Zgjedhjet në Kolonjë kanë përfunduar dhe sipas gjasave kandidati i së majtës në pushtet, do të fitojë përballë kandidatit të majtë në opozitë. Gara ishte paradoksale për shkak të ikjes nga gara të partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, e cila në përpjekje për të shmangur dëshpërimin e elektoratit të saj, ia dorëzoi garën një partie të majtë në aleancë me ta.
Tërheqja nga gara e një partie të madhe, si Partia Demokratike, është një nga gjestet më antipolitike që ka bërë ndonjë herë një parti e madhe në Shqipëri.
Të ikësh nga gara meqë e di se nuk e fiton atë, do të thotë të braktisësh pjesën më të traumatizuar të elektoratit tënd, që ka rezistuar në bastione të majta si Kolonja.
Militantët më të vendosur dhe më idealistë të Partisë Demokratike, janë pikërisht ata që janë në zona bastion të së majtës si Kolonja, Skrapari, Tepelena, Përmeti apo Gjirokastra. Pikërishtë në ato zona, ata janë ndjerë tërësisht në pakicë për 25 vite dhe ëndrra e tyre është të bëjnë beteja dhe të fitojnë një ditë. Ata, ndryshe nga demokratët e Shkodrës që kanë opozitë njëri-tjetrin dhe zihen kush të vjedhë në Bashki, nuk kanë çfarë ndajnë. Ata ndjehen paksa në pushtet kur vjen PD në pushtet në Tiranë, por ndjehen gjithnjë të anashkaluar në zgjedhjet lokale.
Braktisja që PD i bën këtij elektorati, vetëm që të mos turpërohet Lulzim Basha si humbës, është e rëndë dhe shumë herë më dëshpëruese për ta, se humbja e mundshme e tyre në një garë dinjitoze.
Por një tjetër arsye dëshpëruese, është dhunimi që ju bë demokratëve të Kolonjës, nga banditët e Shijakut dhe Bizhgës. Agron Duka dhe Gazmir Bizhga kanë hyrë në politikë duke vjedhur vota në vitin 2001, si socialistë. Të dy masakruan demokratët në Shijak me banda dhe para dhe u bënë deputetë. Tashmë janë bashkuar sërish 15 vite më vonë dhe mendojnë se në politikë mund të fitosh sërish me banda dhe para. Kanë marrë banditë të Shijakut, i kanë çuar në Ersekë, dhe kanë “spostuar” demokratët e Kolonjës nga mbrojtja e votës, duke i paragjykuar si të shitur dhe duke u hequr si ekspertë të dhunës.
Kjo përveçse do t’u japë një humbje të thellë, do fyejë dyfish demokratët e Kolonjës, të cilët së pari, u shpërfillën si demokratë, dhe tani po shpërfillen dhe si trima, pasi janë zëvendësuar me “trima” nga Shijaku.
Dhe ky është një turp i dytë i Lulzim Bashës që ka lënë dhe demokratët e Kolonjës në dorë të bandave të Shijakut.
Së fundmi të gjithë ata që mendojnë se humbja do t’i faturohet Agron Dukës gënjejnë veten. Agron Duka është i fituar që ditën që i ka marrë mandatin Lulzim Bashës për të kandiduar ai në vend të tij në Kolonjë. Ai ka startuar si një parti imponuese e PD, dhe e ka detyruar PD të gjunjëzohet paraprakisht, para se të hyjë në koalicion zyrtar me të. Sado vota të marrë Agron Duka, ai ka marrë në start më shumë se sa meriton si parti, pasi është konfirmuar si partia më e rëndësishme e koalicionit pas PD, si partia që PD është gati t’i lërë vendin në një zonë elektorale.
Të vetmit njerëz të dëshpëruar në Kolonjë, do jenë mbështetësit e PD së Kolonjës, të cilët nuk iu gëzuan dot as shansit për t’u futur në garë, as shansit për të mbrojtur votat e tyre dhe as shansit për të fituar. Përkundër tyre, mbështetësit e Dukës janë të kënaqur, pasi ata do kenë aq vota sa t’i imponohen sërish Lulzim Bashës për zona të lira në zgjedhjet e qershorit.
Ideja se Lulzim Basha do shmangte dëshpërimin e PD, duke mos kandiduar në Kolonjë, tani rezulton si e vetmja ide që e dëshpëron më shumë PD, dhe e bën atë një parti të paqenë, që fsheh siglën dhe fytyrën e saj, për të mos parë humbjen me sy. Siç fsheh struci kokën në rërë, duke besuar që nuk e shikojnë.
Bravoooooo!! MERO DALI ,MERO TRIMI ,NUK E LEN PA ZBULUAR KOKEN E STRUCIT ,E KA KAPUR PREJ ZVERKU DHE I THOTE POPULLIT ,SHIKOJENI SA I VLEN LEKURA .
Tregues se Basha eshte shkeputur nga baza,nuk e njeh,i mungon besimi !
PD-ja ne teresi eshte parti arkaike,ku Berisha e ka mendjen tek “revoltat”,”qeveria teknike”,ringjalljen e grupeve kriminale,per destabilizim e vendit.
Si mund te fitoj nje parti qe pengon vendin per çeljen e negociatave me BE ?!
Si mund te fitoj PD-ja,kur emigrimin e ligjshem e quan si shoku Ramis-“jashteqitje e kombit” !
Nuk ja vlen te merresh me Lulin dhe Berishen !
undefined
Mero i sakte percka ke shkruar jam nga ajo zone .
Koha e shkuar kolonjen eka shkateruar ne tegjitha drejtimet . Por sa kane luftuar kolonjaret per. Shqiperine ne shekuj ska reth tjeter .
Pamvaresisht se sot dalin shtylisht gjoja personalitete por atj populli nuk ja heth dot.
Moren nje hic ne tirane ta bejne kryetar por ai milet sa shume fukara. Nuk ja heth dot me rugac pare nje mjeku me vlera . Kolonjaret edine mire se fshati. Boshanj ka 10 shtepi me 20 kryetare .
Ta gezojne. A jane mire. kaq. Edeh opozita kenaqet kur populli bie rehat.
PD, jo vetem ne zgjedhjet lpkale ne Diber e Kolonje qe sfitoi, pore ase ne zgjedhjet e Qershorit 2017, ska per te fituar. PD, seshte me parti e idelaleve te dhjetorit, jo vetem pse ne te hyne njerez te hurit e litarit, hajdute, trafikante kriminele, qe vrane, vodhen e grabiten pasurine kombetare dhe ate private, qe shkatruan shtetin e bene lesh e li, qe edhe Abraham Linkolni te njgjallet. Pamvaresishte nga mashtrimet , genjeshtrat e zotimet e lulezim bashes, ne ua njohim dhembet e dhemballet ketyre kameleoneve, hajdyteve, qe vece interesit te tyre, familjareve, miqeve e shokeve, skane qellim tjeter. Vetem pasurite e lujteshme e te patundeshme te femijeve te Saliut, dhe ato te Lulezim Bashes po tu konfisohen , mbajne nje vite pensjonistet e rroge mujore, pa le te tjerat. Ja pse e pengojne edhe rreformen ne drejtesi, bejne thirje per armatosje dhe revolucjon me dhune per rrezimin e qeverise, pengijne rrekomandimin e vendit tone per hapjen e egocjatave per praimin e endit tone ne BE e te tjera maskaralleqe, qe i shikojme cdo te Enjte ne parlament, te cilin Sali Berisha e ka kether ne burdello.
E fundit fare, fitoi perseri kandidati i majte ne Kolonje, a ka me vend per tjeter alternative ne Shqiperi apo vetem keta pallat e Edi Rames?
Une per vete e kam nda mendjen, skam ce dua kete Shqiperi te mjere e te dhjere nga Komunistet, Ata qe “na sollen lirine”, na “udhehoqen nga fitorja ne fitorje” per 50 vjet, na sollen “demokracine”, e bene Shqiperine “fanar ndricues” per Evropen keto 25 vjet, dhe se fundmi ne haremin e rilindjes e bene shqiperine “kampione te demokracise” dhe “mendjendriturit” e rilindjes e bene edhe “fanar ndricues” te ShBA-ve. Paret e Botes do te “derdhen lume” se bashku me “kanabisin” qe po e “begaton” kete komb! Per mua nuk ka me vend ne kete vend, po zhdukem dhe mos jua pafsha surratin as ne Ferr!!
Marrc malet..
Nacionalist …
Po ju tere jeten keshtu keni qene , me shume keni dashur te huajte ,se veten dhe vendin tuaj !
Cfare pret koken thefsh,nje hale me pak me mire per shqiptaret,nje pyetje kam per ty nacionalist,me te vertete i beson keto qe shkruan???
SA TE JET SB NE PD,KJO NUK FITON KURRE.POR E KEQA ESHTE SE DHE LULI SHPIF SI SALIU.DHE NE BKETO RAMA DO JET NE PUSHTET EDHE 20 VJET TE TJERA.DHE EBERITON.SE PO BENE REFORA TE THELLA PER PERSPEKTIVEN E VENDIT.NUK MUMD TE VIJ NE PUSHTET NJE PARTI QE I KA BERE GJEMEN KETIJ VENDI NE 26 VJET.NUK HARROHET GERDECI,21 JANARI…VJEDHJET E VRASJET SERIALE ME TRITOLE…THIRRJET PER DESTABILIZIM..ARMATOSJE TE POPULLIT ..REVOLUCIONE “DEMOKRATIKE”.TE IK RAMA SE NUK E DUAM NEEEEE.KJO ESHTE TE VESH DUART NENKOKE E TE ULURISHE…EEEE EJA SE HUMBI SALIU DHE U BE KIAMETI..!ju lumt Mero per analizen e sakt.STRUCI E KA KOKEN NE RERE NGA FRIKA POR BYTHEN PERJASHTA…!
Zoti Mero MeritonMirnjohje dhe Respekt per menyre e te argumentuarit te problemeve me te mprehta politike dhe heqjen e maskaveautoreve te vertete, djallezoree te pa fytyre te kesaj politike berje mjerane sashme nje bande mercenaresh te damkosur si grupime teroristesh , shihi ne median e shkruar ate televizive , ne parlament e jashte tij , mendoj se ky shktim i zotit Mero ndkon ne kthjellimim e mijera mendjeve te mjegulluara apo me larje truri te cilet pelqejne e vleresojne egersine , kafsherine e politikes te Satapit , Teroristit , penguesit , vrastarit edhe te dhjetra e dhjetra Demokrateve te vertete qe aspironin e besonin ne Demokraci te cilen ja kishin varur si Melcitene qafe Ujku Sahli e bandes te perzgjedhur te tij , te cilet ndodhen edhe sot ne shume institucione te ketij Shteti e ne Drejtesi ?
Per lehtesi eshte me mire qe komentuesit per Sali Ram Berishen te shkruajne vetem inicialet e ketyre fjaleve, pra shkurt SRB. Nderkohe SRB do te thote gjithashtu Serbi.
Prandaj inicialet SRB nenkuptojne ne te njejten kohe Serbi dhe Sali Ram Berisha. A ka me bukur dhe kuptimplote se kaq?
te pakten kete here nuk do thone se votat u blene me parcelat e kanabisit. vetem per te bere nje sugjerim , ka ardhur koha qe analizat duhen bere me te kuptimta. me retorike shabllone nuk vemi gjekundi. ka diçka qe njerezia e percepton si nje realitet krejt tjeter nga ajo qe jemi mesuar deri sot. ne fakt nuk jane premtimet ato qe çojne realisht te fitorja e njerit kantidat. po sepse njerezit po shohin nje ere te re zhvillimesh. gje qe kish ngelur ne stanjacion prej dekadash. eshte oratoria e edi rames ? sigurisht qe jo. eshte tradita per te qene si popull me shume i majte? sigurisht qe jo. ne fakt eshte forma dhe qasja e re e konceptimit te te berit shtet. eshte edhe nje lloj te sjelluri si i barabarte me ate qe deri dje e shikoje si superior. ne fakt kjo ndihet shume te shqiptaret qe jetojne jashte. po ne nje mase te konsiderushme edhe te pjeses se mire qe jetojne ne shqiperi, pse jo edhe ne kosove, e gjetke. them keshtu ,pasi deri dje shqiptari ndihej i neperkembur, por edhe i braktisur nga autoritetet e vendit te tij. sot gjerat kane ndryshuar rrenjesisht. edhe pse pritshmerite per sa i perket ekonomise , nuk jane ato qe deshirojme, prape shqiptaret po tregohen te durushem. te durushem pikerisht sepse po shohin ringritjen e shtetit. te atij shteti qe deri tre vjet me pare kish dale duarsh, e kush mundte te çvaste pa patur merakun e ligjit. prandaj edhe fitorja e katert radhazi e mazhorances eshte pjese e ketij besimi. qe me shume gjasa do vazhdoje me te pesten a me te gjashten fitore. tani duke u ndalur tek opozita, praktikisht te pd. se pari duhet thene se kjo parti, apo klan me sakte, eshte e destinuar te rrudhet edhe me shume. e keqja nuk eshte aq rivali , ps, por pikerisht njeriu qe e mban peng prej nje çerek shekulli. ne kohet qe flasim shume gjera kane ndryshuar. shqiptari i fushes apo i malit nuk eshte me ai me gazeten e rd ne njeren dore, e me parat e shtepise se shitur te sporteli i sudes. sot lajmi arrin ne pak minuta e te nxjerr bllof gjithe teatrin qe ti e pregatit ne studiot e shqupit. sot shqiptaret po kuptojne se kahet jane krejt te kunderta nga ato qe ata njihnin deri dje. sot njerezit me pardesyte e bardha e me dy gishtat perpjete sikur i kane futur ne allçi, po proklamohen si kundershtare te shba e te kontinentit te vjeter. pra kunder demokracive perendimore. ne keto tre vjet shqiptaret po konstatojne se pd behet barriere e peshtirosur per çdo reformim e modernizim te shtetit. po si mund te votoje akoma shqiptari nje opozite qe del hapur kunder integrimit ne be? ne nje kohe qe “armiqte” e saj votojne pro. po ku mund te shkosh me kastriot islamer e me bumçer? po mire e keni pare ndonjehere barometrin popullor se ç’mendon per noken, paloken e saliun ne krye te listes? ore po vetem te jeni te verber e te mos i shihni qe gjerat jane fare te qarta. prandaj edhe kjo puna e dukes dhe e aleateve eshte nje gje qe shvleftesohet qe ne gjeneze. edhe sikur qeverine qendrore ta kishte pd me agron duken, prape ata njerez e ato vende nuk i ndryshoje dot. nuk i ben te ndryshme se eshte pune botkuptimesh, kulture te ndryshme. shihni qendrat e shume qyteteve si jane trasformuar ne tre vjete. hidheni pak shikimin me mbrapa per te pare si ishin ne kohen e shqupit. saqe tiranen e kthyen si kandahari, e shqiperia i ngjante atyre vendeve ku ora kish ndalur ne vitet e leninit. atehere pse rezultati mund te ishte i ndryshem? vetem per te thyer tabune, apo per te qene “besnik deri ne vdekje” siç jane shkodranet. qe me sa duket do jene vendi i vetem ne europen lindore qe ben lufte me mullinjte e eres. eshte injorant ai qe nuk e sheh ndryshimn substancial. saliu i perdori e i mashtroi per 1/4 shekulli me flamurin e dekomunistifikimit. po nuk beri asnje muze. nuk guxoi te hape dosje e te pastroje politiken nga ish sigurimi. perkundrazi i mblodhi te gjithe rreth vetes duke krijur nje perde te pa depertushme. ndersa km aktual po ben ate qe normalisht duhej ta benin “te djathtet”. i ve ne thonjeza sepse nje e djathte tek ne mungon. dhe se fundi sugjerimi im , personalisht mendoj qe pd duhet te shkrihet. te rikrijohet nje front opozitar me njerez me integritet. pa mbetjet aktuale te mergates se shqupit. sa me shpejt t’ja heqim spinen te semurit shqup, aq me mire do jete per shqiptaret. njerezit kete e kane kuptuar. po presin vetem levizjen dhe nje person qe do dije te terheqe elektoratin e te sjelle alternativa te besushme.
Prandaj dhe te zhyerit e mender PD se, e kane tmeeeeeerrrrrr 2017 ten !
Ata nuk kane asnji lloj shprese te marrin jo pozita ,por as se do te jene te lire !
Prandaj thone duke qare;;;;;eeeeeeee,,,,,nuk ….shkojme……ne zgjedhjeeeeee ….eeeee me Edi Ramen…eeeeeee,,,se ai eshte ,,,,,hajdut,eee do vjedhi votat….aaaamannnnn ……..eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
Keshtuqe ,PS e shikoj te vetme me mbi 84 deputete ne zgjedhjet e Qershorit 2017 ,dhe e meritojne me te gjithe kuptimin e fjales ,sepse jane njerez te punes !
Kam frike ,se nja 20 vjete nuk ka per te pasur opozite dhe do ta heqi vuajtjen PS ,pas Edit ,vjen Erionushi,…….nji punetor me hallall qumeshti i nenes !
Ec aty , i hekurosni antikombetaret qe shkaterruan cdo gje qe akoma besojne se kane mbetur budallenj ti votojne!
Te pergezoj , per kete shkrim filozofik , qe nuk eshte as I vetmi , as me I persosuri . C’jane keta Bizhge , qe na u cfaqen ne Kolonje ? Jane verson I qindsheve te zeza , qe u duken ne Diber . Mjaftuan keto zgjedhje , per te vertetuar se Basha eshte dora me besnike e saliut , qe komandohet nga Mediu , se kane ndare fitimet e Gerdecit . Ne te tera rrastet sherbetor pasanik na dalka nje ish idiot si Agron Duka , qe nuk njef as politike as culture , por vetem pasuri dhe dhune te fshehur . Ruauni nga A. Duka . Eshte politikani me I pa skrupullt , qe njef bota . Politiken e ve ne sherbim te pulave . Zgalem