Votova në 07:50 të mëngjesit në 8 nëntor, në një shtet ku Hillary Clinton fitoi masivisht, në një palë zgjedhje që ishin shumë afër për t’u quajtur historike dhe që në fund fituan statusin të quhen dramatike. Ishte hera e dytë që votoja dhe e para kur votoja për presidentin e ardhshëm të vendit. Eshtë kënaqësi të votosh në Amerikë, ndjen një atmosferë paqësore, festive dhe solemne. Votimi perveçse një detyrim moral, është ndoshta momenti i vetëm kur ti ndjehesh i barabartë, pavarësisht çfarë makine ke, ku e pi kafen apo sa të madh e ke oborrin e shtëpisë. Njerëzit presin me durim në radhë, votojnë kë t’u thotë mendja e dojë zemra dhe qetësisht largohen me kenaqësinë që të jep kryerja me dinjitet e një detyre. Ikin me mendjen e fjetur se kompjuteri e ka lexuar votën dhe ka konfirmuar që vota kaloi. Fakti që votova për një grua e bënte dhe më të bukur ditën. Deri në 02:00 të mëngjesit, kur ajo humbi shansin për të qenë gruaja e parë presidente e Shteteve të Bashkuara. Amerika ka shumë të mira, por ky ishte edhe nje lloj konfirmimi që është ende e vështirë për një grua të shkojë në karrigen më të lartë të vendit. Gratë e botës, të zgjedhura lidere, nuk janë zgjedhur nga populli, por nga sistemi parlamentar i vendeve të tyre dhe nga partitë përkatëse.
Jam shumë e dëshpëruar, dëshpërim që e kam ndjerë vetëm kur Berisha rizgjidhej, e rizgjidhej, herë duke vrarë, e herë duke prerë. Dhe ky nuk është dëshpërim i zakonshëm, për një garë që nuk shkoi ashtu siç ti do doje. Eshtë dëshpërim legjitim, që ka pika të përbashkëta me dëshpërimin e një shumice dërrmuese të amerikanëve, por ka edhe ato të veçantat që unë i sjell me vete nga Shqipëria. Ish- kandidati Trump më ka kujtuar gjithë skizofrenitë shqiptare. Edhe vetë Melania e bukur sa s’ka, nuk ma zbuti dot këtë ndjenjë, sidomos kur media u strapacua një vit të tërë t’i gjente diplomën fallco që futi në biografi. Sikur mos ishin mjaftueshëm ç’na panë sytë e ç’na dëgjuan veshët, befas mu fanapsën diplomat e Kristalit. Por populli votoi dhe vota u numërua tek ai kompjuteri që verifikon saktësisht. Dhe pavarësisht se Hillary Clinton mori më shumë vota, sistemi elektoral favorizon shtete që ja dëgjon emrin ndoshta vetëm ditën e zgjedhjeve.
Dalja e Donald Trump si kandidat fillimisht, e sot zgjedhja e tij si president, janë as më shumë e as më pak, shprehje e demokracisë, që kam frikë që për ata që nuk e kanë jetuar apo që kundërshtojnë ta shijojnë sadopak edhe kur është e hidhur, e kanë të vështirë ta analizojnë apo kanalizojnë thjesht duke lexuar tituj gazetash dhe editoriale nga bota. Po aq sa ç’duhet të jetë e vështirë për t’u kuptuar për ta, që ditën që zgjedhjet mbarojnë, ato vërtetë mbarojnë, institucioni i Presidentit respektohet, sepse ai vend që quhet Shtëpia e Bardhë i kalon përmasat e një njeriu dhe Amerika vetë i kalon përmasat e një palë zgjedhje. Ka prapë zgjedhje, pas dy vjetësh janë ato të mesmandatit dhe pas katër vjetësh, ti ke shpresë se mund ta bësh ndryshimin sërish me votën tënde. Në rastin tim deri atëherë më shtohet dhe vota e tim biri.
Por tani që flasim zgjedhjet kanë mbaruar dhe kemi një president i cili do gjykohet çdo ditë për punën pikërisht si president. Dhe për të cilin do protestohet padyshim, po gjithashtu si pjesë e sistemit demokratik, shtyllat e të cilit në këtë vend janë shumë më të forta se një njeri i vetëm. Po e përsëris, zgjedhjet kanë mbaruar. Dhe ky është një çlirim. Vetëm në vendet e botës së dytë zgjedhjet nuk mbarojnë kurrë, nuk pranohet kurrë rezultati, nuk respektohet ai që fiton, që qëllon ndonjëherë që, edhe me presion ndërkombëtar, zgjidhet me votë të pastër, të lexuar siç hidhet dhe të hedhur masivisht. As opinionbërësit nuk dalin dot nga ky qerthull, shumica mbeten mendjengushtë, njësoj si hapësira që i prodhon. Në fund të fundit demokracinë duhet ta duash pak që fillimisht ta kuptosh, pastaj të luftosh për të dhe ta shijosh. Po ta duash më shumë, aq edhe më mirë. Por tani për tani, për ata që ekzaltohen për një palë zgjedhje, ku as nuk marrin pjesë, as humbasin, as përfitojnë, miqësisht u këshilloj të rrinë e të vështrojnë. Edhe të shkruajnë, pasi të kenë kuptuar mirë çfarë ka ndodhur, madje i inkurajoj të shkruajnë për gjëra që ja vlejnë, sepse ka plot për të shkruar dhe mësuar.
Të lexosh gazetat dhe portalet e Shqipërisë, për të cilat jam e lumtur që ende ekzistojnë, ndjen një dufmë hakërrimi, perzierë me ekzaltim pa kuptim. I hakërrohen provincialisht kryeministrit të zgjedhur me votë të lirë në Shqipëri, të cilin nuk mësuan kurrë sesi ta respektojnë, as si person, as si institucion. I kërkojnë me ngulm t’i kërkojë falje Trump-it ish- kandidat, për opinione të shprehura kur ai ishte ende kandidat, opinione që janë në unison me gjithë mendjet e përparuara të botës demokratike të mijëvjeçarit. Të cilët kudoqofshin, në Gjermani, Britani apo Shqipëri, nëse janë përfaqësues të institucioneve qeveritare, e kanë për detyrim ta respektojnë presidentin e ri të SHBA-ve, pavarësisht ç’kanë thënë a çfarë mendojnë për të.
Shumë liderë të botës janë shprehur kundra Trump si kandidat. Presidenti Obama e ka deklaruar që aleatët janë të shqetësuar. Ky nuk është turp, as sekret, as shkak për të kërkuar falje. Por s’ka nevojë të shkojmë nëpër botë, gjithë elita e vetë Partisë Republikane e denoncoi dhe u distancua nga kadidati i tyre, kur të gjithë përpëliteshin t’i gjenin një emër tjetër asaj që quhej çudi. Të nesërmen e zgjedhjeve, ajo që u dëmtua më shumë, vetë Hillary e me pas presidenti aktual, treguan se një nga vlerat e paçmuara të demokracisë amerikane, është respektimi i institucioneve dhe transferimi i pushtetit në paqe.
Nuk e kuptoj ç’hyn Rama në këtë histori! Të ekzaltohesh pse fitoi Trump, është përtej meje, po të lidhësh fitoren e tij me mundësinë për të gjetur diçka për t’ju vërsulur Ramës, është përtej komikes. Trishtuese gjithashtu, jo aq për Ramën, që në fund të fundit është kryeministër dhe produkt pikërisht i atij vendi dhe ka marrë përsipër riskun dhe durimin e budallallëkut qysh kur ka hyrë në politikë. Eshtë e trishtë sepse ata që shkruajnë dhe krijojnë, që supozohet të jenë hapa para shoqërisë, cilado qoftë forma dhe përmbajtja e kësaj të fundit, ngrejnë si kauza gjëra të pakuptimta, fare të parëndësishme. E mirëkuptoj dëshirën për t’u ndjerë globalë, pjesë e të madhes, e trendit, e gjësë së momentit. Po duke rrotulluar edhe Trump-in rreth Ramës, nuk kalon dot as urën e Lanës.
Brravo moj nuse me mend ne koke
motra
nuk na tha si fillim se sa kohe ndenje ne banje para zgjedhjeve se kjo eshte shume e rendesishme per ata qe te lexojne.
duke dashur te besh paralelizma midis fitores se trump ne amerike me karagjozllekun qe quhen zgjedhje ne shqiperi, e vendos veten me deshire te karagjozet.
bile po ti krahasosh zgjedhjet e fundit ne diber ku dolen me shume came se dibrane me zgjedhjet e amerikes qe ti rastesisht si shume refugjate dhe zezake je perfshire behesh edhe me shume qesharake.
pa dashje ke bere nje gabim provincialeje e njeriu posesiv e deri diku te rezikshem .ne nje shtet te lire ne nje vend te lire teorikisht vota e djalit tend nuk eshte se te shtohet automatikisht ty, eshte gabim i nje fshatari te zbritur ne qytet, ose njelloj me ata burat me mustaqe ne lekbibaj qe votojne vete edhe per nuset edhe per niperit.
amerika motra te jep mundesine per te menduar per tu zhviulluar per tu pasuruar.
vetem se trurin ,duhet vete ta kesh me vete!!!!!!
I madh
T’lumt o Adi,po bukur jake thënë.
Duhet te mesosh te vesh presjet aty ku duhet qe te behesh i besueshem ne kritiken qe ben
Shkarrashkrimeve te tilla i’u hedh nje veshtrim diagonal.Per nivelin e dobet dhe patetizmin qesharak(sidomos per kete te fundit),kuptohet.
Ajo qe eshte e rendesishme te thuhet,ka te beje me nje fakt,qe besoj qe e kane vene re te gjithe: si kurre me pare,ne vijen e pare te mbrojtjes se Rames,kane dale femrat e haremit te tij politik,mediatik (dhe jo vetem).
Por,pse behet kjo?!
Presidenti amerikan,Donald Trump,eshte sulmuar nga media te ndryshme,sidomos per misogjinin e tij,per seksizmin e tij.
Eshte kjo arsyeja,se pse Rama nxit femrat e haremit te tij politik,mediatik (dhe jo vetem),per te sulmuar Presidentin amerikan.
Por,kjo ka anen e vet ironike.Shume ironike.Ashtu sic ndodh perhere me Ramen.
Edhe sikur te jene te verteta te gjithe ato qe thuhen per misogjinin e Trump,qe padyshim jane tejet te ekzagjeruara nga shtypi,Edi Rama eshte njeqindhere,njemijehere me misogjenist se Trump.
Une kete jua provoj me fakte.Eshte fare e lehte.Ato (faktet) jane sheshit.E megjithate,si fillim,po ju jap vetem nje fakt: e keni ketu tek Tema.Ne arkivat e Tema.E ka sjelle ketu analisti yne ,i nderuari zoti Baze.
Megjithe akuzat qe i jane bere Trump ne kete drejtim,sic e thame tejet te ekzagjeruara,nuk ka asnje te tille per ndonje rast dhune te tij ndaj femrave.Ketu, po marr parasysh rastin ekstrem.
Krejt e kunderta me Edi Ramen,kete kampion te feminizmit(!).Edi Rama eshte ,mbase, vetmi Kryeminister ne bote,qe ka histori te tmerrshme dhunimi ndaj femrave.Ne Europe,posepo.Edhe ne Ballkan.Edhe ne Shqiperine tone ,nuk ka ndonje rast qe nje politikan,i cdo krahu dhe sado i perfolur te kete qene ai politikisht(perfshi madje edhe ato te kohes se diktatures),te kete rekorde te tilla dhune ndaj femrave sic ka Edi Rama.
Njeren e ka turperuar publikisht me akuzen me te rende dhe perverse qe mund t’i behet nje femre,duke e shkaterruar ate psikologjikisht.Nje tjeter e ka turperuar duke e rrahur publikisht,ne mes te sheshit,ne sy te dhjetera njerezve.Keto jane raste te ish-grave te tij.
Por,ka pafund dhune verbale,psikologjike,madje edhe fizike,ndaj femrave te tjera.I ka share publikisht.I ka quajtur kuurva,sic eshte rasti i kapur me ze dhe figure nga kamerat,ndaj nje gazetareje.Pa permendur gjithe ate rrugaceri te tij ndaj vartesve kur ishte ne krye te bashkise se Tiranes.
Shan cdo te enjte me fjalor rrugaceror deputetet zonja ne Parlament.Ne sallen e Parlamentit.Para kamerave.Duke qene i vetedijshem qe e ndjekin me mijera e mijera shqiptare.Ben aludime pornografike te peshtira ndaj tyre,qe vetem nje pervers i ndyre si ai mund imagjinoje dhe ti beje.
Pa folur pastaj per talljet me grate e njerezve te thjeshte,qe i ben ne takimet “me popullin”.I fyen burrat,dhe ua fyen edhe grate,pa ia ndjere sesa te poshteruar mund te ndjehen ata…
Natyrisht,ska si te ndodhe ndryshe me nje edepsez qe i thote t’et se i ka bere gruan!
Te gjithe keto bema te Rames ndaj gjinise femerore,dhe shume te tjera qe s’po i permendim,i dine shume mire keto femra qe po i dalin zot Rames keto dite.I dine,por nuk u ben pershtypje.
AShtu sic nuk u ben pershtypje deputeteve femra socialiste ne Parlament,per disa kolege te tyre burra qe jane faktuar si trafikante prostitucioni,qe domethene :praktikisht perdhunues (tutoret e prostitucionit i perdhunojne sistematikisht viktimat e tyre,per t’i mbajtur nen kontroll;kriminalistika e thote kete).
E jo vetem qe nuk u ben pershtypje,por i mbrojne me zjarr.Ashtu sic mbrojten perdhunuesin ne grup,Roshin e Kavajes;ku ne tubimin mbeshtetes ndaj tij,shume ishin gra socialiste…!!!
Eshte e njejta psikologji,pra.
I njejti perversitet.
Me perversitetin e vet,Rama ka infektuar edhe shume femra qe e mbeshtesin.Duke i bere,disa syresh,edhe me perverse sec eshte ai vete.
Sepse,as me thoni,a ka perversitet me te madh,sesa adhurimi i femres ndaj neperkembesit te dinjitetit te saj,ndaj poshteruesit te saj,ndaj dhunuesit te saj??!!
Nese dyshoni ne keto qe sapo thashe,ju sugjeroj te degjoni e lexoni me vemendje keto “engjuj mbrojtes”,ne tv-ra dhe shkrime,e jam mese i bindur se do me jepni te drejte.
Bile,ja ku e keni nje te tille,ketu siper.
Te jetosh ne USA, nuk te ben domosdoshmerisht te mençur …
Faktet, sic eshte edhe ky rast, kane treguar te kunderten…
MENDJE SHKURTER E LESH GJATE !
Meqe nuk na tregove nga shkruan e ku ke votuar, ja te ta them une qe te kujtohesh kur te pordheshkruash here te tjera.
Ne Chevy Chase, Maryland, nr. 22 cap – 20815 usa
Dhe per te qene pak me i plote : tel 202-686-xxxx dhe @mail [email protected]. Qenke edhe e martuar, paske edhe femije dhe votokerke per demokratet. Se kush te paguan 75 mije dollare ne vit ne LIONGATE, nuk na e the, po si perkthyese nuk paske shoqe ne kete toke. Shpresoj qe te mos paguhesh edhe ti nga parate e shqiptareve, nga doreshpuari Edi Kristaq Vares Poetesh Rama. Apo mbase te paguajne CIA e FBI, per te spiunuar shqiptaret.
Paske mender me thene mjaft vite ne amerike, por per jeten, voten, psikologjine e amerikaneve akoma ke ngelur tek shkopi i thanes moj tyrylyçke nga Babruja.
E gjithe strategjia Berishiane eshte ta beje Ramen dhe Shqiperine armike me fqinjet, Europen dhe Ameriken. Eshte direktiva e UDB-se dhe sherbimeve sekrete greke. Nuk ka asgje per tu cuditur. Basha e Berisha i mblodhen te gjithe kanakaret e tyre dhe ju dhane objektivat se cfare duhet te bejne. Eshte e paprecedente qe nje kryetar partie te mbledhe gazetaret e partise qe jane sponsorizuar me para te politikes. Pra shtypin jo te lire qe te shpife e sulmoje Ramen dhe qeverine me cte mundet. Eshte nje strategji e njohur ne politike. Genje ose detyroje kundershtarin edhe te pergjigjet per genjeshtrat sepse dicka do te ngelet. Por Rama dhe qeveria e tij ja u kane thyer turinjte te gjithe ketyre genjeshtareve. KE provoj para te gjithe shqiptareve qe te gjitha genjeshtrat e ngritura nga SHQUP dhe zagaret e tyre te shtypit jane te kunderta me ato qe thuhen. Pra eshte e qarte qe keta te gjithe mendojne si provinciale qe do ta armiqesojne Ramen me Presidentin amerikan. Keta kaqola nuk e dine qe politika e Amerikes eshte e pandryshuar kur vjen per interesat e saj. Nuk ka rendesi se kush e drejton Shqiperine socialist apo kushdo qofte. E rendesishme eshte qe Shqiperia qendron pale me aleancen atllantike dhe jo me Rusine apo me Kinen. Kaq duhet qe marredheniet me Shqiperine te jene te shkelqyera. Nuk ka President ne bote qe ndryshon politiken e establishmentit amerikan. Pike. Te vjen per te qeshur tek lexon shkrimet e lapangjozeve te PD-se per deklaratat e Rames. Beri Rama gabim!? Po, beri gabim qe u shpreh hapur. Do kish bere mire te mos shprehej. Por prape nuk prish asnje pune, sepse u deklarua per nje kandidat dhe jo President. Kryeministri i Kanadase kur u pyet se cfare mendon u tha gazetareve qe ‘Populli amerikan ka zgjuaresi te mjaftueshme qe te zgjedhe kandidatin me te mire’. Pike. Ne te ardhmen, jo deklarata te pamenduara. Ne Amerike cdo 8 vjet ndryshohet partia. Per ata qe se kane kuptuar nuk kane keshilltaret e duhur. Duhen keshilltare te mecur ne politike. Sidomos keshlltare qe vijne nga Amerika, shqiptare qe jetojne aty.
Jo moj moza jo. Mos e zbut situaten. Rama doli ne CNN dhe beri deklaraten me te forte qe ka bere ndonje lider ne live TV per Trumpin. Gati sa nuk e quajti idiot Trumpin. Te besh nje karagjozllek te tille eshte e prapranueshme. Si dhe sa e njihte Rama Trumpin per te dhene ate gjykim? Me cfare tagri e beri dhe ne emer te kujt? U tregua driteshkurter dhe diletant. U perpoq si nje uriah heep ti beje qejfin Klintonit ne vend qe te shihte interesin e Shqiperise. Tani le ti mbaje kritikat dhe talljet sepse i meriton. Nese ty nuk te duket absurde ajo deklarate e Rames je ose hipokrite ose e lene nga mendja. Ketu nuk eshte ne rrezik integriteti personal i Rames por interesat e gjithe shqiptareve.
Perse jeni kaq te trashe ju shpellaret e PD-se? U jeni versulur Rames, sepse vetem ai ua perplas ne fytyre injorancen qe keni. Kete “trimeri” qe tregoni kunder Rames, perse nuk e tregoni edhe ndaj Papes, Merkelit, Obames, Robert DeNiros(qe deshironte qe ta godiste ne fytyre Trumpin) e shume te tjere qe u ze vend fjala?
Shkoni e hani pershesh tek SHQUP-i, sepse mire ua ka gjetur Rama epitetin… Persheshngrenes te SHQUP-it!
Po qenke me te vertete qafir! po kjo eshte logjika e forte e tij sepse nuk e ka ofenduar me shume se e ofendoi Clinton ne fushate dhe po ate dite e uroi per fitoren. Po kaq gedhenj ngelet o te varfer per mendjen qe keni. Shyqyr qe keni nje cop kompjuter dhe dillni e shkruani ç’u vjen permbare. Edi Rama flet qarte kudo dhe thote mendimin e tij te paster e kurajoz. Lexo sot çfare ka thene ish kryeministri Belgjikes, sot ne organizmat e BE-se dhe presidenti i Be-se. Ngelet trungje si Saliu.
Nuk ia vlen te humbasesh kohe me “argumentet” e “Qafireve…” SHQUP-iste !
S`ka burre nene , qe e bind Saline te thote se ka qene komunist dhe akoma me
teper , sekretar partie . Ai eshte derguar nga zoti , si njeri i zgjedhur , per te
“shpetuar” kete mjeran popull , edhe pse eshte analfabet ne politike .
OUUUU ,dhe ti mendon se presidenti i Amerikes do merret me deklaraten e Rames dhe do veri ne rrezik interesat e gjithe shqiptareve??/. Te nesermen e zgjedhjeve ne Amerik ambasadori LU tha qe szgje nuk ndryshon ne politiken dhe qendrimin ndaj Shqiperise,,,,apo kete nuk e lexove. Po te kishte fituar Hillari cfare do shkruanit?????
Trampmerika
Amerike o ylli o drite
Si erdhe ne kete dite
Ne 300 milion banor
Kape vet Trampin me Dore
Sot e shume Vite me pare
Ne te mbanim per fanar
Vate Zgjodhe nje gomar
Mos pyet per zone te pare
Po si te genjeu moj Hene
Po si te vuri nder kembe
Te mashtroi me marifet!
Apo ti e doje vet?
Kishte kohe qe te ngacmonte
Dore e kembe te kerkonte
Rezistove moj lumadhe
Hidhu dridhu si sorkadhe
Kishte eksperience kodoshi
Ishte rrace prej kaposhi
Nuk te mbajti shpirti me
Shkove ju shtrive nen te
Eh Tani duro moj trime
Ska me vend per ligjerime
Na fal ste ndihmuam dot
U munduam por me kot
Tani bej vehtes hall
S’eshte persheshi me dhall
E more kot me shaka
Eshte Trump si emerin ka
Ka nderruar shume gra
Po tani qe ty te ka
Vertet duket si plak
Ka mundesi te ndezi flak
Kete rruge e kishe marre
Ketu e vite me pare
E nise me Bush e djale
Clinton e gruan ne ball
Po ku veje moj lanete
Si kishe mend me vehte
Nuk paska gjith ai vend
Njerez me true e mend?
Gjith ai fanar e drite
Qe te shikonim perdite
Re ne Dore te xhebrahilit
Dukes si flake e kandilit
Qe ju qase kesaj dite
Ha puna thelle moj mike
Politika te vere mend
I ka bere njerzit si qente
E di qe trembemi kot
Nje njeri nuk ben gje dot
Shije te keqe na dha
Si fitoi nje maskra??
Te lumte dora dhe mendja
Moter Mimoze! Tu befshin kurban “gazetaret” “analistet” e capaculet tane “burra” qe mendjen (trute) i kane mbi floke e ata qe nuk kane floke e kane ne prapanice. Shkrimi i Juaj eshte i hatashem plot llogjike e plotesisht i sinqerte. Ju respektoj !
mendoj se arsyeton gabim kur shprehesh qe te qenurit grua konfiroi qe eshte akoma e veshtire qe te arrije ne karrigen e larte te shtetit. Perkundrazi, qenia grua eshte faktor pozitiv ne kete rast. Por ishin te tjera argumenta ato qe e rrezuan Hillarin. Perderia amerikanet arriten te preferojne Trampin me shume pikepyetje, imagjino sesa te Pa Deshiruar ishin bere Klintonet burre e grua per amerikanet.
Gjithmone kenaqesi te lexosh Mozen. Iken njerezit e ketij vendi se i perzune i Cmenduri i Vicidolit me shok, prandaj sot e kemi te mbushur vendin me hale si Qim Peka me shok shume.
Trapi fitoi por kjo fitore ne krye te presidences amerkiane nuk eshte se e ben ate me te mire,vete amerikanet e shajne cdo dite,trecereku lidereve neper bote e kane kritikuar per qendrimet e tij prej adoleshenti,shpresoj qe presidenca ta pjeke dhe ndoshta do beje per vete popullin e tij,por nese vazhdon ta qeverise ameriken duke u bazuar ne premtimet qe beri gjate fushates,jo Rama qe ja ka thene mire te gjitha,por mendimi im eshte se ai njeri nuk do ta coje deri ne fund rolin presidencial,Rama thjesht tregon se nuk i lepihet askujt edhe kur behet fjala per nje koktul si Trapi qimekuq,sic bene qurravitesit e opozites,ne nje kohe qe kane mbushur xhepat e Podestes mbeshtetesve kryesore te Hillary Clinton,dhe ju qurraviten kesaj te fundit kur erdhi ne Tirane dhe foli ne parlamentin shqiptar,te pakten nga kjo ane Rama eshte shume dinjitoz dhe i drejteperdrejte…
Shume sakte. Kjo eshte nje intelektuale e zonja, me integritet dhe qe e don Atdheun e vet. Shkrimet e saja kane qene gjithnje brilante.
Ah te kishim disa Mimoza te tjera ketu ne Shqiperi.
Shume njerezore, e drejtperdrejte, pa dorashka dhe nga sa kujtoj shkrimet e saj te hereshme kjo nuk i a kursen kritikat askujt.
Zonje e nderuar. Kemi nevoje te te lexojme me shpesh, mos humb. Ke disa kohe qe nuk ke shkruar.
Suksese atje ku je.
C’hyn Rama ne kete histori? Hyn, hyn, hyn, mendohu mire se hyn!
Leksioni I pare, fitorja e Trump eshte nje leksion I mire jo per politikanet e USA por per gjithe politikanet e botes. Shkeputja nga qytetaret/taksapaguesit shperblehet me vote kundra. Mesojeni mire.
Leksioni dyte, eshte qe USA eshte vend demokratik me te mirat dhe te metat qe ka. Fituesi edhe pse nuk pelqehet dhe perkrahet nga mese 90% e medias, politikaneve te kar-ieres, gjyqesori, etc., perseri respektohet si fitues.
Ajo grua fitoi voten popullore. Njerezit ne Ameriken e veriut filluan te jene te papune dhe po viajne plolitiken e bushit …
Shtetet qe bene ndryshimin ishin Florida, Pennsylvania, Ohio, Michigan, North Carolina dhe Wisconsin. Keto nuk jane shtete te vogla, madje pas California, New York dhe Texas keto jane shtetet me peshe me te madhe elektorale. Keshtu qe nuk e kuptoj se pse po ankohet kjo zonja. Sistemi elektoral Amerikan siguron qe presidenti te mos zgjidhet vetem nga votat e nje apo dy rajoneve, te duhen te pakten 3 rajone te ndryshme per te fituar. Dhe Clinton fitoi vetem Verilindjen dhe Perendimin, por humbi Jugun, Midwestin dhe shumicen e shteteve qendrore. Ne Amerike dihet qe Midwesti eshte ai qe vendos, per faktin se jane shtete te medha industriale qe masin edhe pulsin e ekonomise. Kur te thote Pennsylvania, Ohio, Michigan dhe Wisconsin qe ke nje problem me ekonomine, do ja degjosh zerin si Ceco sepse kane gjithsej 64 pike eletorale, dhe zakonisht votojne njesoj sepse edhe sistemet ekonomike i kane zakonisht te perngjashme. Eshte njesoj sikur te mbahen zgjedhje ne Europe dhe te pretendosh fitoren ne qofte se nje vend i madh industrial si Gjermania te voton kundra.
Nje shkrim, sepse analiz s`mund ta quaj. njesoj si bisedat tek Kafja e lagjes..
Hidh njeri e prit tjetri…Asgje nuk na the moj Mimoz,,..Nuk do te thote qe meqe jeton ne Amerik e kupton me mir Demokracin se te tjeret qe nuk jetojn aty.
Po perdor fjalet e tua , kur flet per opinionberesit ( fjala jote, nuk e kisha degjuar ndonjeher ne kte form ) qe nuk dalin dot nga ky qerthull , shumica mbeten mendje ngusht , njesoj si hapesira qe i prodhon.
Dhe ti je nje e till o Mimoz , mendje ngusht e driteshkurter …Nuk del dhe ti dot nga klisheja se ciles i takon.
Bomba …
Kur lexova komentin tend mu duk sikur shpertheu vertet nje bombe me shume zhurme,
po kjo bombe degjohej se vinte nga prapa trupit andej nga quhet ” bythe ”
Imitoni trapin Berishe ,ai ne te folur dhe ju ne te shkruar dhe sa here lexoje
“bombat ” qe leshoni ne forume me duket sikur degjoje debilin Sali ne Parlament.
Quan Ramen bolshevik qe nuk ka qene kurr kamanist si kamanisti Sali,bile Sekretar Partie,
si nje Enver i vogel ne Spitalin e Tiranes.
Quan bolshevik Bushatin , Xhaçken ,Veliaj, Nikollen , Beqaj,Kodhelin , Ahmetaj ,
Kumbaron ,Klosin, Gjermenin , Tahirin ,Gjiknurin etj. qe kur ka qene debili Sali
Sekretar Partie i Spitalit te Tiranes ,keta nuk kishin lindur akoma.
Dhe “bomben” me te madhe e leshove kur i thua se Mimozen do ta nxjerrin me shqelma
si bolshevike .E pse te kane lene trute si Saliu dhety, se po qe se Amerika i nxjerre
me shqelma bolsheviket ,pse nuk e nxorri debilin Sali kur shkoi ne Amerike ?
Bomba , me mire hidhni ndonje pordhe qe te degjohet si bombe se ka me shume vlere nga
komentet qe beni.
Perpara se te votoje ne Amerike duhej te mesoje Historine e Amerikes te cilet juve ju mungon shum.Po te jetosh dhe votosh dhe te dish Historine e Amerikes pse Amerika u be Amerike qe nje Amerikan ka nje jete te mire nuk ka si te merresh me Berishen dhe te bashkohesh apo te mbeshtesesh Aleancen e Qelbesirava ,mbeturinat e Bllokut dhe Spermen Enveriste qe eshte sot ne pushtet.Je nje Bolshevike dhe besoj se ke Spekulluar ne Amerike sepse ata Shteti Amerikan nuk I pranon apo I nxjerr me shqelma Bolsheviket si puna e juaj.Ku ka njeri ne bote qe te jetoj ne Amerike,punoj ne Amerike qe te mbeshtesi mbeturinat komuniste shqiptare? besoj se emri I juaj do ti dergohet Emigracionit Amerikan per rishikim rikthimi per propagandes tuaj ne favor te Komunizmit.Qeveria shqiptare e sotme eshte pjelle e Spermes Enveriste te Bllokut famekeq antishqiptar dhe ju duhet te largoheni nga Amerika sepse Amerika e ka denuar Spermen Enveriste gjithmone
hahahaha kujtoja se nuk kish gje me te trashe nga gomari deri sa lexova ty, qe te marrte bomba bashke me saliun&co.
Ik or idiot, amerika denon me fakte jo me opinion orrrrrrr shurrrrak.
Na tregon dhe zyren e emigracionit o i veremosur.
Amerika ka alergji nga dam si puna jote.
Ajde te heqim Ramen dhe te biem ne pushtet gaddafin, komunistin revolucionar vicidolas.
Perse!?? Ndaloni komentet o gazeteriska te emeruar nga sala, ne tiranin nga hajdut deputet e minister nga veterina e tekenik qymyri emerohesh gazetar, nga kapter emerohesh president… te gjithe hajdute dhe rrugacet se bashku me salen e Ilir Koke palarin e skraparit vendin e kini ne burg.
Po te ishte qe nuk ka vlere akuzat kunder rames atehere perse lodheni kaq shume duke shkruar si kaste te tere se bashku?
O Moza; po ty të të dëgjojmë ne apo Sali Shpellarin, Blushin e Lul-ushin që kërkojnë dorëheqjen e EDI RAMËS se ka kritikuar pikëpamjet e Trumpit në fushatë? Po ne kemi mender gazetar dhe një Çim Peka (ose siç quhet ndryshe Çim Pordha e Zenit), sipas të cilit duhet të japin dorëheqje jo vetëm Edi Rama por edhe Ambasadori Donald Lu, edhe Kancelarja Merkel, edhe Presidenti i Franës, edhe kryeministrat e Britanisë e të Italisë, edhe tërë udhëheqësat e Botës që kanë qenë kundër Trumpit. Vetëm Putini dhe Saliu i Viçidolit duhet të qendrojnë.
Mos u shtrengo shume ti motra Dervishi, se do na pesosh ndonje gje, dhe nuk do lexojme me shkrimet e tua te “mrekullueshme”. Sa per voten tende mire ke bere qe ja dhe Hillarius-it, por c’e do, Amerikanet nuk kishin te njejten mendje brilante si ty. Nuk te kane kuptuar me sa duket ne shkrimet e tua. God Bless to you.
Popullit, jam dakort se si i pergjigje ksaj lule Mimoze, kjo jetoka ne SHBA dhe akoma e ka mendjen tek Rama, mos ndoshta pret ndonje thele nga Rama sepse aty ku jetoka nuk po ja dilka te mbijetoje….. me kete shkrim qe ka bo eshte treguar shume naive…….
PSE UNE VOTOVA TRUMP!
Votova per TRUMP, ne nje shtet qe tradicionalisht kishte votuar per Demokratet, pa kerkuar te njihte se kush ishin premtimet e kandidatit, por qe kesaj rradhe vendosi t’i thoshte MJAFT abuzimit, korrupsionit, dhe perversitetit te Hillarit, qe u pasurua duke perdorur emrin dhe leket e taxapaguesve.
Ne keto 20 muaj fushate, e gjithe bota e korruptuar u hodh kunder TRUMP. Fushata e tyre e kthyer ne bumerang, terhoqi vemendjen e asaj pjese te amerikaneve qe i kishin humbur shpresat per nje te ardhme te sigurte ne USA. Njerezit e thjeshte filluan te ndjeheshin te poshteruar nga menyra abuzuese e trajtimit te TRUMP ne krahasim me Hillary. Dukej sikur fushata kunder TRUMP, me arrogancen e saj po i trajtonte amerikanet e thjeshte, si qytetar te klases se ulet, qe mund te manipuloheshin fare lehte. Per kete vota ime dhe e 56 milion amerikaneve qe votuan TRUMP, mund te konsiderohet si nje shuplake kunder sistemit të korruptuar politik, pjese e te ciles ishte edhe Hillary.
Ne fakt, sistemi politik ne Amerike ka kohe qe po punon kunder popullit amerikan. Nuk ka dallim mes republikanëve dhe demokratëve; ata janë vetëm mjete për të ndarë dhe perdorur popullin ne dobi te korporatave. Per kete arsye, një votë për Trump është hapi i parë në thyerjen e sistemit dy-partiak. Nderkohe, presidenca është kthyer ne nje kukull te korporatave dhe donatoreve te kandidatit te zgjedhur. Kurse Trump nuk eshte pjese e ketij korrupsioni.
Trump është zëri i amerikanëve qe duan te punojne dhe te shohin perfitimet nga puna e tyre. Me voten e tyre, ata treguan se nuk pranojne me te luhet ne emrin e tyre, per te pasuruar kompanite e medha, politikanet, dhe per me teper nuk pranojne te luhet ne emer te USA per interesat e disa njerezve te semure, qe deshirojne te sundojne boten. Amerikanet jane te deshperuar per te zgjedhur nje njeri te forte qe t’i tregoje vendin politikaneve te korruptuar te Washingtonit dhe te kete guximin t’u thoje atyre “You’re Fired.”
Ne 2008 shumica e amerikaneve votuan per Obamen, duke shpresuar qe ai do te sillte ndryshimin e deshiruar. Megjithese nuk u be ndonje ndryshim ne 4 vitet e para, Obames iu dha edhe njehere shanci ne 2012 qe te plotesonte premtimet e dhena ne fushaten elektorale. Por shpresat per ndryshim u shuan dalengadale, kur te gjithe e kuptuan qe Obama i kishte duart te lidhura nga donatori i tij i fuqishem Arabia Saudite (nje nga donatoret kryesore edhe te Hillarit).
Administrata e Obames u mundua t’i genjente njerezit me luge boshe, duke publikuar shifra qe mbeshteteshin ne studime perfaqesore, vetem per te krijuar idene se vendi po levize ne rrugen e duhur. Ne te kundert, njerezit e punes po shikonin qe cdo dite e me shume po binin ne preherin e varferise. Nderkohe qe Wall Street, bankat, dhe madje edhe emigrantët e paligjshëm po prosperonin më shumë se qytetari i mesem amerikan.
TRUMP ishte karta e njerezve te zhgenjyer dhe abuzuar nga te 2 partite e medha. Dhe kryesorja, nuk ka aderuar ne asnje nga partite. Si i tille ai perfaqeson nje njeri te moderuar dhe indipendent. Dhe sipas nje logjike te thjeshte, presidenti duhet te perfaqesoje te gjithe popullin, jo vetem 50% te vendit, gje qe nuk eshte e mundur me dikë që është i majtë apo i djathtë. Vetem nje indipendet mund të jetë president i të gjithëve. Ai mund të bëjë kompromis midis dy partive, pa qene i ndikuar nga perkatesia politike.
Une vendosa te votoje per TRUMP, pasi degjova shpjegimin se perse ai dëshironte të kandidonte për president. Sipas visionit te tij, ai deshironte ta bente Ameriken perseri te forte. Ju me te drejte mund te thoni qe kjo eshte nje genjeshter, por le te shikojme faktet: Te qenit president nuk është me shumë fitimprurës per TRUMP, në krahasim me pozicionin e tij aktual. Trump do te humbasi, gjate kohes qe do te qendroje ne presidenci, $400 milionë në vit (fitimet vjetore nese do te vazhdonte te merrej me biznesin e tij).
Deklarata e fundit e tij, per te hequr dore edhe nga paga e presidentit tregon se ai me të vërtetë dëshiron të ndihmojë. Sigurisht, qe me kete position jane te lidhura edhe interesat e tij. Por, interesat e tij jane te lidhura ngushte edhe me interesin e Amerikes. Nese ekonomia do te vazhdoje te falimentoje, po keshtu do te ndodhi edhe me vleren e pronave te tij.
Nëse eshte dikush i interesuar ne ngritjen ekonomike te nje vendi, patjeter qe do të jete ai individual, rroga e të cilit është e lidhur direkt me vlerën e vendit ku jeton.
Nderkohe qe politikanet ne Washington vetem flasin dhe veprojne sipas pagesave te lobeve te fuqishme, TRUMP drejton një business ku ka punesuar 20 mije punonjes, vlera e te cilit kap miliarda.Dhe kjo kërkon lidership. Te organizosh dhe te drejtosh nje biznes te tille, do te thote te kesh vizion, dhe te njohesh menyren dhe rruget e arritjes se suksesit.
Se fundi, une mund te them qe Trump, është shpresa dhe ndryshimi që Obama premtoi, por nuk mundi t’a japë.
O mimoza, te lutem , ktheji pergjigje Klara Dukes . Klara, mendoj qe Ju jeni nje person qe po beni karriere ne punen tuaj aty ku po jetoni e ku po punoni.
Moj shoqja moza qe na thua me mburje se voton per here te dyte ne anerike dhe ne nje atmosfere ” festive ” ?
PO SIKUR PARA ZGJEDHJEVE TONA NE SHQIPERI NE VITIN 2017, PO E THEKSOJ, PARA ZGJEDHJEVE TONA, PRESIDENTI TRAMP ME ANE TE NJE INTERVISTE TE NA DREJTOHEJ NE SHQIPTAREVE FUKE NA SUGJERUAR mos e votoni PS dhe mos e votoni Ramen kryeminister, SI DO TE NDJEHESHE TI E ZGJUARA E BOTES?
Askush nuk e parashikoi presidentin e ardhshem te Amerikes..Exit pullat jane te pa mundura,votimi eshte ne extrem i lire,ne extrem dhe i manipulushem..Njerzit votuan para dites se zgjedhjev,shume me pare ju vinte letra me kandidatet,mund te votonin si familje ,bile si lagje apo farefis.Mund te votoje ne kompjuter,mund tju beje thirrje shokeve ne F>B ,Mund ti tregoje kujdo se per ke do votoje ose nuk do votoje fare,mund te tregoje komisionit te votimit se per ke votove,mund te shaje dhe te lavderoje haptas dhe ku te doje ne shtepi,ne pune,ne klube ne sheshe…Pra eshte nje votim extrem i lire.Kjo vjen edhe nga fakti qe partia dhe pushteti qe do qeverise nuk ka asnje influence me perkatesine tende partiake,asnje influence me voten qe ti jep.Partite ne Amerike nuk kane force as per te punesuar nje roje objekti…Influenca e ndrimit te pushtetit tek forca punetore eshte pothuaj ne nivelin Zero…por mendoj se nje votim kaq liberal,ndofta koha do ta ndryshoj.Mund te zgjidhet edhe nje i pa afte,edhe nje lufte nxites,edhe nje gangstere,mjafton qe te loz mire ne fushen e betejes elektorale!
JU dervishi,po tregoni,se nuk jeni shkeputur nga e kaluara komuniste dhe analiza juaj duhej te ishte me diskrete meqe ke votuarmsepse amerika ka nevoje per nje burre shteti si bush,klinton dhe tramp,por jo per presidentin me te dobet te amerikes z.obama dhe aq me pak clintoneshen e cila ishte me e dobet se obama,shikoje gjendjen ne lindjen e afert qe eshte pasoje e politikave te tyre,prandaj thellohu qe kur te votosh ne amerike te mendosh si amerikane dhe jo si fshatare apo provinciale.
Donaldi fitoi,i vetem kunder mediave jo te amerikes por te gjithe botes,fitoi i vetem kundet demokrateve,i vetem kunder republikaneve,i vetem ne fushat,fitoi se foli drejtperdrejt aty ku eshte me e prekshmja.mbeshtetesit e trampit nuk bene kure antimitingje shikojini keta te hilarit para dhe mbrapa fushate,vetem shkaterim.porjuve ja u kan shplare trurin ne shqipri me propagand .e cfare tha trampi nje te vertete,kur je i pasur femrat te ngjten vete.ky eshte realiteti
te majtit e fillojne me marrina, “Hillary Clinton ka fitue masivisht” thote zoja, ne nji kohe qe ajo pesoi nji humbje spektakolare, nji humbje te mertiueme per skandalet qe ka ba, per korrupsionin qe ka fillue edhe perkrahe……mandej me vazhdue me marrinat, jo grue, jo burre atehere nuk ka ma vlere me i kthye nji inteletuali pergjigje per ma teper kur kjo vete asht femen….por sic duket simpatine qe kane femnat e egersueme per njena tjetren nuk mundena me e ndale….nuk mundena me ndale as Mozen e as Jozin per me adhurue femna te tilla