas përdhunimit, ajo ka ngelur shtatzënë, por është detyruar ta abortojë atë, për shkak të deformimit.
17-vjeçarja ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga i ati pak muaj më parë dhe fryt i këtij përdhunimi dyshohet se ishte edhe foshnja që mbante në bark.
Nën shoqërinë e tezes dhe me ndihmën e nënës ajo ka vendosur të denoncojë të atin.
Fetusi i abortuar pritet t’i nështrohet ADN-së, për të zbuluar atësinë, ndërkohë që mësohet se 17-vjeçarja vijon të qendrojë në maternitetin e Vlorës në kushte të rënda psikologjike.
Në një prononcim për News 24, nëna e vajzës tregon për shtatzaninë dhe peripecitë e të bijës deri në abortim por edhe problemet që ka shfaqur më vonë.
“Kohët e fundit vajza nuk po ndihej mire, bëri testin, rezultoi shtazënë. Ne e çuam në spital por fetusi ishte me deformime dhe mjekët vendosën që vajza ta abortojë fëmijën. Pas abortit vajza ka paraqitur probleme shëndetësore”,- tha ajo.
Kjo është arsyeja që shqiptarët mos te shahen nderveti në bazë të krahinave si kalamajtë se kriminel e njerëz të prishur ke në çdo vend,ashtu siç edhe njerëz të mirë.