Një helikopter “Cougar” i Forcës Ajrore mbërrin në Burrel për shpëtimin e një familjeje, Ushtria vijon ndërhyrjen

8 Nëntor 2016, 12:10Kronika TEMA

Forcat Ajrore kanë nisur me urgjencë një Helikopter “Cougar” në Burrel për shpëtimin e një familjeje me pesë anëtarë të bllokuar nga përmbytja.

Në Lezhë efektivë të Forcave të Armatosura janë duke punuar tek nënstacioni për të penguar rrjedhjen e ujrave në dy drejtime, në mënyrë që të evitohet përmbytja e qytetit.

Ndërkohë që është vendosur një motopompë.

Aktualisht po punohet edhe tek shkolla 9 vjeçare “Kosova” që ndodhet në qendër të Lezhës si  dhe tek Konvikti i Shkollës së mesme Ekonomike.

Kështu që vijojnë të jenë në operacion në Lezhë 30 trupa të ushtrisë dhe 9 mjete të kalueshmërisë së lartë, gjithnjë në ndihmë të banorëve për shpëtimin dhe evakuimin e tyre.

Dhe në rrethin e Matit në qarkun e Dibrës janë në operacion efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë, në shërbim të Shtabit të Emergjencave Civile, në ndihmë të shpëtimit dhe të evbakuimit të qytetarëve.

Ndërsa operacioni i ushtrisë për evakuimin e qytetarëve po vijon me të njejtin intensitet dhe në Fushë Krujë, në Borizanë dhe Derven, si dhe në zonat në periferi të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje