Prokuroria thote zyrtarisht se Astrit Dehari ka bere vetëvrasje!

18 Nëntor 2016, 17:32Rajoni TEMA

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha në konferencën e jashtëzakonshme për media ka konfirmuar se Astrit Dehari ka vdekur nga dëmtimet e vetë shkaktuara. Ai ka thënë se incizimet janë autentike dhe se Dehari nuk ka pasur asnjë konfrontim fizik me asnjë të burgosur. “Të gjitha provat e gjetura deri më tani rezultojnë se kemi të bëjmë me vetëvrasje, ka thënë kryeprokurori.

“Nuk është gjetur asnjë provë apo dëshmi e mundshme se ka ndonjë ndërhyrje me faktor të jashtëm që rezulton në lëndimin apo dëmtimin fizik të të ndjerit Astrit Deharit. Të gjitha provat dhe ekzaminimet demostrojnë se ky rast ishte vetëvrasje”, ka deklaruar ai.

Hoxha në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka hedhur poshtë zërat se në dhomën e Deharit natën e vdekjes së tij ka mundur të hyjë ndonjë person.

“Ju njoftojmë se nga ekzaminimi i ngjarjes se dhoma A3 gjendet në katin e dytë dhe tetë metra në lartësi nga toka dhe dritarja është e siguruar me grila të forta e të cilat nuk shihet se janë të dëmtuara. Në pjesën e jashtme gjendet pika e vrojtimit në të cilës gjendet një oficer që gjendet 10 metra largë dhomës. Paraburgosurit kanë qenë jashtë në shëtitje kështu që kjo eliminon çdo mundësi për ndërhyrje.”, ka thënë ai.

Syla ka bërë të ditur se për këtë rast deri më tani janë intervistuar 17 persona, 4 nga të cilët janë rimarrë në pyetje.

“Deri më tani janë marrë në pyetje 17 persona nga të cilët 4 janë rimarrë në pyetje.

2 komente në “Prokuroria thote zyrtarisht se Astrit Dehari ka bere vetëvrasje!”

  1. kombi says:

    Nuk kishte asnje arsye , shpresonte te lirohej nga dita ne dite . E para qe nuk ishte i semur mendor ,ishte nje i ri me shume endrra . Priste te mbaronte studimet ,qe i kishin mbetur dhe dy provime ,priste te behej baba , e shume te tjera qe i ka jeta .
    Duhet prokurori te gjykohet . Turp i madh per Kosoven qe po sillet si Serbi ,ndoshta me keq ,sepse Serbet dhe Greket nuk vrasin njerzit e tyre .

  2. Albani says:

    Normalisht qe ashtu do te thuash ne qofte se deshiron qe te mbetesh kryeprokuror.
    Shpifesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje