Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim kryetaren e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin, si dhe një grup të përfaqësuesve të bizneseve të ndryshme nga Shqipëria.
Referuar njoftimit për shtyp të vetë Presidencës së Kosovës bie në sy fakti se gjatë takimit kryebashkiakja e Sarandës e ka “tepruar” paska me komplimentat që i ka bërë Thaçit, të cilin e ka krahasuar me një pemë ulliri.
“Kryetarja e Sarandës ia ka dhuruar presidentit Thaçi një pemë ulliri.
‘Kjo është një bimë fisnike dhe e paqes. Ju përfaqësoni të njëjtat tipare’, ka thënë ajo, duke ia dhuruar presidentit bimën e ullirit”, – njofton zyra e shtypit të presidentit të Kosovës.
Nuk dihet se cili ka qenë reagimi i Thaçit pas këtij krahasimi të pavend por e sigurtë është që ky kompliment i kryebashkiakes së Sarandës do ketë shkaktuar ilaritet gjatë takimit zyrtar me dyer të mbyllura .
Pema e ullirit eshte simbol i paqes ne te gjithe boten
Shume mire ka bere qe i ka dhuruar nje peme te mrrekullueshme nga vendi ,nga tradita e saj .Cfare ka per tu skandalizuar ?????
Kushedi sa e ka menduar kjo tyryfycka e Kocos komplimentin per Hashimin. Zot i madh, fundi i botes, u ngriten kembet t’i bien kokes
Mendoj qe Thaci eshte nje kercu fiku dhe jo peme ulliri.
Qe te mos merziten vellezerit e mi Kosovare dhe te mos nxis urrejtje po ju them qe Nishani per mua eshte bole kau.