Itali/ Shqiptari theret me thikë, i dyshuar një shtetas rus

7 Nëntor 2016, 18:05Kronika TEMA

Mëngjesin e sotëm një shtetas shqiptar është goditur për vdekje me thikë në Viareggio të Italisë.

Shqiptari që ende nuk është identifikuar ishte i pastrehë dhe është sulmuar me thikë.

I dyshuar është një shtetas rus që është tashmë në hetuesi.

Shqiptari, rreth të dyzetave, është goditur në qafë dhe kokë me thikë.

Policia italiane po merr dëshmitë e kalimtarëve dhe banorëve të zonës për të krijuar ide më të qartë rreth ngjarjes.

1 komente në “Itali/ Shqiptari theret me thikë, i dyshuar një shtetas rus”

  1. Erions says:

    O Zoti Mero
    Te lutem shume e kam shkruar edhe njehere kete gje rregulloni redaktimet e shkrimeve …nje njeri vdes nga “vrasja me thike” aman se po i vdisni njerezit per heren e dyte; imagjinoni familjaret, fisin e te ndjerit qe lexojne shkrimin e “shkrimtareve” te tu dhe me termat tuaja i tmeruat a thua nuk u mjafton fatekeqesia qe u ka ndodhur…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje