Policia vesh uniformën e re/Tahiri: Sulmohet se i shërben vetëm ligjit

7 Nëntor 2016, 13:03Kronika TEMA
Policia vesh uniformën e re/Tahiri: Sulmohet se i shërben vetëm

Policia e Shtetit ka veshur sot uniformën e re operacionale. Kjo për rreth 9 mijë punonjës policie, e ardhur si dhuratë nga qeveria turke.

Ministri i Brendshëm deklaroi se kjo nuk është një çështje veshjesh por dinjiteti.

Sipas Saimir Tahirit, punonjësit e policisë përpos mungesës së buxhetit, të infrastrukturës, mjeteve, teknologjisë dhe kushteve të punës nuk kishin mundësi të ndiheshin rehat dhe me rrobat e veta.

Duke iu referuar zërave kritik ministri Tahiri u shpreh se Policia e Shtetit është kthyer në institucionin më të besueshëm në vend. Sipas tij çdo tregues flet për një histori suksesi.

’Po të dëgjoni kritikët, kundërshtojnë duke na thënë 2 gjëra: e para, mos u krahasoni me qeverinë e kaluar, dhe e dyta, shifra nuk janë të rëndësishme. Për të parën kanë të drejtë. Ne jemi të dënuar të krahasohemi me pritshmëritë e qytetarëve, e nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë këtë, sesa duke i treguar çfarë kemi lënë pas, e sa rrugë kemi bërë deri këtu, por mbi të gjitha, sfidat e mëdha që kemi para. Për të dytën, mbetesh pa fjalë.

E gjithë bota rezultatin e mat me statistika e me shifra. Por le të na e zgjedhin kritikët mënyrën si do e matim punën, dhe jemi dakord. Mjafton mos na sjellin për fakte, qytetarin dixhital. Policia sot sulmohet sepse nuk i shërben askujt veç ligjit. E të jeni të bindur, po të mos i kishte shërbyer ligjit, nuk do sulmohej fare’’, theksoi ministri.

Gjatë prezantimit të uniformave të reja ministri Tahiri bërë të ditur nisjen e një modeli të ri të policimit në komunitet. 

’Shumë shpejt do fillojmë pilotimin e një modeli tërësisht të ri të Policit të Zonës, duke e fuqizuar rolin e tij për ta kthyer në pikën e referencës dhe partnerin më të parë të qytetarëve. Policin e zonës që nuk të shfaqet te dera për ndonjë hall, por e ke aty për të të ndihmuar e shërbyer, duke ndërtuar me komunitetin e lagjes mekanizma shoqëror për të garantuar sigurinë e përbashkët.

E po kështu, shumë shpejtë do hapim dyert për të rinjtë e të rejat që duan të shërbejnë vullnetarisht në Polici ‘’ shtoi ndër të tjera ministri i Brendshëm.

4 komente në “Policia vesh uniformën e re/Tahiri: Sulmohet se i shërben vetëm ligjit”

  1. alieni i ardhshem says:

    shtet lypsaresh
    njeres lypsa,qe enden rrugve te botes duke kerku azile
    komb lupsar dersa duke lyp po kerko me bo shtet.
    ashtu osht kriju shqipnija,si pasoj e nje lypsarije nderkombtare.ashtu u kriju kosova duke lyp nderkombtarisht,ashtu dun me bo edhe me maqedoni e camera. lyp e lyp pa cip pa turp. lyp buk,lyp rroba,lyp shtet…
    epo kur bejn edhe si carrderra masanej kta lypsare komb! sapo mbushin zorren me trahana te dhen per meshir,ngrefosen dhe pordhnojn.
    mos I jepni gje shqiptarve o bota! mos I jepni gje atyre se nuk e meritojn ata. se ata jan bukshkal. ne fillim vijn si hallexhinj dhe lypsare,ju I respektoni dhe I fuqizoni dhe I strehoni. ata pasi fuqizohen njicik fillojn dhe pordhnojn dhe jua kthejn nderin me qeder.
    mos I jepni gje shqiptarve. lerini te ngordhin si rrac muti qe jan.
    ne bible thuhet qart. mos e perkrah te keqen se ajo rritet dhe mbulon dhen. ne kte rast do shprehemi. mos I perkrahni shqiptaret se ata do fuqizohen si kancer dhe do vdesin boten.

    1. TIrona says:

      Vdeksh ti o grek i ndyre.. Te rente kanceri mu ne gryke dhe mellci ty dhe familjes tate.. Se shpejti do ju vije rradhe te gjithve ju antishqiptareve.

  2. lloqelloqe says:

    Dhurata nuk shahet e komentohet, por per disa gjera te rendesishme gjithashtu mendimi duhet shprehur.
    Tema e ngjyrave, qe nga sinjalistika horizontale ne asfalt, uniformat e zyrtareve e te agjencive shteterore, ngjyrat e pallatee apo trotuareve, nuk mund te jene pa lidhje me njera tjetren. Ashtu si shtepia dekorohet me nje mendim ne koke edhe shteti , qyteti e hapesirat publike duhet ti shrbejne te tereve. Tirana duket si lope laramane; trotuaret si grenza me te verdh e te zeze, policia me te verdhe, kuqe e blu, pallatet lara lara me gjithe ngjyrat e ylberit. Duket sikur kalamaj e kopshtit kane bere vizatime me ngjyra. pa lidhje pa shije pa mendim.
    Pazar i parregulluar – shije fshatare

  3. kanan tafili says:

    O alien shqiptarve ju hangsh k…………rij si Lopa barin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje