Moti i keq i ka marrë jetën një personi në fshatin Sukë të Këlcyrës.
Kastriot Spahiu, 50 vjeç, ka qenë duke rregulluar çatinë e kasolles, por për shkak të erës së fortë llamarinat janë ngritur duke e goditur.
Ai është viktima e parë nga moti i keq që ka mbërthyer gjithë Shqipërinë ditën e sotme.