Njeriu që nuk dëshmon dot!

23 Nëntor 2016, 20:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ishte sot pranë thyerjes së një rekordi në historinë e tij personale. Do të dëshmonte për herë të parë, edhe pse jo para gjykatës, por para një Komisioni Parlamentar. Nuk e ka bërë kurrë këtë. Nuk e ka bërë në vitin 1997 para Komisionit Hetimor Parlamentar, nuk e ka bërë në Prokurori për vrasjen e Azem Hajdarit dhe nuk i është përgjigjur rregullisht asnjë thirrjeje për t’u hetuar, apo dëshmuar.

Sot u duk sikur po thyente një tradite 25 vjeçare. Hyri pas shumë ngurrimesh në sallë, u ul në karrigen e tij, pastaj u ngrit prap, pastaj bëri sikur kontrolloi dosjen, pastaj u fjalos me kryetarin e Komisionit, pastaj tentoi të ulej, por harroi ku ishte karrigia dhe desh ra, pastaj u ul në karrige, shfryu, turfulloi, pastaj ktheu kokën gjithë bezdi nga Ristani që donte t’i dilte zot, pastaj u ngrit prap, seç donte të thoshte, …e humbi qetësinë mori çantën dhe iku prap pa dëshmuar.

Mu duk se ndryshe nga herët e tjera donte të thoshte diçka. Ishte nisur ndoshta të përsëriste akuzat ndaj Taulant Ballës që “ka përdhunuar një femër të sëmurë me SIDA”. (Këtë se kam kuptuar kurrë pse Taulanti ka dashur të vdesë). Ndoshta ka dashur dhe të thotë diçka për CEZ si një paradë suksesi, siç foli ditën që humbi për gjithë sukseset e tij, por me sa duket nuk i vinin fjalët. Taulanti vazhdoi ta bëjë nervoz duke i kujtuar dhe policët, Ristani e bënte edhe më nervoz, duke akuzuar Taulantin se ka sharë fëmijët e tij dhe me sa duket nuk i duroi dot të gjitha.

Kur doli jashtë duket se e ka menduar dhe një herë shkallëve, dhe deklaroi si nëpër dhëmbë se do të kthehej përsëri të dëshmonte. Dmth nuk është se është trembur mos e sjellin me policë, por po bën prova t’i mbushë mendjen vetes se “mund të dëshmojë”.

Problemi i tij me dëshminë, është në të vërtetë problemi më i madh që ai njeri ka me vetëveten këto 25 vjet dhe më parë. Ai është i vetmi politikan shqiptar, që nuk shkruan dot një libër për veten e tij. Nuk është e lehtë të ulesh përballë letrës së bardhë dhe të dëshmosh për vetëveten. Dhe është betuar se s’do ta bëjë kurrë këtë. Është i vetmi politikan që i ka treguar historitë e tij, si i janë dashur me tre, deri katër versione. Dhe është i vetmi që nuk ka pranuar kurrë të ulet e të bëjë një dëshmi zyrtare për asgjë.

Mashtrues spontan, me një integjencë prej hilacaku, ai në të vërtetë ka një fobi prej faktit, që të ulet në një tavolinë ku duhet të dëshmojë. Ky është makthi i jetës së tij që shpjegon ekzaktësisht edhe faktin pse ai është në pararojë të luftës kundër reformës në drejtësi.

Ai nuk e duron dot pikërisht atë moment që duhet të bënte sot. Të ulet në tavolinë, të thotë emrin dhe mbiemrin e tij, të betohet që do thotë të vërtetën dhe pastaj të flasë.

Është kjo arsyeja përse ai ka ngritur në këmbë gjykatës, prokurorë, President dhe kryetarë partish, kundër reformës, duke e quajtur atë një fatkeqësi. Arsyeja është se ai i trembet këtij roli.

Sot ai e kishte të thjeshtë. Nuk është se do gjykohej për ndonjë krim personal, por për një krim shtetëror që ka bërë me CEZ. Të tilla ai ka plot. ARMO është një krim i familjes së tij, që u privatizua pa lekë dhe u falimentua me 500 milion euro borxh. CEZ po ashtu. HEC po ashtu. Nga gjithë privatizimet e tij të mëdha nuk mbeti asnjë në këmbë, që ti shërbente shoqërisë shqiptare.

Por në fund të fundit në Komision Parlamentar po dëshmonte. Mund të bënte një provë, një test, një përpjekje për të mos humbur qetësinë dhe mund t’ia dilte.

Por nuk ia doli dot. Ideja që ka ardhur dita ta marrin në pyetje e tmerron. Dhe pasi ra për pak nga karrigia, iku si i ndërkryer shkallëve, i bërë ujë më djersë duke belbëzuar se do kthehet sërisht.

Shenjë e mirë! Po lufton me veten të mësohet me realitetin e ri. Ndoshta ia del. Se para deputetëve është më lehtë. Para prokurorit do jetë pak më zor!

31 komente në “Njeriu që nuk dëshmon dot!”

  1. DOn says:

    Mero je talent. Ke folur ne emer te shqiptareve te ndershem. Te faleminderit. DRejtesia do te vendoset.

    1. Andi says:

      Berisha dhe cdo deputet tjeter duhet te deshmojne para komisioneve parlamentare por jo perpara nje mashtruesi ordiner te denuar si shpifes nga gjykata.

      1. armand says:

        Nga cila gjykate?

        1. Skypion says:

          Nje pjese e atyre qe e urrejne Sali Berishen,ka nje enderr: poshterimin e tij!
          Eshte nje enderr e kthyer ne makth per ta.Ne nje makth te padurueshem,per shkak te pamundesise.
          Dhe,kjo i terbon.I terbon jashtezakonisht shume.
          I kane provuar te gjitha menyrat e mjetet.Por,pa rezultat.I kane thene gjene e fundit fare,dhe ato me te paimagjinueshmet per mendjet normale.Por,prape,pa efekt.Te gjitha shpifjet dhe trillimet qe mund te sajoje nje mendje e semure dhe perverse.Por,prape,asnje efekt.Hic.
          Kane shpifur e trilluar lloj-lloj ndytesish,nga me te peshtirat,edhe per njerezit e tij me te afert,per familjaret,por edhe per fisin e farefisin,per te njohurit dhe miqte e tij.Por,prape,me efekt zero.Zero.
          Dhe,kjo eshte shume cfilitese per urrejtesit.Une vetem mund ta marre me mend,pak a shume,se sa vuajne keta urrejtes patologjike te Sali Berishes.
          Eshte nje vuajtje ,pothuaj,e padurueshme.Urrejtja e madhe dhe deshira edhe me e madhe per ta pare te poshteruar,ne njeren ane dhe pamundesia per ta bere kete,eshte shkaku i kesaj vuajtje te padurueshme,cmendese.
          Kjo vuajtje,kjo vuajtje e padurueshme,behet e padurueshme edhe me,kur vete Berisha i ngacmon herepashere urrejtesit e tij.
          Kjo i terbon.
          Mendoni pak: kur urrejtesit e tij mendojne qe kane thene gjene qe do ta lendonte perfundimisht,Sali Berisha,i ngacmon edhe me….
          Kjo cmend fare.
          Duket sikur Sali Berisha eshte imun ndaj cdo lloj shpifje,trillimi,rrugacerie,sado te egra e kafsherore qofshin ato.Ne te vertete,keshtu eshte.Pikerisht.
          Ky imunitet,shpjegohet me injorimin,me shperfilljen,me perbuzjen e percmimin qe Berisha ka ndaj kesaj pjese te urrejtesve te tij.Kur e perbuz dike,nuk te lengon rrugaceria e tij.Eshte njejte si ne boten e magjise;kur e injoron,magjia nuk te ze.
          Keto qe thame,jane bere e behen prape.Dhe do te behen.Edhe pse ne prag te dorezimit,akoma kane shprese;ajo vdes e fundit,sic thone.
          Akoma kane shprese qe nje dite,dikush,te mund te lendoje,barem,sadopak Sali Berishen.Megjithese,arsyeja,ne momentet kur jane te kthjellet nga urrejtja,u thote se ky eshte nje mision i pamundur.
          Nje nder keta enderrimtare eshte edhe analisti yne i nderuar,zoti Baze.Madje,ky eshte ai qe enderron me shume ta shohe Berishen te poshteruar.Eshte,si te thuash,nje fare kryeenderrimtari.
          Eshte totalisht i fiksuar prej kesaj endrre…
          Ndodhin skandale qe tronditin opinionin publi,ndodhin ndryshime politike, te vogla a te medha,brenda apo jashte vendit;ndodhin katastrofa,kataklizma…mund te jemi edhe deshmitare te dites se fundit…e prape enderrimtari yne Mero,e ka mendjen te gjeje nje rast,te kapet pas nje gjeje,sado e vogel te jete,per te poshteruar Sali Berishen…
          Kete fiksim te analistit tone te nderuar,ia kane vene ne dukje deri edhe fansa te tij ne forum,madje nga ata mavinjte fanatike,dhe jo rralle ,i kane terhequr verejtjen se po e tepron me fiksimin e tij berishist,duke u bere edhe qesharak.
          Ka dicka tek Berisha,qe e ben vecanerisht te padurueshme per analistin tone.Sepse,ai qe ne momentin e pare,qe e ka pare se analisti yne po perpiqej te bente presion,e ka flakur tutje,pa u menduar dy here.
          Dhe, kur te flak tutje Sali Berisha,nuk mund ti qasesh me,vecse ne dashte ai vete e me kushtet e tij,padyshim.
          I mesuar qe presionet e tij te kene efekt tek shume politikane;i ngrehur ne palle,qe kete presion e ka ngrene dhe po e han,me turp,vete Kryeministri i Shqiperise,Edi Rama,nuk po mesohet qe nuk po mesohet me faktin qe,Sali Berisha eshte i vetmi politikan,te pakten keto 26 vite,qe nuk ha presion.I cfaredollojte te jete ai.Sado me kosto te jete ai.Ketu qendron edhe nje nga shtyllat qe mbajne fort ne kembe personalitetin e forte te tij.Si individ dhe si politikan.
          Eshte mesuar Merua yne me Ramen.Me Ramen,te gjorin, qe e beri helaq,qe e diskretitoi,e degjeneroi,e lincoi ,e poshteroi publikisht,e shkaterroi psikologjikisht,ate dhe familjen e tij;aq sa edhe djali i vogel,kur shihte Meron tone ne tv,futej,poshte tavolines nga tmerri.Kete te fundit e ka pohuar vete Rama ne Opinion,tek Fevzo.
          Aq shume e ka ndjere Rama kete poshterim qe i ka bere merua yne,sa,per paradoksin e njohur psikologjik,sot e ka bere nje nder me te besuarit e tij mediatike.
          Dhe,kete,analisti yne e shijon shume.E shijon,sepse,presioni mbi Ramen,i ka dale superiefektshem.Ai e kontrollon Ramen psikologjikisht.
          Kete eshte munduar,dhe mundohet me deshperim,ta beje edhe me Sali Berishen.
          Natyrisht qe nuk eshte aq budalla,sa te mos e kuptoje se e ka te pamundur te beje me te sic ka bere me Ramen.Por,gjithsesi,mban shprese se njehere,ne nje menyre,me dicka qe mund t’i sjelle rasti,do te mund,se paku, ta lendoje ate.
          Eshte nje enderr e perditenatshme kjo,e analistit tone.I eshte kthyer ne makth.Nje makth qe duket sidomos,ne ditet vecanerisht vuajtese,kur nga lodhja prej pritjes cfilitese,shperthen me te qara ne Editoriale,ku numeron krimet qe Berisha i ka bere atij vete,biznesit te tij,familjes se tij,makines se tij …
          Ah makines…
          Aq e madhe eshte deshira e analistit tone,qe ta beje Berishen me faj,ta poshteroje ate sa,nuk eshte cudi qe nje dite, te mund t’i vere zjarrin,kesaj radhe jo makines, por vete shtepise se tij…

          1. ferra says:

            Berisha eshte permjere ti do ti lashe bythen. Jepi shoku!

          2. Dani says:

            Berisha meriton vetem …..BURGUN!

          3. ilir fetahu says:

            Gjithe kjo tjerrje ishte per te sugjestionuar vehten apo cfare?kete qe ke bere latinet e shperfillin duke e quajtur Brutum Fulmen.qofsh mire

        2. xheJ eN Bi says:

          Skypion …

          Ke filluar te besh avokatine e djajve ( po me mire duhet thene te kriminleve).
          Nga djaj (kriminel) po na i ben enjgjej.Engjell na bere B.Gazideden sikur mos te
          rendoje asnje krim mbi shpatullat e tij,kur se kush ishte B.Gazidede e dine
          edhe femijte ne barkun e nenave.
          Tani po ben avokatin e kryekriminelit SALI RAM BARISHA .( kete ke kohe qe e ben )
          Sado te mundohesh te mbuloshe diellin me shoshe nuk do te mundesh.
          Anilisti yne ka te drejte, e ka nje parandjenje dhe ka per t’ju realizuar
          qe kryekrimineli do te ulet nje dite ne banken e te akuzuarit.

          Kete e ka parashikuar vite me pare kur eshte shprehur , se Berisha nuk e do
          hyrjen e Shqiperise ne BE ,se ky eshte fundi i tij duke e krahasuar me ish
          kryeministrin Kroat dhe dita po afron.
          Besoj se parashikimi ka per t’i dale.

      2. 21 JANARI 2011 KRIM FASHIST BERISHIST says:

        Eshte ndoshta hera e pare qe zoti Mero genjen kaq hapur,dhe le ta argumentojme;
        Ai ka deponuar perpara ish -ambasadorit te SHBA ne Tirane Robert Frouik
        dhe konsulleshes se Ambasades Amerikane ne Tirane Susan p. Lively ne ne19 korrik te vitit 1999 dhe kujt I kujtohet eshte rasti I pare ne historine moderne qe dipllomate amerikane & europjane pergezuan nje kriminel si berishe qe pasi beri pucin e 14 shtatorit 1998 sipas nje skenari perfekt antishqiptar..dorzoi armet e rrembyra gardes….me vogla qe duhet te kishin kerkuar amerikanet qe bejne ligjin ne shqiperi ishte BURGIM I PERJETSHEM PER BERISHEN E TYRE..dhe jo ti benin presion Majkos-Metes-Nanos per mos arrestimin e tij…DHE KJO NUKL NDODH AS NE REPUBLIKAT E PJERDHURA TE KARIBATIT NE PAQSOR..
        Pra eshte hera e pare ne historine njerzore qe nje kriminel perkedhelet “live” nga miqte tane qe I pritim ei krishti ne 1991 dhe po e shohim vetem te kryqzuar si krishti
        =======================================
        Figura e krimit e të pandehurit Sali Rrahman Berisha

        Në 13 e 14 shtator 1998, duke përfituar nga ceremonia mortore e ish-deputetit Azem Hajdari, PD e kryetari i saj, deputeti Sali Berisha, si dhe persona të tjerë kanë bërë thirrje për përdorimin e dhunës, kanë nxitur qytetarë të ndryshëm për armatosjen e tyre, me synim pushtimin me forcë të rezidencave qeveritare për përmbysjen e rendit kushtetues”. Godinat u sulmuan duke u djegur dhe shkatërruar, situatë që u cilësohte si grusht shteti

        Pse duhet te arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha ??

        Në bazë të nenit 221 i Kodit Penal , I pandehuri Sali Rrahman Berisha i datelindjes 15 tetor 1944 duhet të përgjigjet penalisht për veprën e mësipërme dhe, duke qenë se krimi i mësipërm, për të cilin akuzohet, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe kombëtare për rendin kushtetues dhe se vetë i akuzuari paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar çmohet se atij duhet t’i vihen prangat ne cdo kohe

        Pse nuk arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha per krimine 14 shtatorit 1998…??

        Deponimi i bere nga i pandehuri Sali Rrahman Berisha perpara ish -ambasadorit te SHBA ne Tirane Robert Frouik dhe konsullja e Ambasades Amerikane ne Tirane Susan p. Lively ne ne19 korrik te vitit 1999 eshte ndoshta skandali me i madh dipllomatik per te cilin dhe sot admistrata amerikane dhe vecanerisht ambasada e rruges Elbasanit dhe posacerisht zoti Lu duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar qe kane “bashkpunuar m e nje kriminelI te rrezikshem si SERBerisha ?
        Nqs sot denojme krimet e Hitlerit ne vitet 40’ dhe ne bote po denohen akoma naziste te fshehur edhe ne moshen 80-90 vjecare per krime te kryer para 70 vjetesh pse ambasada amerikane po mbron nazi-berishistin,biles duke inskenuar dhe duke amplifikuar ceshtjen Doshi & Friends sikur te jete problem kozmik ?!
        Nga sa me siper titulli I artikullit “ se Berisha po shqetesohet nga prokurori” eshte nje ofendim banal qe Mero I ben lexuesve te kesaj gazete sepse eshte e lexueshme qe gjithe kjo maskarade eshte nje bllof qe po behet ne prag fushate elektorale ku po pregatitet neveritshem nje ardhjee trete e Berishes ne pushtet si ne 1991 me falangat e “agjit-proppit” Elez biberajve ,Hillave dhe Billave dhe ne 2005 te BGR Group,Stuart Stevens.mikut te Fazllicit

        Një deklaratë bombë e ish ambasadorit amerikan Arvizu, i cili krahasoi rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti me përmbysjen e Ramiz Alisë në 1992, i dha atehere një dimension historik fitores së të majtës, duke e konsideruar regjimin e Berishës më të rrezikshëm se të Ramiz Alisë.
        Pra pse nuk po e fusin në burg Berishën si Alinë por e tolerojne duke shpikur tragjikomedi me Dosha & Kodosha …BENBLUSHA dhe Karbusha…qe po e cojne vendin ne nje katastrofe apokaliptike shume dimensionale per te shpetuar bolet e fishkura te Berishës.
        —————————————–
        Zoti Mero me duket se ke filluar te besh gallate me lexuesit tuaj qe shumica jane atdhetare qe duan denimin e Sali satanait.
        ***
        Le te flasim hapur:
        Ky karaduzi I Viqidolit
        1-ose meriton nje medalje qe po poshtron shtetin e fuqishem amerikan & BE qe kane prure ketu ca arvizu e donaldlulesha me te cilet berisha fshin bythen si me NYT apo ekspertizat e FBI
        2-ose le te shpallim enver hoxhen burrin e shtetit me te madh qe ka nxjerre njerzimi dhe kete nuk e them une por miqte-armiqte e ketij kombi qe eshte veshtire ti ndash se nuk po merret vesh kush po I fut thiken nga mbrapa atij kombi….

        E FUNDIT:
        sate kete sala ne amerike
        ate fare elez serbiberin
        ju te ton shqiptaret
        keni me ja pa sherrin

  2. nord.al says:

    Arkitekti i zhgaterrimit te Shqiperise nuk deshiron asnje forme te shtetit. Bravo Sali, gjith llumi i PD eshte me ty!

    1. miopi i pa rilindur says:

      Llumi i PD-se – the zotrote? E ke gabim o miop i parilindur!

      A e di PIONERI I XHAXHI ENVERIT, se cili eshte njeri prej DESHMITAREVE me “te besueshem” okular te vrasjeve te atyre pese shqiptareve qe po protestonin me duar ne xhepa me 21 Janar 2011 ?

      Nuk e di? Atehere ku e ka pickuar grenxa, qe na i eshte qepur vetem xhixhave dhe i mbyll syte para gjemes?

  3. Dyrrahu says:

    Ngadale Berisha do te mesohet per tu pergjegjur sepse ai eshte mesuar qe te tjeret te pergjegjen e ai te akuzoje.
    Njehere para komisionit parlamentar pastaj do te pergjegjet para hetuesit e ne fund para gjykatesit.
    E siguroj Berishen se nuk do te pergjegjet para gjykatesve te tij, por para gjykatesve te situr ne siten Vetting-ut.
    Filloi koha e gjykimeve, koha denimeve dhe koha e demokracise.

  4. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Për gati tre dekada rradhë më rradhë
    U lodhëm duke sharë me libër këtë Gogolin
    Ndaj unë dua t’ja plas batutën mu në Ballë
    E sonte të flas pak përciptas për Sokolin.
    .
    U mendove shkurt, por dendur shkrove, gjatë
    Besoj se plot do e kesh mbushur portofolin
    Na thuaj pra; a ke qi gjo apo ke ngelur thatë
    Apo mjaftohesh duke lujt Loli me Colin?
    .

    1. LORA says:

      ,,,edhe pse profesionisti I lojes”loli me colin” u ka vene qycin komenteve ne shkrimet e tij,ti e gjete nje mundesi per t’ja dhene xhevapin.
      Je fantastik,respekt ,,,,,i NSHRAK-ut

  5. Vičidols Karaxhič says:

    Kur do vijë dita të qëndrojë përpara litarit ? Mbase me kokë poshtë i varur te busti i Skënderbeut ..

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nje hap…,por me qellimin per te prishur mbledhjen e komisionit,sipas tradites se tij,sulmo kundershtarin !
    Balla ju duk kryeprokurori i “Vetingut” !
    “Konflikt interesi” I paster.keto do jene fjalet e tij,kur te dale perpara trupit gjykues !
    Kur ta pyesin per “Gerdecin” do flas per “krimet” e policies ne Lazarat,kur ti drejtohen per vrasjet nga Kryeministria,do flase per “krimet e Kristaq Rames”,kur ti drejtohen per vjedhjet ne privatizime,do mbrohet duke sulmuar Ilir Beqen,kjo eshte taktika berishjane e pervetsuar edhe nga lakejte e tij.
    Besoj se kete jave do kerkoj ngritjen e komisionit hetimor anti Balla,ose do largohet me gjithe amballazhet nga Parlamenti.
    Mos prisni qe muti te behet hallve !

  7. pelicilina says:

    Test prove per deshmi te tjera qe duhet te pasohen

  8. timo says:

    Do mbahesh mend si gazetari qe harroi zanatin nga obsesioni per Berishen.

  9. Baxhanaku says:

    saliu avash avash po reshqet drejt burgut……..

  10. Bena says:

    O cme kenaqe o Mero me kete shkrim Je talent Mero Baze

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Manjani, si u gdhive ?!?!

  12. doktori says:

    Saliu de facto eshte bere Gogoli i shqiptareve!Nuk ka dite te vitit,nuk ka gazete te madhe apo te vogel, Nuk ka TV kombetare apo lokale,nuk ka familje ne shqiperi,nuk ka individ ne kete vend qe te mos flas per Berishen…..PLOT 25 vjet shumzuar me 365 dite te vitit,cdo dite pa harruar asnje dite!!!!!!!!!!!!! Eshte nje legjende e gjalle,njeriu me kontravers,njeriu enigme,GINES njeri,i konsideruar ne te gjitha format qe parafytyron fantazia njerzore: Shejtan,Gogol,Perbindesh,Hero,Shpetimtari i kombit,shkatrrusi i kombit,Fatkeqesia e kombit,Zemer miri,zemer keqi,Haleja,Krenaria,Lavdia,Luani,gomari,Mashtrusi,………………….Sikur te mblidheshin te gjitha te shkruarat dhe te folurat e shqiptareve per Berishen,do behej nje mal me leter,ndersa sikur te grumbullonim edhe diskutimet ne klube,ne rruge apo ne familje ….O Zot?/ E pa mundur! Do ishte kampjon bote.Prandaj ky Gogol e konsideron veten supernjeri,dhe Ballen nje demokrate e quan nje Mi…Ky supernjeri duhet konsideruar nje Tiger prej letre se ne aktivitetin e tij 25 vjecar ka qene nje armik i kombit dhe nje komb duhet ta shkatrroj forcen e tij imagjinare nepermjet denoncimit te krimeve te tija!!!

  13. REZI says:

    Të lumtë pena Mero, fakte që nuk i mbulon dot Saliu, kjo është analiza e këtij shkrimi.
    Faleminderit që ka njerëz që i thonë gjërat sic janë.

  14. Ky pleh komunist malok i ndyre eshte mesuar vetem te kerkoj llogari.
    qekur ishte sekretar partie i kerkonte llogari shokeve qe nuk ishin qethur,i perjashtonte studentet se ishin me pantallona kaubojs,prishte kisha dhe xhamija deri sa erdhi koha qe ky uriah hipi me i ndyre ,mori frenat e vendit i komanduar nga uriah hipi tjeter ramo.
    dhe ky malok sic ka thene i madhi HOTI qe malokun vetem plumbi e zbret nga kali.
    dhe shpura e tij ,llumi i Shqiperise ish sekretara dhe spiuna,hajdute dhe shkatrrusat e vendit e ndjekin nga pas me keq nga enveristet e tipit nishani dhe bode kur mbanin bustet e enverit.
    nga enveristet shpetuam shume shpejt,por nga plehrat berishiste qenka me e veshtire te shpetosh se keta kane mare pasurite tona me tapi dhe nuk ja heq dot………

  15. ilir fetahu says:

    Kirurgjikal ke qene,nje te lumte per penen dhe llogjiken ti me pelqen dhe shume bile per menyren sesi shkruan por une nuk te besoj dot deri ne fund per shkakun e thjeshte se me dukesh si nje edi rame i medias:shume i bukur per te qene i vertete

  16. Bomba says:

    Po kur te vdesi Berisha do te ngelesh pa pune ,gazetat dhe portal I juaj nuk do te shitet ,nuk do te lezohet pastaj shko e ruaj dhite ne Laberi ,por besoj se edhe ate se ben me dot. Berisha,Berisha,Berisha gjith diten ,gjith javen,gjith muajin e vitin e gjith Shekullin,zot na ruaj se sa shum e paska zberthyer Berisha kete njeri

  17. sofia says:

    Mua nuk me ben me pershtypje Sali Berisha se ai tani eshte nje qenie e degraduar po fare ama, por me ben pak pershtypje ata kulishat qe i rrine prapa nje plaku te rruthur, llafazan e genjeshtar. Kuptohet qe drejtesia kur te vendoset do beje punen e saj se per krimet qe ben ajo te denon, por ky do mbushe breket plot atehere se nuk do kete me fuqi dhe do bjere era salla e gjyqit, prandaj duhet marre masa qe te kete ndonje aparature per pastrimin e ajrit kur te thirret Saliu. Pastaj ndonje komentues si lexoj çdo dite nje fare skypion , do te zere vendin e Saliut per te thene ato qe ai nuk do ti thote dot me. Pra, nuk do te ngelemi pa sali, kemi ca , por keta jane monstra qe do falimentojne shpejt se nuk do ta perballojne dot politiken e tregut te sotem. Mero, megjithese gjeolog, prape letersine e zotron shume mire dhe pershkrimet ja vizaton, sa kur lexoj me duket sikur shikoj Saliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje