Turqia tërheq ligjin skandaloz, që falte përdhunuesit nëse martoheshin me viktimat e tyre

22 Nëntor 2016, 10:35Bota TEMA

Turqia është tërhequr nga ligji skandaloz, që falte meshkujt e dënuar për marrëdhënie seksuale nëse këta të fundit martoheshin me viktimën.

Kjo gjë është bërë e ditur nga kryeministri turk, Binali Yildirim.

Qeveria turke veproi vetëm pak orë para se legjislacioni kontradiktor të shkonte për votimin final në parlament, i cili dominohet nga partia qeverisëse AK e presidentit Erdogan. Ligji shkaktoi shumë protesta në Turqi dhe gjithashtu u dënua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

Kritikët e tij thoshin se ai legjitimonte përdhunimin nxiste praktikën mizore të nuseve fëmijë. OKB dhe shumë agjenci të saj i kishin bërë thirrje qeverisë turke që të mos e miratonte ligjin, i cili do ët dëmtonte aftësinë e Turqisë për të luftuar dhunën seksuale dhe martesat e të miturve.

Ligji i propozuar do të lejonte lirimin nga burgu të meshkujve të shpallur fajtorë për dhunë seksuale ndaj femrave të mitura nëse ata do të martoheshin me viktimën. Mosha ligjore në Turqi është 18 vjeç, por martesave e minorenëve vazhdojnë të jenë një problem shumë i përhapur.

1 komente në “Turqia tërheq ligjin skandaloz, që falte përdhunuesit nëse martoheshin me viktimat e tyre”

  1. the Punisher says:

    …..fundi i fundit keshtu u krijua Gerrqia. Perdhuno dhe marto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje