FOTOT/ Vrasësi shqiptar, që lëviz i lirë në rrugët e Britanisë

7 Nëntor 2016, 10:47Kronika TEMA
FOTOT/ Vrasësi shqiptar, që lëviz i lirë në rrugët

Ai është dënuar me 15 vite burg në Shqipëri, por një vrasje të kryer në Shkodër në vitin 1998.

Por, 45-vjeçari Ardian Rragami lëviz i lirë në rrugët e Britanisë.

Në qershor të këtij viti Daily Mail zbuloi që Ardian Rragami, 45 vjeç, ishte kthyer në Britani 4 vjet pasi u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin prej 15 vjetësh burg për një vrasje.

Pas raportimit zyra e emigracionit e arrestoi dhe nisi procedurat për ta dëbuar.

Por tani Rragami ka përfituar lirinë e kushtëzuar pasi vendosi ta apelojë vendimin për ekstradimin e tij të dytë. Një gjykatës nga Birmingham e la atë të lirë më 7 shtator.

Gjyqtari Esther Lagunju vendosi që ai të mbajë një byzylik elektronik dhe të mos dalë nga shtëpia nga ora 8 i darkës deri në 8 të mëngjesit.

Rragami është parë së fundi në Essex ku ai jeton me gruan britanike edhe dy fëmijët, me një cigare në dorë dhe i shkujdesur.

“Rasti i tij e thellon skandalin e vrasësve shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe, me autoritetet që tani po përballen me një beteje të kushtueshme për ta dërguar sërish Rragamin në Shqipëri”, shkruan Daily Mail.

Rragami, i regjistruar si shqiptar i Kosovës me emrin Ardian Gashi, kishte shkuar në Britani pas vrasjes së një personi në veri të Shqipërisë në vitin 1998. I arratisuri u martua me një grua të divorcuar në Londër në vitin 2002 dhe mori leje qëndrimi si azilant duke gënjyer se ishte nga Kosova.

Interpoli e zbuloi në vitin 2009 teksa punonte në ndërtim, në Essex. Në 2010 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 15 vjet. Por pasi e apeloi vendimin, Rragami u lirua në 2014 dhe u kthye në Britaninë e Madhe për t’u bashkuar me gruan et ij Chrysoulla Michaels, 46 vjeç dhe dy vajzat e tyre.

Në shkurt të vitit të shkuar ai u kap nga zyra e emigracionit, por u lirua në mars pas një aplikimi “për të qëndruar apo dëbuar”. Në qershor kur Daily Mail raportoi se ai kthyer sërish i lirë nëpër rrugë, u arrestua prapë derisa e apeloi çështjen.

Dhe sot ai lëviz sërish i lirë në rrugët e Britanisë.

Gjatë verës Daily Mail zbuloi dy shqiptarë të tjerë, të cilët ashtu si Rragami, ishin hequr si refugjatë nga Kosova për të hyrë në Britani.

Saliman Barci, 41 vjeç, ishte dënuar në Shqipëri në mungesë me 25 vjet burg për vrasje dhe tani po pret përgjigjen e Apelit për ekstradimin e tij.

Rasti tjetër është vrasësi i dyfishtë Avni Metra, 53 vjeç, gjithashtu i dënuar në mungesë me 25 vjet burg në Shqipëri.

Ai u arrestua në qershor pas 18 vjetësh që ishte fshehur në Britaninë e Madhe.

3 komente në “FOTOT/ Vrasësi shqiptar, që lëviz i lirë në rrugët e Britanisë”

  1. Albanistan em i dashtun says:

    Merruni me plehrat qe do ju mbysin aty ku jeni dhe mos u merrni me thashetheme sidomos me punet e drejtesise Angleze. Pastaj e zgjidhet ate punen e Gerdecit apo 4 deshmoret e bulevardit ju horrat e bulevardit. Ky artikull do kishte vlere pasi “vetingu ” te mos shperdorohej dhe Nishani sdo ishte akoma presidenti i leshit. Me keto merruni ju sidomos me avionat e Edscobarit pastaj i vjen rradha vete ketij “krimineli” qe e liruan per se dyti ne Shqiperi.

  2. says:

    Dhe belgjika është bizare në dënime ku dënon vrasësin me 43 muaj burg (rasti dursakut iliaz tahiraj) dhe dënon hajdutin e celularit me 4 vite burg

  3. Leone-53 says:

    Ky eshte perndimi qe disa qe se njohin (apo me mire nuk e “jetojne” ate) kane nostalxhi per kete Europe qe ne shqiptaret qe jetojme ne te e shikojme cdo dite qe eshte E SEMURE aq shume sa ne duhet te tregojme kujdes qe ajo “mos te vej ne Shqiperi ashtu si do ajo por si duam ne”.
    E kemi nje shans ne qe jetojme jashte tu tregojme shqiptarve nga FOLTORJA e Parlamentit me ane te perfaqsuesve tane, po qe se do te na krijohen kushtet ne kodin zgjedhor qe duhet te perfundoj ne fund te dhjetorit.
    Jam i bindur qe Rama nuk do na “lejoj” te flasim ne me gojen tone aty sepse e di qe nuk themi ato qe ai do per Europen e per gjithcka qe politika e poshter shqiptare ka “mbjell” per popullin shqiptar.
    Megjithate le te shpresojme!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje