Ku shkojnë kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri socialist Pandeli Majko, është i garantuar një cikël batutash miqësore mes tyre. Madje Rama thotë se është pikërisht Majko ai që e “urdhëroi” të vinte këtu, siç e kishte urdhëruar dhe të martohej kur mori drejtimin e PS.
Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Juridikut ka qenë i pranishëm dhe Edi Rama së bashku me një pjesë të deputetëve të majtë, të cilët kanë mbaruar në këtë fakultet.
Gjatë fjalimit të tij Rama u ndal në disa këshilla për të rinjtë, por nuk ka kursyer as batutat me ish kryeministrin dhe deputetin e majtë, Pandeli Majko, i cili para pak ditësh ka festuar edhe ditëlindjen e tij. “Mos përsërisni gabimet tona. Shumë faleminderit”, ishte këshilla e Majkos.
Batutat
Rama: Tani do të ftoj Pandin, pavarësisht se mund të ndihet më mirë në organizatën e veteranëve sesa të FRESSH-it, por ai është po kaq në vendin e vet. Në këtë foltore, jemi më komplomentar se në çdo situatë tjetër, edhe në Parlament, ku Pandi ka fatin t’i shikojë ngjarjet nga afër kur zhvillohen në arenën e Parlamentit dhe të ketë distancën e nevojshme, dhe këshillën dhe ndihmën e duhur. Dua t’u them edhe një sekret, po të shikoni telefonin tim, më ka marrë me zor të vij këtu, dhe fjalia e fundit ishte: ‘Vendos vetë, por unë të urdhëroj të vish këtu’.
Majko: Ne njihemi prej kohësh dhe duke qenë se dolëm jashtë protokollit. Unë kisha ditëlindjen para dy ditësh, por nuk ishte ndonjë sukses i madh.
Majko: I vetmi që nuk më uroi ishte ky, pasi është një rast për të kuptuar se është më i vjetër se unë.
Majko: Një shihe verë, verë!
Rama: Një shishe verë, se t’i hashashin nuk e do.
Majko: Mos e hapim atë temën e hashashit se kushedi ku dalim.
Ka lezet kur ju shikojme dhe kur ju degjojme,meritoni Respekt. Me ju ne krye jemi edhe me te sigurt per fitoren ne 2017