SHBA, zgjidhet drejtori i ardhshëm i CIA-s

18 Nëntor 2016, 18:48Bota TEMA

Republikani Mike Pompeo pritet të jetë drejtori i ardhshëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA. Lajmin e ka bërë të ditur stafi i presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Deputet i Kansasit nga radhët e Tea Party, Mike Pompeo mësohet se e ka pranuar detyrën në krye të agjencisë së spiunazhit.

Anëtar i përjetshëm i Shoqatës Kombëtare të Armëve, Pompeo ka qenë mes kundërshtarëve më të egër të reformës në shëndetësi “Obamacare” dhe kundër mbylljes së burgut famëkeq të Guantanamos.

Gjithashtu, ai njihet si një nga mbështetësit kryesorë të programit të përgjimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, NSA, të publikuar nga Edward Snowden.

4 komente në “SHBA, zgjidhet drejtori i ardhshëm i CIA-s”

  1. says:

    E kam takuar në 2010-ën në Oslo.Miku Shqiperisë.

  2. adi says:

    Gazetari
    Ne fakt me shume se cdo gje tjeter
    Ky shefi I ri I CIA _s njihet si anti islamik

  3. nje ish myslyman,tani grek i dale ne pension says:

    Eshte grek

  4. selman says:

    Mik i çështjes shqiptare .
    Intervista e tij foxnews në 2013 e dëshmon një gjë të tillë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje