Forca Detare kanë mundur të shpëtojnë 2 personat e skafit që ju mbaroi karburanti në afërsi të Sazanit.
Lexo.al solli pamjet nga operacioni kërkim-shpëtimit, ndërkohë që tani po ju sjellim foto dhe video nga shpëtimi i tyre.
Skafi privat i Jahajt është gjetur më shumë se 10 milje larg ishullit të Sazanit, ndërsa me të ka qenë edhe një tjetër pasagjer, sipas raportimeve të para i shtetësisë italiane.
Sot rreth orës 06.00 shtetasi Fatjon Jahaj ka informuar policinë kufitare se babai i tij, shtetasi Adrian Jahaj është nisur nga Italia drejt Shqipërisë me një skaf privat. Në distancën 10 milje në veriperëndim të Sazanit dhe në grykëderdhje të Vjoses i ka mbaruar karburanti dhe ka kërkuar ndihmë. Policia kufitare ka kërkuar ndihmë tek QNOD, duke vënë në lëvizje të menjëhershme Forcën Detare, e cila ka nisur për ndihmë dy anije, njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike është kërkuar ngritja e një helikopteri COUGAR që aktualisht është pjesë e operacionit të kerkim shpëtimit.