Komisioni Evropian pritet të publikojë zyrtarisht të mërkurën vendimin lidhur me rekomandimin lidhur me çeljen e bisedimeve mes BE dhe Shqipërisë. Në prag të dhënies së këtij vendimi, dy eurodeputetë që kane ndjekur prej vitesh ecurinë e Shqipërisë dhe raportet me BE-në, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan flasin ekskluzivisht për Televizionin Publik Shqiptar.
Intervistat zbardhin qendrimet politike të eurodeputetëve për Reformën në Drejtësi, akuzat e opozitës për drogën, për zgjedhjet e ardhshme dhe vendimin e pritshëm të Komisionit Evropian.