Familja Obama do të jetojë në një vilë luksoze në Uashington edhe pas përfundimit të mandatit.
Ata kanë marrë me qira një vilë ku do të paguajnë 20 mijë dollarë në muaj.
Obama tha se do të qendrojë deri sa vajza e tij Sasha të mbarojë shkollën.
Por Nju Jork Post raporton se Obama ka blerë një vilë në Kaliforni.
Ajo ndodhet në Rancho Mirage, një vend i njohur për fushat e golfit, që është një pasion i Obamës.
Ndërkohë e njëjta gazetë raporton se presidenti ka blerë edhe një shtëpi pushimesh në Havai.