Pranë kufirit me Rusinë, trupat e NATO-s kanë filluar ushtrimin më të madh ushtarak të kryer ndonjë herë në Lituani, ku po marrin pjesë 4.000 trupa nga 11 vende.
Ushtrimet “lojërat e luftës”, janë të destinuara për të testuar aftësinë e vendeve baltike për të vendosur me shpejtësi numër të madh të trupave ushtarake në gjendje gatishmërie.
Ushtrimi i quajtur “Shpata e hekurt” do të vazhdojë deri më 2 dhjetor dhe do të mbahet në dy lokacione në Lituani.
Në ushtrim po marrin pjesë Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Kanadasë, Polonisë, Rumanisë, Sllovenisë, Luksemburgut, Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë, transmeton KP.
Sa të jam unë gjallë s’ do ketë luftë me Rusinë.