Ballsh, shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur rëndë

10 Nëntor 2016, 23:45Kronika TEMA
Ballsh, shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës, 1

Një shpërthim masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh rreth orës 23:00, ndërsa 1 person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Lajmin e konfirmoi vetë, kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj në një komunikim me mediat.

Ai tha se nga shpërthimi fatkeqësisht ka humbur jetën një punëtor, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi ka shkaktuar një zjarr me përmasa të mëdha. Banorët kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e zjarrit rrezikohet sektori i reaktorëve, ndërsa është bërë thirrje për ndihmë.

Sipas raportimeve të para shpërthimi ka ndodhur në sektorin e fundit të hallkës së përpunimit të naftës, pranë reaktorëve kimikë.

Në vendin e ngjarjes ka shumë ambulanca, si dhe forca policie. 

6 komente në “Ballsh, shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur rëndë”

  1. Artan says:

    Ky eshte sabotim ekonomik. Shikoni Berishen me gangsteret e tij, plus fqinjet.

  2. I activated sali kerma kermattttt

  3. Armando says:

    Saliu e Shiti rafinerine e Ballshit tek Rezart Taçi , Taci e vodhi spagoi asnje takse, Ua rishiti Azerbajxhanasve, ata nxorrjen leket dhe fitimin e tyre nga mashtrimi qe u beri taci dhe iken pa len gjurme duke i len puntoret ne mëshirë te fatit per 1 vit e gjysmë pa asnje rroge , Rama ia besoi Besos Tajvanit administrimin e Rafinerisë hahah besos me 4 klase shkollë, Dhe Rilindja i vrau me heshtjen dhe mos veprimet e tyre si kur administrohej nga azeret ashtu edhe kur ata iken.

  4. Filloj fushata e tritolit !……..

  5. sulo pirun plug zdrukthi pri sukthi says:

    vari kart!
    se mos esht prona ime! le ta shuj zjarrin pronari. mu s m hy gjo n xhep,u dogj apo u poq rafinerija. ka apo s ka naft. in s kam makin dhe s m duhet nafta. kush ka dhe kujt I duhet le t shkoj ta shuj zjarrin. pronari duhet t paguj zjarrfikset per punen qe ato bejn. e jo te marri sherbim falas.
    osht kapitalizem plak s osht komunizem qe thoshim “ndihmoni shtetin”!
    tash s ka mo shtet. ka vetem pron private. privat. ai osht shteti. kush s ka pron osht kot. dhe ata qe jan kot jan shumica. prandaj pronaret te mos presin ndihm nga ata qe s kan prona.
    ata thon “vari kart! s m hy gjo n xhep mu”!
    shumica e shqiptarve thon “ala se ka marr zjarri komplet shqipnin? as na plas loqja e carit!”
    edhe neper bot ata qe s kan prona kshtu thon “vari kart! as m hy as del gjo nga xhepi”!
    sepse ky kapitalizmi paska qen nji kurv bythqire. nuk esht per t gjith. esht vetem per disa. per ata qe shkerdhatnisht bejn prona. prandaj atyne “,ju q!fshin pronat.”

  6. Ortopedi says:

    Ndodhi po pse dhe si ndodhi? ! Iu fik jeta nje fakir fukaraj,la jetime 5 femije.
    A ka hetime per kete ngjarje,askush nuk thote.Madje nuk pame as reagimin me te vogel nga ata qe detyrohenper transparencve. Nje grup punonjesish e ishpunonjesish te Uzines thone
    se shkaku eshte tek urdheri nga lart per te rifilluar punen,pa bere me perpara kualidimin e provat
    ne Uzinen e ndalur prej kohesh. E pra jovetem se duhet qe Prokuroria te filloj hetimet por edhe te
    vendosi ato qe i quan masa sigurimi personal ndaj personave pergjegjes, qofte edhe ndaj Ministrit te
    linjes nese eshte ai urdherdhenesi. Futen ne burg njerez per nje shkelje te lehte dhe kur nuk ka
    humbje jetesh,po ne kete rast pse te mos arrestohet e hetohet ne gjendje te tille urdherdhenesi?!
    Sipas specialisteve te fushes (ata qe reformat e herepashershme i nxjerrin anash apo me gjuhen e moderuar
    ne asistence) thone se eshte vetem zoti qe nuk shpertheu e tere Uzina dhe te ishte nje “Gerdec ” tjeter.
    Teksa qeverisesit e soteme erdhen ne pushtet , vec te tjerave me iden e venies para pergjegjesise te fajtoreve te Gerdecit, duhet ta manifestojne ndjeshmerine(nese vertete e kane) per raste te ngjashme si ky,qofte edhe ne permasa shume me te vogla.
    Ja ne kete menyre shihet nga populli se kush jane ne te vertete. Jane demagog apo shtetare dinjitoze.
    Minimalisht dikush duhet te jape doreheqjen. Perndryshe mos u fryfshin dhe ju ngelshin ne gryke ato
    qe marrin nga gjaku i ketij populli ,si pushtetare ashtu edhe “biznesmenet” e pangopur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje