Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Lecco. Ata u kapën ndërsa në kamionin e tyre u zbuluan 324 kg hashash. Dy të arrestuarit, njëri 61 vjeç dhe tjetri 39 janë nga Durrësi.
Kamioni ishte i mbushur me mobilie dhe brenda tyre një karton i mbushur me drogë, e ndarë në pako. Kamioni kishte ardhur nga Spanja, ndërsa dy shqiptarët fillimisht kishin tentuar të largoheshin.
Policia përveç drogës ka sekuestruar edhe telefonat celular, nga ku shpreson të zbulojë më shumë informacion për grupin kriminal, raporton TV Klan. Ata besojnë se droga do shitej e gjitha në Lecco.