Një 69 vjeçar, banues në Kavajë, është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka marrë një vajzë 10 vjeçe në banesë dhe ka kryer veprime të turpshme.
Kallzimi është bërë nga ia ati i vajzës më 8 nëntor, ndërsa ndalimi i Lik Çaçës është bërë më 9 nëntor.
Njoftimi i policisë:
Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pas kallëzimit të shtetasit SH. D., se më datë 08.11.2016, vajzën e tij 10 vjeçe, Lik Çaça, e ka marrë në banesën e tij, ku më pas ka kryer veprime të turpshme me vajzën e mitur.
Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Vepra të turpshme”, parashikuar nga Neni 108/1 i Kodit Penal.