U kap duke i ofruar ryshfet gjyqtares, arrestohet biznesmeni. 5 milionë lekë për të mundur Ministrinë…

7 Nëntor 2016, 10:24Kronika TEMA

Nuk ka zgjatur shumë ëndrra e një biznesmeni për të fituar ndaj Ministrisë së Energjisë dhe Industrise përmes dhënies së lekëve trupit gjykues, pasi nuk ka gjetur hapësira te gjyqtarët.

Kështu, arrestohet biznesmeni që i ofroi 500 mijë lekë ryshfet gjyqtares, duke ia lënë në tavolinë. Ervin Braho,

dosja e të cilit është dorëzuar në gjykata nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar në pranga, pasi ishte person i shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës njofton se dje specialistët e Seksionit të hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim Ervin Braho, 41 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të shtetases S. Gj., me detyrë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, se shtetasi Ervin Braho përfaqësues ligjor i një shoqërie, ka tentuar ti japë në formë rryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milionë lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore”- njofton policia.

Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion Aktiv të Gjyqëtarit Prokurorit, dhe funksionarve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319 të Kodit Penal.

 

Në janar të këtij viti, biznesmeni Ervin Braho, nga Pogradeci, u shpall në kërkim, pasi gjyqtarja Selvije Gjonçaj bëri kallëzim penal ndaj tij. Biznesmeni kishte hapur me kompaninë e tij një proces gjyqësor kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës.

Ai akuzohet se me qëllim që të siguronte një vendim në favor të kompanisë që drejtonte, ka tentuar t’i japë ryshfet gjyqtares, por është shpallur në kërkim dhe tashmë është vendosur nën akuzë në mungesë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ngjarja për të cilën akuzohet biznesmeni mësohet se ka ndodhur më 24 janar 2016, kur biznesmeni me iniciativën e tij ka shkuar në zyrën e gjyqtares dhe i ka lënë në tavolinë një zarf me 500 mijë lekë të rinj.

Gjyqtarja Selvije Gjonçaj kishte prej muajsh në shqyrtim padinë që kompania e Ervin Brahos kishte bërë ndaj Ministrisë së Energjitikës ku kërkonte dëmshpërblim financiar për një kontratë.

Në padinë e bërë në Gjykatën Administrative, kompania e biznesmenit akuzonte ministrinë se ka penguar ndërtimin e një HEC-i mbi lumin Mat, ku përfituese ishte pikërisht firma e Ervin Brahos. Pala paditëse ka qenë kompania “Albanian Hidropoëer 2013”, e cila hapi gjyq me ministrinë, pas anulimit të kontratës për ndërtimin e HEC-it në lumin Mat.

Gjatë shqyrtimit të padisë, mësohet se në proces janë ndryshuar tre gjyqtarë, derisa biznesmeni tentoi të jepte ryshfet te trupa gjykuese që po shqyrtonte çështjen në janar 2016. Pas ngjarjes së ndodhur e të denoncuar nga Selvije Gjonçaj, edhe kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga çështja, pasi njoftoi menjëherë Policinë sapo konstatoi zarfin e lënë në zyrën e saj.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, por biznesmeni arriti të largohej dhe më pas u shpall në kërkim me akuzën e korrupsionit. Gjyqtarja kishte kundërshtuar lënien e zarfit në tavolinën e saj, por biznesmeni 35-vjeçar ka qeshur dhe është larguar shpejt. Policia, kur mbërriti në vendin e ngjarjes, sekuestroi zarfin e pahapur në tryezën e punës së gjyqtares.

Si provë në dosjen e prokurorisë janë administruar edhe pamjet e sistemit të kamerave të vëzhgimit në godinën e gjykatës ku ka ndodhur ngjarja. Në këto pamje është veçuar momenti kur 35- vjeçari hyn i vetëm në zyrën e gjyqtares dhe pas disa minutave del prej aty e largohet me shpejtësi nga godina e Gjykatës Administrative. Pas përfundimit të hetimeve, tashmë pritet që të fillojë gjykimi i çështjes te Krimet e Rënda.

 

2 komente në “U kap duke i ofruar ryshfet gjyqtares, arrestohet biznesmeni. 5 milionë lekë për të mundur Ministrinë…”

  1. says:

    I japin lekët dhe më pas i bëjnë pyetje vetës së përse ja dhashë

  2. Mirush says:

    35 vjeç qe ngjan si 55, me barkun tek goja. Alamet biznesmeni qe i hedh leket dhe iken me vrap. Ja si keta cuba ka akoma plot verdalle, ndaj duhet ligji dhe reforma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje