Besimtarët e arrestuar në Shkodër, do vendosnin bombë në ndeshjen me Izraelin?

8 Nëntor 2016, 09:19Kronika TEMA

Arrestimi i katër personave të dyshuar për terrorizëm në Shkodër javën e kaluar është bërë pas sinjalizimeve për përgatitjen e incidenteve të dhunshme gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael, e cila mbahet më 12 nëntor 2016 në Shkodër.

Burime të Prokurorisë i kanë thënë gazetës “Panorama” se thelbi i dosjes që çoi në arrestimin e shtetasve Ergys Fasllia, berber, Bekim Protopapa, mjek, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, të gjithë besimtarë myslimanë, ka qenë një raport i mbërritur nga shërbimi sekret izraelit, MOSSAD.

Mësohet se ky shërbim kishte vënë në dijeni me anë të informacionit shkresor Shërbimin Sekret Shqiptar në lidhje me “disa përpjekje që individë të caktuar po bënin për sigurimin e lëndëve plasëse, që do të tentohej të futeshin në stadiumin e qytetit të Shkodrës”.

Informacioni i ardhur nga jashtë mësohet se ka të dhëna konkrete për llojin e lëndës që do të tentohej të përdorej për prishjen e rendit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, por hetuesit nuk pranojnë të japin hollësi.

Po kështu burimet e hetimit nuk pranuan ta konfirmojnë zyrtarisht lajmin, por nuk e mohuan atë duke pranuar se dosja ndaj katër të arrestuarve “ka prova të ardhura nga jashtë vendit, por të njohura e të vlerësuara në rrugë procedurale në nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”.

Me kërkesë nga kjo e fundit, çështja po mbahet në sekret të plotë, ndërsa edhe Policia ishte porositur të mos bënte publike identitetet e plota të personave të arrestuar. Ata sipas hetimit kishin lidhje me grupin prej 7 personash të arrestuar në Kosovë të shtunën e javës që shkoi, për të cilët është thënë se “po ndërmerrnin veprime përgatitore për kryerje sulmesh”.

1 komente në “Besimtarët e arrestuar në Shkodër, do vendosnin bombë në ndeshjen me Izraelin?”

  1. €piriiiiii says:

    Vendosni Bombè. Vetem duhet te dini se pas ketij veprimi Myslimanizmi do te shkulet me gjith rrenje nga Shqiperia gjith Xhamite do ti kthejme ne Kisha sic beri Spanja me Greqine pas Pavarsis nga Myslimanet. Mos tju duket cudi se ka per te ndodh keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje