Pezullohet drejtori i burgut të Fierit, urdhëronte të dënuarit t'i lanin makinën

7 Nëntor 2016, 15:22Kronika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar pezullimin e drejtorit të Burgut të Fierit, pas publikimit të një video, ku të dënuarit lajnë makinën e drejtorit dhe të administratës së burgut. Manjani është shprehur se Burgu nuk është një institucion privat.

“Burgu nuk eshte nje institucion privat. Cdo i burgosur duhet trajtuar me dinjitet si cdo person tjeter. Vijimi i procedurave administrative ndaj ketij rasti pas kthimit te Ministrit Manjani”, thuhet në një reagim të ministrisë së Drejtësisë.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas publikimit të videos në televizionin News 24 ku shfaqen disa të burgosur në IEVP Fier duke larë makinat private të drejtuesve të institucionit, ju bën me dije se:

Në mënyrë të menjëhershme nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm është marra masa e pezullimit nga detyra të drejtorit të IEVP Fier Arjan Hasani.

Pezullimi i drejtorit është vendosur për një afat të pacaktuar deri në zbardhjen e rrethanave të kësaj çështjeje.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e konsideron shkelje të drejtave të personave me liri të kufizuar dhe ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme një hetim të thelluar për rastin në fjalë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duke falënderuar televizionin News 24 për transmetimin e kësaj videoje i bën thirrje dhe fton median që të pasqyrojë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të çdo Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Krahas detyrave të veta funksionale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve çmon transparencën me median dhe publikun, të cila ti konsideron prioritare të punës së saj.

1 komente në “Pezullohet drejtori i burgut të Fierit, urdhëronte të dënuarit t’i lanin makinën”

  1. tfgs1 says:

    largoni HASANET sunite or shiits nga postet dhe sherbimet publike,pasi nga vet natyra jane rrace rrumpalle,kriminele,shkeles dhe moszbatues te ligjit duke e pare karriken zyrtare si nje privilegj te falur nga sulltani…………..lloji i kafshes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje